Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Mesazh i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për 60 vjetorin e Revolucionit Kuban
Për Partinë Komunistë të Kubës
Komiteti Qendror të saj
Havanë
Të dashur shokë,
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ju dërgon përshëndetje të ngrohta shoqërore me rastin e 60-vjetorit të fitores së Revolucionit Kuban më 1 janar 1959.
Revolucioni Kuban, revolucioni i parë socialist në kontinentin Amerikan, shumë pak largë nga fuqia më e madhe imperialiste, nga ShBA-të, ishte një nga ngjarjet e mëdha që shënuan shekullin e 20-të.
vërtetoi vitalitetin e marksizëm-leninizmit dhe të internacionalizmit proletarë. Shtoi në panteonin e militantëve të klasës punëtore dhe të lëvizjes revolucionare personalitete si Fidel Kastro, Che Guevarën, Kamilo Sienfuegkon, Vilma Espin, Frank Pais dhe të tjerë. Frymëzoi luftën e të shtypurve dhe të shfrytëzuarve në të gjithë botën, dha një përgjigje kundër fatalizmit dhe kompromisit me realitetin kapitalist.
Krijoi një lloj të ri të shtetit, shtetin e punëtorëve dhe bujqve, të cilat jo vetëm që arritën të triumfonin kundër përpjekjeve kundërrevolucionare por hodhën dhe themelet për plotësimin e nevojave popullore, për të drejta shoqërore që nuk mundeshin dhe nuk munden të ëndërrojnë kokëulurit dhe të poshtëruarit në kontinentin tonë. Mbrojti me vëtpohim dhe me flijim lëvizjet naciolçlirimtare të popujve.
Të dashur shokë,
Në një periudhë e cila shënohet nga shenjat e kundërrevolucionit dhe të përbysjes së socializmit në BRSS dhe në shtetet e tjera, ku lëvizja komuniste dhe revolucionare vazhdon të përballet me vështirësi serioze, ndjen presion e madh nga klasa borgjeze dhe oportunizmi, revolucioni kuban është një nga piknisjet që mundet dhe duhet të shfrytëzohet për mbrojtjen e historisë dhe të kontributit të lëvizjes komuniste, për forcimin e internacionalizmit proletar, për luftën për socializmin.
Me përshëndetje shoqërore
Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të K.Q të Partisë Komunste të Greqisë (KKE).