Lidhje me faqet e vjetra të PKG
KKE: Samiti i NATO-s në Vilnius do t’i hedhë “benzinë zjarrit” të antagonizmave dhe luftërave imperialiste
Në njoftimin e saj, Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) vëren për Samitin e NATO-s në Vilnius:
«Samiti i NATO-s në Vilnius (Lituani), më 11-12 korrik 2023, do t’i hedhë “benzinë zjarrit” të luftërave dhe antagonizmave imperialiste, të cilat aktualisht manifestohen në konfliktin e ashpër ushtarak në Ukrainë, si dhe në tensionin në rajonin Indo-Paqësor dhe në zona të tjera. Këto janë zona ku lufta po përshkallëzohet për lëndët e para, energjinë, rrugët e transportit të mallrave, për aksione në tregje, pra për ndarjen e fitimeve të kapitalit.
Konkretisht, bazuar në qëndrimet e shtabit të NATO-s, pritet:
-Të thellohet përfshirja e NATO-s në luftë në Ukrainë me garanci të mëtejshme politike dhe ndihmë të re ushtarake për qeverinë reaksionare Zelensky dhe krijimin e një "Këshilli NATO-Ukrainë".
- furnizimi i mëtejshëm i forcave ukrainase me armë të reja moderne të NATO-s dhe trajnimi i forcave ushtarake,
- forcimi i forcave shumëkombëshe të NATO-s dhe "planeve rajonale", duke rritur forcat e gatshme luftarake të NATO-s në 300 mijë dhe duke i forcuar ato në zonat fqinje me Rusinë dhe Ukrainën. Forcat e reja të NATO-s po vendosen si në Balltik ashtu edhe në Ballkan.
- konfirmimi i zgjerimit me Finlandën dhe Suedinë, që përveç rrethimit NATO-ik të Rusisë, lidhet edhe me luftën për kontrollin e Arktikut, pasi pas këtij zhvillimi 7 nga 8 shtetet e Arktikut bëhen anëtarë të NATO-s,
- rritja e shpenzimeve ushtarake për shtetet-anëtare të NATO-s, me minimum 2% të PBB-së së tyre, duke ngarkuar pesha të reja financiare me miliarda euro mbi kurrizin e popujve, në shërbim të planeve agresive të monopoleve euroatlantike,
- zgjerimi i bashkëpunimit të NATO-s me shtete të rajonit Indo-Paqësor, të cilat janë të përfshira në planet e SHBA-NATO, si Japonia, Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut, në një zonë ku "po gatuhet" konfrontimi i ri ushtarak i NATO-s me Kinën, diçka që në "Konceptin Strategjik" të NATO-s në vitin e kaluar është përshkruar si një "kërcënim",
- përgatitja e NATO-s për përdorim edhe të armëve bërthamore në fushëbetejat e konflikteve imperialiste.
Qeveria e ND, me mbështetjen e partive të tjera të euroatlantizmit, si SYRIZA dhe PASOK, mban përsipër përgjegjësi të mëdha në zbatimin e këtyre planeve të rrezikshme, duke dërguar armëve dhe municione në Ukrainë, duke ri-azhurnuar bazat ushtarake të SHBA-NATO në Greqi, duke dhënë forca ushtarake Greke për formimin e formacioneve të NATO-s, duke bërë shpenzime shumë të mëdha për pajisje që lidhen me nevojat e NATO-s dhe duke vënë në dispozicion portet dhe aeroportet për plane kriminale, të cilat vënë në shënjestër popullin tonë.
Kjo politikë, e cila është në shërbim të interesave të klasës borgjeze greke dhe aleatëve të saj, ngarkohet mbi kurrizin e popullit tonë dhe të drejtave sovrane të ishujve grekë dhe të Greqisë në përgjithësi, duke paralajmëruar zhvillime në marrëdhëniet greko-turke drejt një kompromisi të dhimbshëm në detin Egje. Jo rastësisht Republika e Qipros thuhet se po zhduket nga dokumentet e NATO-s dhe referenca për të po zëvendësohet me koordinata gjeografike, ndërsa ngushtica e Dardaneleve dhe e Bosforit po pagëzohen me iniciativën e SHBA-ve si “Ngushtica turke”.
Tani lufta e popullit tonë duhet të forcohet për:
• shkëputjen e Greqisë nga lufta imperialiste në Ukrainë,
• mbylljen e bazave ushtarake NATO-amerikane në vendit tonë,
• ndalimin e dërgimit të forcave ushtarake greke dhe të sistemeve armatimi jashtë kufijve,
• për shkëputje/ç angazhimin nga NATO - BE, me popullin zot të vendit të vet dhe pushtetin në duart e tij».
10.07.2023