Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

MIJËRA POPULL PROTESTUAN NË AMBASADAT E IZRAELIT DHE ΤË SHBA

Solidaritet me popullin Palestinez! Asnjë përfshirje në planet imperialiste!

Një mesazh i fortë antiimperialist u dërgua nga mijëra punonjës që demonstruan të Dielën 16/5/2021 përpara Ministrisë së Mbrojtjes dhe më pas marshuan drejt ambasadave të Izraelit dhe të SHBA-ve në përgjigje të thirrjes së Komisionit Grek për Recesionin dhe Paqen Ndërkombëtare (EEDYE), të sindikatave dhe organizatave masive.

Me banderola, pllakate dhe parulla dënuan krimin e shtetit vrastar të Izraelit të mbështetur nga SHBA-NATO-BE dhe dërguan mesazh solidariteti për popullin Palestinez. Mbar-popullore ishte edhe kërkesa për t'i dhënë fund azhurnimit të marrëdhënieve me shtetin e Izraelit që avancon qeveria e ND, në vazhdim të asaj që kishte filluar SYRIZA, si dhe «për të mbyllur bazat ushtarake të vdekjes, dhe për asnjë pjesëmarrje në planet e vrasësve të popujve SHBA - NATO - BE» të cilët mbështesin agresionin izraelit.

Nga tubimi i protestës në Ministrinë e Mbrojtjes, N. Papanastasis, Nënkolonel në pension, deputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të EEDYE, theksoi ndër të tjera në fjalimin e tij përshëndetës se: «krimi i ri kundër Palestinezëve nga shteti-vrastar i Izraelit është një krim i kryer me mbështetjen e SHBA dhe BE. Qeveria Greke dhe partitë e tjera borgjeze mbështesin haptas agresionin e Izraelit. Ato kanë përgjegjësi por edhe kontribut në këtë zhvillim», duke theksuar se «ata, planet NATO-amerikane i vendosin mbi gjithçka» .

Dh. Kucubas: Qeveria duhet të vazhdojë me njohjen e shtetit Palestinez (VIDEO)

Kërkesën «që qeveria greke të vazhdojë me njohjen e shtetit Palestinez, e bazuar në vendimin unanim të parlamentit grek 2015» theksoi në deklaratën e tij për mediat Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dh. Kucubas, i cili mori pjesë në tubim. Siç theksoi ai: «Ne jemi këtu, për të shprehur solidaritetin tonë me popullin Palestinez të sprovuar fort nga sulmet kriminale të Izraelit që kanë mbështetjen e amerikanëve, NATO-s dhe BE-së. Ne kërkojmë që tani dhe menjëherë qeveria greke të vazhdojë me njohjen e Shtetit Palestinez, e bazuar në vendimin unanim të parlamentit të vitit 2015. Ne kërkojmë që Greqia të shkëputet nga të gjitha planet imperialiste që e vendosin popullin dhe vendin tonë në një rrezik të madh».

 

17/5/2021