Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Koncert i madhështor i KKE për nder të kompozitorit Stavro Ksarhakos

Të shtunën, më 14 janar 2023, dhjetëra mijëra popull dhe të rinj përmbushën Stadiumin e «Paqes dhe Miqësisë» për të ndjekur koncertin historik të organizuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për të nderuar veprën e kompozitorit të madh grek Stavro Ksarhakos. Pjesëmarrja e popullit tejkaloi çdo pritshmëri, duke mbushur çdo hapësirë të disponueshme në stadium.
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, në fjalimin e tij para koncertit, ndër të tjera tha: «Të falënderojmë për sinqeritetin e papajtueshëm të artit tënd, të lirë nga paragjykimet ideologjike dhe politike... Të urojmë mbi të gjitha të rrosh edhe ti dhe të gjithë ne atë ditë që mundi yt të plotësohen, në ditën kur populli ynë përmes dritës së gjerë të "mbjell bar në shkretëtirë" dhe ta bëjë "tokën djep për fëmijët e pa lindur"»
Vetë kompozitori në përshëndetjen e tij tha: «Për mua është një ditë historike. Kurrë më parë në ngjarjet kulturore të këtij vendi nuk ka ndodhur kjo që po ndodh sot këtu. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e kapërceu karakterizimin e progresit dhe kaloi në sferën e tejkalimit të limiteve. Një tejkalim që do këllqe për ta kryer. Dhe e vetmja parti që ka këllqe për ta realizuar është Partia Komuniste e Greqisë (KKE)».
17.01.2023