Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KKE - KNE

Hap proteste kundër persekutimit të papranueshëm antikomunist ndaj Partisë Komuniste të Polonisë

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), me protestën e tyre, më 29 shtator, në Kuadër të Mobilizimit Global të Solidaritetit me Partinë Komuniste të Polonisë, realizuan një hap proteste në ambasadën e Polonisë në Greqi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Organizatave Komuniste dhe Anti-Imperialiste që morën pjesë në Festivalin e 51-të të KNE – «Odigiti».

Me mobilizimin e tyre militant dhe me slogane, si «As në Poloni nuk na frikësojnë kërcënimet, larg duart nga komunistët» dhe «Solidaritet me luftën e popujve, jo persekutimeve të komunistëve», delegacioni denoncoi persekutimin e papranueshëm të Partisë Komuniste të Polonisë nga Gjykata Kushtetuese Polake, e cila më 1 tetor do të shqyrtojë një propozim për ndalimin e saj.

Një memorandum proteste i KKE u dorëzua nga Lefteris Nikolaou - Alavanos, Eurodeputet i KKE, tek zëvendësja e ngarkuar me punë në këtë Ambasadë, Ewa Pańczak. Më pas, eurodeputeti i KKE, duke iu drejtuar protestuesve që ishin mbledhur, vuri në dukje:

«Gjendemi sot këtu jashtë ambasadës së Polonisë në Athinë për të denoncuar para popullit grek, para rinisë, por edhe para të gjithë popujve të botës persekutimin e ri antikomunist që po ndodh kundër Partisë Komuniste të Polonisë. Sot, më 29 shtator, Partitë Komuniste dhe Punëtore në të gjithë botën, si dhe delegacionet e huaja që ishin në Festivalin e 51-të KNE – «Odigiti» në Athinë, gjendemi para ambasadës polake dhe denoncojmë gjyqin që do të mbahet më 1 tetor në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë me qëllim nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Komuniste. Është një gjyq i papranueshëm, anti-historik që bazohet në Kodin e ri Penal të Polonisë, i cili, sipas standardeve të BE-së barazon socializmin - komunizmin me të kundërtën e tij, me armikun e pamëshirshëm të tij, fashizmin - nazizmin. Kjo nuk është hera e parë që persekutime të tilla kanë vënë në shënjestër shokët tanë në Poloni. Ata janë përballur edhe herë të tjera me thirrje gjyqësore kundër revistës së tyre, kundër shokëve dhe shoqeve këtë vit në 1 Maj, ku ka njerëz që akuzohen për pjesëmarrje në tubimet e 1 Majit dhe u thonë se ngritën... "simbole totalitare". Nuk do të lejojmë që ndalimet ndaj Partive Komuniste të vazhdojnë as në Poloni dhe në asnjë vend tjetër. Solidariteti ynë militant është me shokët tanë që po luftojnë kundër këtyre masave. Kërkojmë që, Kodi Penal që barazon komunizmin me nazizmin të shfuqizohet. Kërkojmë që të ndalen persekutimet kundër Partisë Komuniste të Polonisë, siç është bërë edhe në të kaluarën. As në Poloni nuk na frikësojnë kërcënime e tyre, larg duart nga komunistët.»

 Memorandumi që u dorëzuan në Ambasadën e Polonisë shënon, ndër të tjera:

«Autoritetet polake angazhohen në shpifje të papranueshme kundër komunistëve dhe përpiqen të njollosin luftën për progres shoqëror kundër shfrytëzimit të njeriut nga njeriu duke e quajtur atë si totalitarizëm.

Ky është një tjetër persekutim antikomunist që po riaktivizohet, ndërsa që nga tetori i vitit 2023 janë shtuar ndryshime të reja antikomuniste në Kodin Penal, të cilat, ndër të tjera, përfshijnë ndalimin e ideologjisë dhe simboleve komuniste, barazimin e tyre anti-historik me fashizmin, si dhe kriminalizimin e aktivitetit komunist me burgim deri në 3 vjet. Gjithashtu, po ndiqen penalisht demonstruesit e 1 Majit të këtij viti në Varshavë për "shfaqje të simboleve komuniste".

Sulmi ndaj Partisë Komuniste të Polonisë është një sulm ndaj dhjetëra Partive Komuniste dhe Punëtore që do të dënojnë vazhdimisht vendimet e rrezikshme të autoriteteve polake edhe me protesta punëtore - popullore.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin e saj të plotë ndaj Partisë Komuniste të Polonisë. KKE mbështet të drejtën e patjetërsueshme për shprehje dhe aktivitet politik të lirë dhe të pandërprerë të komunistëve dhe militantëve të tjerë në Poloni. KKE dënon barazimin anti-historik të komunizmit me fashizmin nga qeveria polake dhe nga shtete-anëtarët të tjera të BE-së, me mbështetjen e vetë BE-së. Kërkon nga autoritetet polake që të ndalojë menjëherë të gjitha persekutimet kundër komunistëve.

Kodi Penal dhe të gjitha ligjet dhe rregulloret e papranueshme antikomuniste që ndalojnë aktivitetet e komunistëve dhe cenojnë liritë më elementare popullore në Poloni duhet të shfuqizohen.»

«Larg duart nga komunistët polakë!», përfundon memorandumi.

 

 

30.09.2025