Lidhje me faqet e vjetra të PKG
KKE: QËNDROJMË TË FORTË. NUK QËNDROJMË TË HESHTUR! Të plotësohen menjëherë kërkesat e mjekëve në spitale për mbrojtjen e shëndetit të popullit

Organizatat e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në gjithë Greqinë, me banderola që vendosin jashtë spitaleve dhe vendet publike, dhe duke shpërndarë materiale emancipimi në vendet e punës, dhe në çdo formë tjetër të përshtatshme, qëndrojnë në krahë të mjekëve në spitale që kërkojnë masa të menjëhershme për forcimin e Shëndetit Publik (Shihni fotot dhe videot e mobilizimit i mjekëve jashtë Ministrisë së Shëndetësisë më 19/3), duke kërkuar, ndër të tjera, furnizimin e menjëhershëm të personelit të kujdesit shëndetësor me pajisje të domosdoshme personale për mbrojte, për të bërë rekrutime të menjëhershme të doktorëve, infermierëve, hapja e të gjitha shtretërve të Njësive të Kujdesit Intensiv dhe rekuizimin e infrastrukturës shëndetësore private.
Në të njëjtën kohë, qeveria e ND vendosi "ndalimin e udhëtimit të panevojshëm" nga mëngjesi i datës 23/3. Për masat e reja të qeverisë, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, deklaroi:
«Mbrojtja e shëndetit publik, kryesisht, sigurohet me masa parandaluese, para së gjithash në vendet e mëdha të punës, dhe me përforcimin vendimtar të sistemit të shëndetit publik. Këtë mësim jep dhe përvoja nga vendet e tjera, siç është Italia.
Në asnjë rrethanë nuk duhet që mangësitë e shtetit të kalohen në përgjegjësinë individuale dhe të atribuohet pandemia ekskluzivisht në sjelljet individuale, me qëllim fshehjen e mangësive të mëdha shtetërore.
Nga ky këndvështrim, minimumi dhe e logjikshmja, e cili duhej të ishte bërë më parë, është rekuizimi i njësive private dhe unifikimi i tyre në planin e shtetit, furnizimi i menjëhershëm i spitaleve me të gjitha mjetet e nevojshme që kërkohen nga punonjësit e shëndetësisë. Të hapen të gjitha Njësitë e Kujdesit Intensiv dhe të bëhen rekrutimet e nevojshme në personelin e shëndetësisë. Të merren hapa për të shmangur sinkronizimin dhe të sigurohen masa të nevojshme të mbrojtjes në vendet e punës, super-markete, farmaci, spitale, në mjetet e transportit, etj., të cilat shndërrohen në qendra të përhapjes së virusit.
Qëndrojmë të fortë. Nuk qëndrojmë të heshtur!»
23/3/2020