Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

HIQNI DUART NGA E DREJTA E GREVËS!

"Ligji që godet të drejtën e grevës nuk do të kalojë. Edhe nëse votohet në parlament, punëtorët do ta thyejnë atë në praktik". Këtë mesazh të qartë dërguan punëtorët që iu përgjigjën menjëherë thirrjes së Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME) - të organizatave sindikaliste klasore, duke marrë pjesë në protesta, që u bën më 5 Dhjetor 2017 në Athinë dhe në shumë qytete të tjera në të gjithë Greqinë.

Në mbrëmjen e 4 Dhjetorit, qeveria e SYRIZA-ANEL u përpoq që ta aprovonte si «në mjegull» dhe si hajdute heqjen e të drejtës për grevë. Plani që ajo kishte në fillim nuk i "doli", dhe si përfundim e tërhoqi këtë ligj pak para mesnatës të së njëjtës ditë, pas reagimit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të organizatave sindikaliste të cilat menjëherë denoncuan djallëzitë e qeverisë dhe përcaktuan demonstrata për dje (5/11), në orën që parashikohej të diskutohej dhe të votohej ky ligj në parlamentin grek. Në çdo rast, qeveria, e cila bën punën e pistë për llogari të kapitalit, e ruan të paprekur planin e saj antipunëtor dhe deklaroj se do ta sjelli këtë ligj në të ardhmen në një projekt-ligj tjetër.

Me këtë ligj, qeveria vendos si parakusht për shpallje greve që vendimi të mbështetet nga 50% + 1 e punonjësve në asamblenë e punëtorëve dhe të votojnë po kaq. Dhe kjo, siç denoncoj Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) nga hapi i parlamentit, në kushtet që arbitrariteti i punëdhënësve, terrorizmi, shantazhet për përjashtime nga puna, i detyrojnë punëtorët, të cilët, thjesht për tu informuar ose për të biseduar së bashku kolektivisht, akoma dhe për të bërë një mbledhje të thjeshtë ose një aktivitet, apo grevë, të sillen në një mënyrë krejt konspirative, sikur janë në një gjendje të thellë ilegale.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) vuri në dukje ndër të tjera: "Ju jeni një qeveri e pamëshirshme, që nuk keni asnjë hezitim, për t'i shërbyer interesave të kapitalit. Kuadrot tuaj arrijnë gjer aty sa thonë se gjoja me këto ligje forcojnë demokracinë në sindikata! Keni thyer çdo rekord! Lidhja e Industrialistëve Grekë me siguri se ka zënë të qajë nga emocionet në këto momente. Një shërbëtor të tillë as në ëndrrat më imagjinare të tyre nuk e shikonin! Kjo është arsyeja pse ju merrni plot dekorata, siç thashë më parë, nga "partnerët" tuaj në BE."

Dh. Kucuba, paralajmëroi qeverinë antipopullore se "jeni në iluzion të thellë nëse mendoni se kjo monster do të zbatohet në praktikë. Vetë punonjësit do ta anulojnë me organizimin dhe luftën e tyre. Ashtu si punëtorët do të anulojnë dhe çdo përpjekje që pengon luftën e tyre, në përparimin shoqëror, dhe një ditë ata do ti dërgojnë përfaqësuesit politikë të këtij sistemi të kalbur dhe shfrytëzues në pa kthim".

 

 

Hands off the right of strike!

 

Qeveria u përball me punëtorët duke përdorur Forcat e Policisë Speciale (MAT) dhe lëndë kimike

Përgjigje të menjëhershme, militante kundër planeve antipunëtore të qeverisë , BE-së dhe kapital për të shkulur të drejtën e grevës, dhanë punonjësit që morën pjesë në demonstratat e Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME) në Athinë, më 5/12 në mesditë.

Protestuesit e PAME, pas protestës të organizuar marshuan drejt ministrisë së "Punësimit", e cila ishte e mbyllur, dhe e ruajtur mirë si të ishte fortesë, me dyert e hekurta të hyrjes mbyllur hermetikisht dhe me udhëheqjen e saj politike të zhdukur nga godina e ministrisë.

Punëtorët kundër kësaj sfide të re u përgjigjën duke hapur dyert e hekurta dhe duke hyrë në korridorin që çon në hyrjen e ministrisë, pavarësisht nga përpjekjet e Forcave të Policisë Speciale për t'i zmbrapsur ata. Nga ndërhyrja e policore u plagosën demonstrues, mes tyre edhe kryetari i Sindikatës së Punonjësve në Bashki në zonën e Atikës.

Punëtorët shkulën të gjitha germat në tabelën që shkruante "MINISTRIA E PUNËSIMIT" për të treguar kështu se ministria nuk është e punëtorëve, por punëdhënësve.

Protesta vazhdojë me marshim drejt Parlamentit me parullat: "E drejt e punëtorëve është greva, e fituam me gjak dhe sakrificë", "Përpara për sindikata të punëtore, dhe jo qeveritare dhe të pronarëve". Kur punëtorët arritën jashtë Parlamentit, ata shkruan me bojë të kuqe te hyrja e saj, parullën "Hiqni duart tuaja nga greva" dhe "dorëzuan" shkronjat që shkulën nga mbishkrimi i ministrisë më parë.

Pasojë marshim-proteste drejt Vilës së Kryeministrisë , ku qeveria i "mirëpriti" protestuesit duke vënë pengesa në rruge autobusët e policisë dhe duke hedhur lëndë kimikate kundër demonstruesve për konfirmuar kështu autoritarizmin e saj.

Protesta përfundoi me Niko Mavrokefalon, anëtar të Sekretariatit Ekzekutiv të Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME), duke folur në miting dhe duke thënë: "Ata morën një përgjigje të parë. Të mos guxojnë më të sjellin në mënyrë të befasishme ligje që godasin të drejtën grevës. Klasa punëtore do t'u përgjigjet me vendosmëri. Ne japim të gjitha forcat tona nga sot e çdo ditë brenda vendeve të punës dhe nëpër sektorë për të mos humbur kohë, me diskutime me të gjithë punëtorët, të përgatisim organizimin dhe intensifikimin e luftërave tona, të përgatisim suksesin e grevës më 14 Dhjetor".

Dhjetëra janë mesazhet e solidaritetit të sindikatave nga e gjithë bota që arrijnë në Frontin Militant Mbarpunëtor (PAME). Shpallje dënuese kundër planeve antipunëtore lëshojë edhe Federata Botërore e Sindikatave (WFTU)

 

06.12.2017