Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KKE: Solidaritet për grevistët në shëndetësi dhe punëtorët detarë, si dhe për studentët që militojnë

Forcim real të sistemit shëndetësor publik, kundër politikës që e lë popullin të ekspozuar nga shumë anë, kërkuan me protestën e grevës që realizuan punonjësit e Spitaleve Publike në Ministrinë e Shëndetësisë. Në këtë protestë greve morri pjesë edhe Komiteti Koordinues për Luftën e Personave me Aftësi të Kufizuara, duke kërkuar nënshtrimin e sektorit privat të Shëndetësisë dhe rekrutimin masiv të personelit të përhershëm, Sindikata dhe Shoqata nga sektorë të tjerë, si dhe një delegacion i Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME). Gjithashtu, mori pjesë dhe përshëndeti edhe anëtari i Komitetit Qendror dhe deputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Hristos Kacotis duke shprehur mbështetjen e Partisë në luftën e punonjësve të shëndetësisë.

 

Health Workers

 

Punëtorët detarë, të cilët kryejnë një grevë 48-orëshe paralajmëruese në të gjithë vendin, u gjendën në katapultat e anijeve në datën 23/2. Ata janë duke luftuar kundër sulmit të nisur nga pronarët e anijeve dhe qeveria ndaj Marrëveshjeve të tyre Kolektive të Punës, për vendet organike në punë, për të drejtat e tyre në sigurime, në pensione dhe të drejtat sindikale. Greva është e përgjithshme në të gjitha kategoritë e anijeve në të gjitha portet e Greqisë. Në krah të tyre u gjendën punëtorë nga sektorë të tjerë të punës, duke shprehur solidaritetin e tyre në praktikë.

Seafarers

 

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, në një deklaratë në lidhje me protestat e tyre të grevës, të zhvilluar në datën 23/2/2021, vuri në dukje:

 

«Zemra e luftërave po rreh sot në spitalet publike dhe portet e Greqisë. Në spitale, ku punonjësit e shëndetësisë kërkojnë atë që është e nevojshme që të mos katandiset, me përgjegjësinë e qeverisë, sistemin shëndetësor publik nga "nga ataku i sotëm" në kolapsin e plotë. Ne jemi në anën e tyre për marrje masive të personelit në punë, rekrutim të strukturave private të shëndetësisë, masa të menjëhershme në vendin e punës dhe në mjetet e transportit.

 

Jemi gjithashtu në anën e punëtorëve detarë, të cilët janë në grevë për të qëndruar në anije me Marrëveshje Kolektive, me paga të denja dhe të drejta sigurimi kundër sulmit të qeverisë dhe pronarëve të anijeve».



 

Në të njëjtën orë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) shprehën solidaritetin e tyre ndaj 31 studentëve të Universitetit të Selanikut, të cilët u arrestuan më datën 20/2 ndërsa po mbanin një Asamble të Përgjithshme të Shoqatës së tyre. Në ambientet e Universitetit të Selanikut ishte i pranishëm edhe deputeti i KKE, Leonidhas Stoltidhis, i cili bëri ndërhyrje ndaj kreut të forcave policore për lirimin e të arrestuarve. Mijëra studentë në Selanik, në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë organizuan protesta masive në datën 23/2 duke dënuar represionin policor dhe shtetëror. Përfundimisht gjyqi i 31 studentëve u shty për datën 25 shkurt dhe Gjykata i la të lirë përkohësisht. Siç vuri në dukje Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), «Autoritarizmi po vazhdon. Kjo është përgjigjja e qeverisë ndaj studentëve që pretendojnë të vetëkuptueshmen, për të hapur shkollat dhe departamentet universitare dhe të kthehen në studimet e tyre, si dhe të mos zbatohet ligji që fut shtypjen dhe intensifikon aktivitetin e biznesit brenda universiteteve. Përpjekja për të terrorizuar ata që militojnë nuk do të kalojë».

 

Students

24.02.2021