Lidhje me faqet e vjetra të PKG
KKE - KNE: Protesta të fuqishme kundër shndërrimit të Greqisë në bazë ushtarake për luftë
Me parullë qendrore «Jo planeve të qeverisë dhe imperialistëve, Jashtë NATO dhe bazat e saj nga Greqia», në datën 23 tetor, 2018 u realizuan protesta të fuqishme të organizatave të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në Athinë, në kuadrin e veprimtarive të ndryshme në të gjithë Greqinë, në qytetet ku ekzistojnë baza ushtarake ose planifikohen që të krijohen baza të reja.
Në protestat e Athinës, jashtë Ministrisë së Mbrojtjes, foli Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucubas, dhe në vazhdim pasoi marshim militant drejt ambasadës amerikane.
Në fjalën e tij, Dh. Kucubas, ndër të tjera theksoi se «bazat janë vatra sulmuese për luftë, ato vjellin zjarr dhe vdekje në kurriz të popujve të tjerë. Këtë vërteton edhe përdorimi i bazës në Sudha të Kretës në operacionet amerikanoNATO-ike kundër Libisë dhe Sirisë, ose më përpara shfrytëzimi i territorit grek për ndërhyrje dhe shpërbërjen e Jugosllavisë. Bazat i kemi dhjetëra vjet, por kjo nuk e ka ndaluar aspak agresionin e klasës borgjeze turke, e cila nuk i njeh të drejtat sovrane të Greqisë në detin Egje. Në Qipro 6% e tokës është e zënë me baza të huaja ushtarake, por këto nuk luajtën ndonjë rol pengues ndaj sulmit dhe pushtimit turk. Në të kundërt! E vërteta është, pra, se as për sigurinë e popujve nuk instalohen baza, as për paqen. Ato janë "vegla" ushtarake dhe gjeopolitike, që imperialistët "mbjellin" në rrugët e Energjisë, të lëndëve të para, për të fituar përparësi në ndarjen e tepsisë së tregut, në shërbim të monopoleve të tyre, që shfrytëzojnë popujt, pasurinë natyrore dhe të gjithë pasuritë që punonjësit prodhojnë me djersën e tyre».
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) theksoi se «është e pacipë logjika e të gjithë atyre që mbështesin shfaqjen e bazave të reja në Greqi. Dhe më keq akoma, kur të gjithë këta e pranojnë se këto baza janë baza lufte për shkatërrime vdekjeprurëse, por na nxjerrin përpara argumentin se këto baza "do të rritin ciklin e punës", në shumë fusha! (...) Këto argumente, të cilat jepen me udhëzime, i drejtohen atyre shtresave popullore, të cilat të goditura nga kriza kapitaliste thonë "eh more, ndoshta gjejmë dhe ndonjë punë, se këto baza në qoftë se nuk do të ishin këtu do të ishin diku tjetër". Por, punonjësit, populli jonë nuk duhet që ta ngushtojnë mendjet e tyre, perceptimin e tyre, nuk duhet të shikojnë me sy të shkurtër. Bazat nuk "ranë nga qielli për mëshirë" për papunësinë dhe varfërinë, por janë vetëm si "magnet" që thithin rreziqet për popullin dhe fëmijët e tij. Sot, qeveria e SYRIZA - ANEL, partitë e tjera borgjeze, po e "shesin sapunin për djathë" me synim ti vënë punëtorëve syze NATO-ike, se gjoja do të hapen vende pune me këto baza ushtarake, me kantierin e interesit amerikan në ishullin e Siros të cilët pretendojnë edhe atë të Skaramangas në Elefsinë. Por, punonjësit duhet të mendojnë se NATO, në të cilën vendi ynë merr pjesë, bën plane të mëdha operative (...) me të ashtuquajturat katër tridhjetat (4x30) , d.m.th 30 batalione, 30 skuadrone ajrore dhe 30 anije luftarake që të jenë të gatshme për tu zhvilluar kudo, brenda jo më shumë se 30 ditëve, ndërsa hartohen dhe plane për përdorimin e armëve bërthamore në kontekstin e konkurrencës me Rusinë. Këto plane kërcënojnë të zhdukin, të shkatërrojnë jetën tonë, jetën e fëmijëve tanë. Këto plane në asnjë rast nuk duhet të pranohen me "thesin" e "30 monedhave argjendi", që na i tund ambasadori amerikan, Geoffrey Paiat, duke përhumbur vendin tonë, për ta transformuar atë, së bashku me qeverinë SYRIZA - ANEL, në një kamp të madh ushtarak NATOamerikan.
Siç theksoi Dh. Kucubas: PK e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) vazhdojnë luftën bashkë me klasën punëtore, shtresat popullore dhe rininë, dhe kërkojnë:
• Të mos përdoret Greqia si vatër sulmuese e imperialistëve.
• Të mbyllet baza e Sudhës në Kretë dhe të gjitha bazat e huaja në Greqi.
• Të kthehen ushtarakët grekë nga misione jashtë kufirit.
• Asnjë pjesëmarrje të forcave ushtarake greke në misionet imperialiste jashtë vendit.
•Të forcohet lufta për shkëputje nga NATO dhe BE-ja.
• Të forcohet lufta e përbashkët dhe solidariteti i popujve kundër luftës imperialiste dhe sistemit që e gjeneron".
24.10.2018