Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Grupi Euro-parlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Mbështetja e dhënë nga qeveria greke ndaj planeve Imperialiste të SHBA-BE-NATO në Lindjen e Mesme është e rrezikshme për popujt

Në debatin që u zhvillua mbi «situatën në Iran dhe Irak pas përshkallëzimit të fundit» në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, ndërhyri eurodeputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Kostas Papadhakis, duke theksuar si më poshtë:

«Dënojmë sulmin e SHBA-ve në Irak me viktima, midis të tjerëve edhe ushtarakë iranianë dhe Irakianë. Denoncojmë planin e SHBA-ve që kërkon të shpallë Lindjen e Mesme territor të NATO-s. Përfshirja e rrezikshme e BE-së -në kontekstin e përshkallëzimit të antagonizmave për kontrollin e energjisë- ka për synim që të përfitojë ajo vetë. Citon të njëjtat pretekste provokuese për të justifikuar luftërat si në Jugosllavi, Siri, Irak, Libi, Afganistan të cilat i dënojnë popujt me emigrim dhe mjerim. Ne shprehim solidaritetin tonë ndaj familjeve të viktimave të tragjedisë me aeroplanin Ukrainas për të cilën qeveria iraniane ka përgjegjësi të mëdha.

Theksojmë se mbështetja e hapur e qeverisë greke ndaj politikës së SHBA-ve, si dhe përgjegjësinë e madhe e të përkohshme që kanë të gjitha qeverive greke që e kanë shndërruar Greqinë në një kamp ushtarak NATO-amerikan, e ekspozojnë popullin grek në një rrezik të madh.

Të intensifikohet lufta popullore për të anuluar marrëveshjen e rrezikshme Greqi-SHBA dhe të mbyllet menjëherë baza ushtarake në Sudha të ishullit të Kretës dhe të gjitha bazat ushtarake NATO-Amerikane në Greqi, në mënyrë që të mos përdoret Greqia si bazë nga ku do të sulen ndërhyrjet ushtarake. Forcat ushtarake greke të kthehen nga misionet e NATO-s».

 

Përgatitje për luftëra të reja nga ana e BE-së

Duke ndërhyrë edhe në debatin e Parlamentit Europian për "Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë", Kostas Papadhakis vuri në dukje:

«Të dyja raportet paraqesin një përgatitje për luftëra të reja nga ana e BE-së. Në emër të "aktivitetit autonom shumëpalësh" dhe të "Komitetit të ri gjeopolitik", si bashkërisht ashtu dhe pa NATO-n, po bëhen përpjekje që me metoda të ndryshme të mbështeten interesat e grupeve të biznesit Europian në konkurrencë me ato amerikane, kineze dhe ruse.

Shpallen më shumë ndërhyrje imperialiste në vendet të tjera, duke rritur pajisjet dhe përtej NATO-s, ndërsa shumëzohen mekanizmat ushtarake të BE-së nën ombrellën e Bashkimit të Mbrojtjes Europiane: formacionet ushtarake Pesco, inspektimet ushtarake të tipit CARD, Arka e Mbrojtjes, Mekanizmi me gjitonët, si dhe mekanizmi i provokator dhe qesharak si i ashtuquajturi “Mekanizmi i paqes” e gjer në Këshillin Europian të Sigurisë.

Të gjitha këto nuk kanë asnjë lidhje me mbrojtjen e kufijve dhe të drejtat sovrane, siç pretendojnë qeveritë greke për të vënë në gjumë. Këtë e dëshmon edhe pakti arbitrar Turqi-Libi, për të cilin BE deklaron... thjeshtë e shqetësuar. Popujt duhet të luftojnë kundër planeve të aleancës së ujqërve imperialistë të BE-së, për asnjë ndryshim të kufijve dhe traktateve që i përcaktojnë ato, duke kërkuar shkuljen e të gjitha bazave të huaja ushtarake».

16/01/2020