Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KKE nga Akropoli: Solidaritet me refugjatët, dënim BE-së dhe NATO-s

Dy pankarta të mëdha ngritën herët në mëngjesin e të Shtunës-31/10/2015 në Akropoli, forcat e KKE (Partis Komuniste të Greqisë) dhe KNE (Rinis Komuniste të Greqisë) si shënjë solidariteti ndaj refugjatëve. Pankartat janë të shkruara në greqisht dhe anglisht, me parullën: "BE-ja dhe NATO e kthejnë në varreza Detin e Mesdheut. Të ndaloj tani ky krim. Solidaritet dhe masa mbështetëse dhe të menjëherëshme për refugjatët".

Në Akropol me orë të tëra valvitnin flamuj të kuq nga anëtarët e Partis Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinis Komuniste të Greqisë (KNE), dhe njëkohësisht buçisnin nga megafonet tekste në greqisht dhe anglisht.