Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KKE NDAJ SULMIT TË SHBA-ve KUNDËR IRANIT

Hap përshkallëzimi i luftës imperialiste në të gjithë botën - Asnjë besim ndaj qeverisë që përfshihet në luftë - Të jepet alarmi

Përfshirja e drejtpërdrejtë e Amerikanëve dhe sulmi me bomba të fuqishme kundër Iranit është një hap për të përshkallëzuar luftën imperialiste jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në të gjithë botën. Pas Irakut, Afganistanit, Sirisë, Palestinës, etj., SHBA-të me aleatët e tyre po derdhin gjak në një shtet tjetër të Lindjes së Mesme për të imponuar planet e tyre dhe për të fituar "pikë" në betejën për supremaci në sistemin global imperialist. Këtë qëllim shërben edhe administrata Trump-it, ndryshe nga sa thoshin papagallët e ndryshëm vendas, se gjoja Tramp-i do të ishte një "kuadër paqeje".

Justifikimi i sulmit në emër të "sigurisë" dhe të "programit bërthamor të Iranit" nuk ka të bëjë fare me objektivat e vërteta. Këto janë pretekstet e njohura që janë përdorur për dekada për të justifikuar sulme të tilla, siç ishin armët e shkatërrimit në masë në Irak që nuk u gjetën kurrë.

Pas këtij sulmi, rrjedha e përgjithësimit të luftës imperialiste tani po merr dimensione të reja dhe ndoshta të pakthyeshme. Cilado qoftë zhvillimi në këtë fazë, është e sigurt se konflikti midis bllokut NATO-amerikan dhe bllokut euro-aziatik në formim po merr karakteristika të reja dhe më të avancuara.

Qeveria e ND-së ka përgjegjësi të mëdha dhe historike. Me mbështetjen në thelb të partive të tjera të euro-atlantizmit, ajo e ka përfshirë Greqinë në një "domino" konfliktesh të pafundme. Ka përvetësuar të gjitha pretekstet e luftës dhe po udhëheq plane të rrezikshme luftënxitëse, veçanërisht përmes bazave ushtarake të SHBA-NATO të vendosura në Greqi dhe dërgimit të forcave ushtarake greke në zonat e luftës. Po e shndërron popullin dhe vendin në një objektiv për hakmarrje, siç dëshmohet nga kërcënimet e Iranit se «çdo forcë ushtarake amerikane në rajon përbën një objektiv legjitim». Ky ishte edhe kuptimi i përgatitjeve të bëra disa ditë më parë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare për «mbrojtjen antiraketore të vendit».

Asnjë besim në qeverinë e përgatitjes dhe përfshirjes në luftë. Greqia të dalë nga lufta. Këtu dhe tani, të jepet alarmi. Qeveria nuk ka asnjë të drejtë dhe asnjë autorizim nga populli grek ta tërheqë atë në aventura të tilla të rrezikshme. Lufta duhet të forcohet, të marrë karakteristika më masive dhe militante, të përqafojë të gjitha degët e punëtorëve, të popullit dhe të rinisë. Të kërkohet shkëputja e menjëhershme e vendit nga planet e luftës së SHBA-ve - NATO-s - BE-së - Izraelit, ndërprerja e çdo bashkëpunimi me shtetin vrastar të Izraelit, mbyllja e bazave ushtarake të SHBA-NATO në Greqi, kthimi i fregatës ushtarake greke nga Deti i Kuq dhe baterisë së artilerisë nga Arabia Saudite.

Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

 

22.06.2025