Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Historia shkruhet me popullin përpara dhe KKE të fortë! Nderojmë Historinë tonë, mbrojmë pasurinë natyrore të vendit
Nga data 13 deri më 16 korrik u zhvillua kampi i 32-të Antiimperialist i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në Nestorio të Kosturit, me pjesëmarrjeν ε mijëra të rinjve nga e gjithë Greqia. Zona që u zhvillua kampi ishte në qendër të epopesë trevjeçare të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE, 1946-49) me në krye Partinë Komuniste të Greqisë (KKE). Përmes aktiviteteve të kampit, të rinjtë u njohën me aspekte heroike të kësaj periudhe historike, me disa nga faqet kryesore dhe më tronditëse të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE). Kjo përmbajtje u ndërthur me evidentimin e kërkesave për mbrojtjen e kësaj zone me bukuri dhe pasuri të jashtëzakonshme natyrore, nga monopolet e “gjelbër” që e kërcënojnë atë ta shkatërrojnë me investimet e tyre.
Programi i Kampit Antiimperialist përfshinte aktivitete të shumta politike, kulturore dhe sportive, si dhe koncerte e festime. Edhe këtë vit e veçantë ishte prezenca e fëmijëve të vegjël që ishin të pranishëm në kamp përmes revistës «Balona e Kuqe», e cila kishte programin e saj të veçantë.
Pika kryesore e Kampit të 32-të Antiimperialist ishte fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, i cili u zhvillua në zonën që dikur ishte Spitali i Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE).
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE theksoi, ndër të tjera në fjalën e tij:
«Jemi edhe një herë këtu, në (malin) Gramoz, në këto maja që u vaditën me gjakun dhe shpresat e komunistëve, të mijëra luftëtarëve të popullit tonë. Të atyre që, pa llogaritur sakrificat, luftuan kundër forcave superiore, me klasën borgjeze sunduese greke dhe aleatët e saj imperialistë, që të gdhihen ditë më të mira në vendin tonë. Ne do të vijmë përsëri e përsëri, për t'u frymëzuar, për të nxjerrë forcë dhe mësime të vlefshme. Për të vaditur këto anë edhe me shpresat tona, që të mos harrohen kurrë, derisa të bëhet realitet vizioni për të cilin luftuan e u flijuan kaq shumë shokë tanë. [...]
Pas fjalëve të bukura të qeverisë fshihet realiteti i ashpër: Të gjitha ato, për të cilat KKE paralajmëronte, sot gjenden para nesh.
Gjenden këtu parakushtet për Fondin e Rimëkëmbjes dhe niveli i lakmuar i investimeve për kapitalin, të cilat qeveria do t'i vendos në zbatim me ritme të shpejta.
Gjendet këtu përfshirja më e madhe e Greqisë në masakrën në Ukrainë dhe planet e NATO-s në rajon, të cilat rrisin nivelin e rrezikut për popujt pas Samitit të NATO-s në Lituani.
Pikërisht gjendet këtu dhe është vënë më së miri në tavolinë, marrëveshja për detin Egje dhe Mesdheun Lindor, nën ombrellën e SHBA-ve dhe NATO-s, siç u pa edhe në Samitin e NATO-s.
Gjenden këtu të ashtuquajturat reforma -pra ndryshimet e thella e të nevojshme- të kërkuara me këmbëngulje nga grupet e biznesit, të cilat shtrihen në të gjitha fushat kritike të jetës së popullit.
Shembull karakteristik është Arsimi, ku qeveria po shtron me shpejtësi një synim të përhershëm të kapitalit: rishikimin e Nenit 16 të Kushtetutës së Greqisë, për të mundësuar kështu themelimin e universiteteve private, ndërkohë që kërkon edhe mënyra të tjera për të arritur të njëjtin synim derisa të përfundojë procesi i rishikimit.[...]
Historia jonë, të cilën e nderojmë edhe me aktivitetin tonë të sotëm, na mëson se korrelacioni negativ nuk mbetet i pandryshuar përgjithmonë.
Pra, le të shkojmë, më me forcë, për të dhënë betejat që na presin. Për forcimin edhe më të madh të flet-votës së KKE, të «Laiki Sisirosi» (Bashkimit Popullor), në zgjedhjet komunale dhe rajonale të muajit tetor.
Për zgjedhjen e sa më shumë komunistëve, krye-bashkiakëve militantë, këshilltarëve bashkiakë e në prefektura, të cilët do të kundërshtojnë politikën e kapitalit dhe do të jenë në krah të popullit të qytetit të tyre, të zonës së tyre, siç është bërë në qytetin Patra vitet e fundit, me Kosta Peletidhi.
Por edhe çdo ditë, çdo orë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të jetë aty, e pranishme, në betejat e punëtorëve, rinisë, në vendin e punës, në shkollë, në Universitet.
Sepse me KKE të fortë dhe popullin përpara, vetëm kështu shkruhet Historia!».
17.07.2023