Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Lartë flamurin e socializmit - komunizmit, flamurin e kuq të Leninit

Me intensitet vazhdon veprimtaria politike, sindikaliste, ideologjike e kulturore e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Forcat e KKE dhe të rinisë së saj, Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), aktualisht po udhëheqin betejat e mëdha të grevës në ndërmarrje të ndryshme, në përgatitjen e grevës më 17 prill, si dhe në mobilizimet e mëdha të studentëve dhe nxënësve kundër privatizimit të Arsimit të Lartë. Njëkohësisht, forcat e komunistëve po mobilizohen kundër pjesëmarrjes së Greqisë në luftën imperialiste në Ukrainë, si dhe kundër planeve imperialiste në Detin e Kuq, duke forcuar solidaritetin me popullin e sprovuar të Palestinës. Përveç kësaj, forcat e KKE dhe KNE po përgatiten në mënyrë të gjithanshme për betejën politike të zgjedhjeve europiane të 9 Qershorit 2024. Brenda këtyre rrethanave në të gjithë Greqinë po zhvillohen manifestime përkujtimore për Leninin, që këtë vit u shënuan 100-vjetori nga vdekja e tij.

Më datë 20.03.2024 në sallën e kongreseve, në selinë e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Athinë, u zhvillua një aktivitet i madh i organizuar nga KQ i Partisë. Në këtë aktivitet foli Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucubas dhe pasoi një koncert i muzikës klasike me vepra të kompozitorëve sovjetikë, Dmitri Shostakovich dhe Volodymyr Themelidhis, dy kompozitorë që kremtuan me veprat e tyre Revolucionin e Tetorit dhe ndërtimin socialist. Orkestra Simfonike e ERT* (*RadioTelevizionit Grek) nën drejtimin e kryemuzikantit Christos I. Kolovos prezantoi veprën «Tetori» (1967) të Shostakovich dhe «Simfonia e Përvjetorit» (1927) të Themelidhis.

 

 

Duke folur në këtë aktivitet, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), ndër të tjera theksoi:

Formimi i strategjisë revolucionare nga çdo PK në vendin e vet, por dhe përpjekja që kjo të përqafojë Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare, është një parakusht themelor për marshimin e vërtetë fitimtar. Shfrytëzimi i përvojës gjigande të bolshevikëve me në krye Leninin, në këtë drejtim, duhet të përbëj fener ndriçues-udhëzues, e pasuruar natyrisht me përvojën e të gjitha revolucioneve socialiste, me përvojën e çdo lëvizjeje revolucionare në vendin e vet. Na ka problematizuar se përse nuk u asimilua dhe nuk dominojë kjo përvojë më pas, por dominuan dhe u pranuan të tjera, kritere të gabuara për përcaktimin e karakterit të revolucionit.

 Detyra e çdo Partie Komuniste, pasi sot ne jemi pikërisht në fazën e regresit të përgjithshëm, të bilancit negativ të forcave në shkallë ndërkombëtare por edhe në çdo rajon në veçanti, duhet të jetë tensioni i përgatitjes së klasës punëtore në secilin vend, çdo ditë, me punë të fortë ideologjike-politike dhe aktivitet klasor, për momentet e shpërthimit revolucionar që priten të vijnë. Sepse epoka jonë mbetet ende një epokë e kalimit nga kapitalizmi në socializëm. Epoka e përmbysjes së kapitalizmit u hap me Tetorin e 1917-ës, aty rruga u shënua, filloi epoka e revolucioneve socialiste. Prandaj tingëllojnë në veshët tanë fjalët aktuale të Leninit i cili tha se Fillimi u Bë, por se në cilin vend, proletarët e cilit shtet do ta përfundojnë këtë nuk përbën kjo një çështje kryesore. Kjo është arsyeja pse ne nuk e dredhim, nuk tërhiqemi. Për këtë arsye është bindje jonë e thellë se këtë projekt duhet ta çojmë deri në fund.

 

100-vjetori nga vdekja e Leninit e gjen Lëvizja Komuniste Ndërkombëtare, të përçarë thellësisht, me vështirësi të mëdha, duke qëndruar paksa e trullosur, duke e parë atë si përgjithësi, pavarësisht nga hapat e ndryshme pozitive të bëra në shtete të veçanta, me përpjekje të pamohueshme të shumë udhëheqjeve pioniere dhe të organizatave të tëra në shtete të ndryshme të botës moderne. Por, Lëvizja Komuniste Ndërkombëtare në shekullin 21-të duhet të divorcohet nga patogjenia e shekullit të kaluar dhe padyshim duhet të bazohet në disa parime të domosdoshme e të patundura të cilat, sipas mendimit tonë, janë:

Së pari: Teoria jonë është marksizmi - leninizmi dhe internacionalizmi proletar dhe këtë e zhvillojmë dhe evoluojmë vazhdimisht duke u bazuar në të dhënat e reja. Roli i PK-së është i pazëvendësueshëm. Socializmi është koherent dhe i nevojshëm si asnjëherë më parë në historinë e njerëzimit. Domosdoshmëria dhe aktualiteti i socializmit, karakteri i revolucionit në epokën tonë si revolucion socialist, nuk varet në bilanci/raporti aktual i forcave.

Së dyti: Klasa borgjeze e ka humbur rolin e saj përparimtar që para revolucionit të 1917-ës, tashmë ajo është në epokën reaksionit, në epokën e kapitalizmit monopol, d.m.th të imperializmit. Kapitalizmi në fazën e tij të fundit është kapitalizmi që kalbet. Siç e vërtetoi edhe përvoja e Tetorit, tashmë nuk ka më vend, për asnjë bashkëpunim-aleancë me klasën borgjeze, apo me pjesë të saj, në emër të mbrojtjes së demokracisë borgjeze, ose për të shmangur disa "forca luftëdashëse" apo të ekstremit të djathtë. Klasa borgjeze dhe pushteti i saj, si një e tërë, minojnë dhe shtypin të drejtat dhe arritjet punëtore e popullore, përgatisin luftëra akoma dhe me «marrëveshjet e tyre për paqe». Aleanca e klasës punëtore me bujqit/fermerët e varfër dhe me artizanët e vetëpunësuar është perspektivë për konsolidimin e luftës antikapitaliste – antimonopoliste, për socializmin.

Së treti: Pyetjes «reformë apo revolucion» ne i përgjigjemi me plot bindje «revolucion» sepse asnjë organ i pushtetit borgjez nuk mundet të bëhet njerëzor gjoja duke e reformuar atë. Linja e socialdemokracisë që nga fillimi i shekullit të kaluar, deri në ditët tona ka dështuar kok e këmbë, shkaktoj dëme të mëdha, çojë në disfatë lëvizjen komuniste revolucionare, integrojë forca punëtore në sistemin shfrytëzues kapitalist, çoi në çarmatimin e forcave progresiste të evolucionit shoqëror.

Së katërti: Ndërtimi socialist, si faza e parë e papjekur e shoqërisë komuniste, nxori në pah se cilat determinizma duhet të njohë pararoja revolucionare, të mos ti shkelë ato, për të hartuar me vetëdije dhe të eliminojë embrionin e kundërrevolucionit. Më konkretisht, e dëmshme për perspektivën dhe ndërtimin socialist është teoria dhe praktika e «socializmit me treg», edhe nëse kjo justifikon tolerancën ndaj marrëdhënieve kapitaliste apo në mbështetjen afatgjatë të prodhimit të vogël mallrave, ose në shpërndarjen afatgjate të produktit shoqëror me kritere tregtie. Që në të tre rastet, secila në veçanti dhe të gjithë së bashku, e minojnë planifikimin qendror, karakterin e drejtpërdrejtë shoqëror të prodhimit, karakterin shoqëror të pronësisë në mjetet e prodhimit, fund së fundit çojnë në minimin e pushtetit punëtor, riformojnë dhe zhvillojnë - forcojnë ato forca të përmbysjes kundërrevolucionare. Kështu, në vend të fitores së komunizmit, kemi kthimin në kapitalizëm, siç ka ndodhur përfundimisht, duke filluar nga vitet 1991 dhe në vazhdim në shtete të tjera si p.sh Kina.

Së pesti: Format dhe mënyrat që do të bëhet ky regres nuk ka dhe kaq rëndësi. Në ish-BRSS u bë gradualisht nëpërmjet shkarjes oportuniste me kalimin e kohës duke filluar që nga viti 1956 dhe shpërtheu dhunshëm në vitin 1991, me shpërbërjen përfundimtare të BRSS-së dhe të PKBS-së dhe ngjitjen në pushtet të forcave kapitaliste, duke ushtruar pushtetin me formën e demokracisë parlamentare borgjeze. Diku tjetër mund të bëhet ende në mënyrë graduale, duke mbajtur pushtetin PK-ja, por me një zhvillim të qartë të restaurimit kapitalist dhe të marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit. Edhe pse kjo duket -ose besohet sinqerisht nga disa- se është një zgjidhje taktike e përkohshme, akoma dhe aty ku ende nuk kanë dominuar marrëdhëniet kapitaliste, së shpejti ato do të dominojnë, duke sjellë një valë të re të konfuzionit dhe frustrimi për forcat punëtore dhe popullore duke i çarmatosur ato dhe duke i integruar. Përvoja historike na tregon se problemet që u shfaqën në procesin e ndërtimit socialist, u interpretuan në mënyrë të gabuar si dobësi që i ka nga natyra e vet e planifikimi qendror. Zgjidhja për këto probleme u kërkua duke parë pas, domethënë në zgjerimin e tregut, në vend që të kërkohej përpara, drejt zgjerimit dhe forcimit të marrëdhënieve komuniste të prodhimit.

Së gjashti: Sot gjendemi në shekullin e 21-të, ku kapitalizmi dominon në gjithë botën. Përvoja historike na mëson se, në fund të fundit, nuk është e mundur që në kuadrin e një sistem të ri e më të lartë shoqëror siç është socializmi-komunizmi, të bashkëjetojnë e  të mbijetojnë për një kohë të gjatë, në thelb, dy lloje të marrëdhënieve të prodhimit me forma të ndryshme: edhe ato kapitaliste shfrytëzuese edhe ato që do të çojë në eliminimin e tyre, pra forma socialiste. Ose do të mbizotërojë njëra, ose tjetra. Edhe botëkuptimi jonë, por edhe tashmë përvoja historike, kanë vërtetuar se bashkëjetesa e tyre bëhet vetëm një mjet për kundërrevolucionin.

Së shtati: Brenda kësaj situate komplekse, acarohen antagonizmat imperialiste. Rriten kontrastet e mëdha për ndarjen e tregjeve, për kontrollin e burimeve natyrore, të rrugëve të transportit të energjisë, mallrave, për kontrollin gjeopolitik dhe azhurnimin e secilit shtet në rajon e vet e më gjerë. Krijohen aleanca dhe blloqe të reja forcash të cilat çojnë në boshte dhe anti-boshte duke rritur rrezikun e konflikteve ushtarake, jo vetëm në nivel lokal por dhe rajonal, me mundësi shpërthimi të një lufte të përgjithshme imperialiste. Siç mendojmë, e sigurta është se gjithsesi do të vazhdojnë luftërat dhe konfliktet lokale, me përfshirje të forcave më të gjera rajonale dhe qendrave të tjera imperialiste, të disave me përfshirje të drejtpërdrejtë ushtarake, dhe të disa të tjerëve përmes luftës diplomatike ose politike, apo luftës ekonomike etj.

Shikojmë sot se ç’po ndoll në Lindjen e Mesme me politikën kriminale të shtetit të Izraelit me mbështetjen e SHBA-NATO-BE dhe dërgimin e luftanijes në Detin e Kuq nga qeveria e ND, ose ç’po bëhet në gjithashtu «lagjen» tonë Ukrainë me luftën imperialiste të Rusisë me bllokun euro-aziatik nga njëra anë, dhe bllokun euro-atlantik nga ana tjetër, duke intensifikuar luftën për 3 vite resht. 

Së teti: Përballë këtyre përplasjeve, çdo PK nuk mund të qëndrojë e shastisur. Detyrohet të formojë linjën e saj të luftës për çdo shtet, kontinent. Linjë për përmbysjen e barbarisë imperialiste që sjell kriza ekonomike, varfëri, papunësi dhe luftëra, ose dhe "paqen" me armë në kok të popujve. Dhe kjo duhet të bëhet duke studiuar edhe përvojën historike, si dhe me vetëdije të hidhen poshtë trajtime të gabuara të dekadave të mëparshme që çuan në çarmatim dhe shastisje më të madhe, përveç jo-efikasitetit, forcat revolucionare brenda në shoqëri. Në çdo PK duhet të trajtohet linja për zhbllokimin e vendit, të popullit, nga ndërhyrjet ushtarake dhe luftërat imperialiste, duke mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë e secilit shtet, të çdo populli, por njëkohësisht me një linjë për disfatë të klasës borgjeze që sulmon një tjetër, me një linjë sfiduese-kundërshtuese me klasën borgjeze vendase, linjë për përmbysjen e saj, që të çon në paqe të vërtetë dhe prosperitet për popullit dhe jo në kthimin mbrapsht në emër të interesit kombëtar dhe në gjendjen e mëparshme, diçka që të vetmen gjë që arrin është të përgatisë kriza, ndërhyrje dhe luftëra të reja. Paralelisht, përpunim dhe propagandim të parullave të duhura që do ta lehtësojnë dhe eskalojnë luftën popullore, të përgatisin forca që në kushtet revolucionare t’i drejtojnë forcat revoltuara punëtore e popullore në konflikt përmbysës dhe fitimtar kundër pushtetit kapitalist.

Së nënti: Një dinamikë e tillë nuk është e mundur të shfaqet si një oazë ekskluzivisht në një shtet të vetëm. Ky debat, në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjmë, sot tek ne zhvillohet në sheshe, në demonstratat tona, në grevat tona, në qytete e fshatra, në fabrika, në vendet e punës, në institute dhe shkolla, në të gjitha shtetet e botës dhe kudo dilema që nxitet nga borgjezia dhe oportunistë është se «të vetëm si do të mundemi, nuk është realiste»! Duket në demonstratat e mëdha të fermerëve, të punëtorëve, të sektorëve të ndryshëm të punonjësve, të rinisë studentore dhe të nxënësve, në Greqi, në Francë, në Gjermani, në Itali, në Spanjë, në Belgjikë, në Poloni, në Portugali, në Çeki etj.

Përgënjeshtrimi i të gjithë të komprometuarve të socialdemokracisë dhe të oportunizmit, përgënjeshtrimi i disfatizmit, i fatalizmit, nuk mund të vijë nga dikush tjetër veç vetëm nga ana e lëvizjes komuniste, nga ata dhe nga ato që besojmë në vizionin e luftës së Tetorit, në marksizëm-leninizëm.

Së dhjeti: Arma jonë është internacionalizmi proletar, lufta e përbashkët, solidariteti jonë klasor dhe shoqëror, të nevojshme këto si përballë izolimit kombëtar ashtu dhe ndaj kozmopolitizmit imperialist. Parimi i internacionalizmit proletar është gjithashtu një mesazh i madh në 100-vjetorin nga vdekja e Leninit, përbën një mësim dhe konkluzion i vlefshëm. Prandaj jemi bashkë me popullin Palestinez, me gjithë popujt e Lindjes së Mesme, me popullin e Ukrainës dhe të Rusisë, me të gjithë popujt e Europës, të Azisë, të Afrikës, të Amerikës së Veriut dhe asaj Latine, të Oqeanisë.

Vetëm në luftën e klasës punëtore dhe të popujve gjendet shpresa e përmbysjes, përballë një bote që bëhet gjithnjë e më e padrejtë. Për këtë arsye, nga ky aktivitet i sotëm përkujtimor, nderimi, por dhe mendimi e problematizimi për të gjitha/ë ato dhe ata, nuk mundemi veç se të deklarojmë hapur dhe pastër:

 

Lartë flamurin e socializmit – komunizmit, flamurin e kuq të Leninit!

Për një Parti Komuniste të Greqisë (KKE) shumë më të fortë!

Për kundërsulmin mbar-europian të popujve!

Për të thyer zinxhirët e BE-së!

Për Greqinë dhe Europën e socializmit!

Për Europën e punëtorëve, e të gjithë punonjësve, të fermerëve, të popujve!

 

 

22,03,2024