Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Mesazh militant për forcimin e menjëhershëm të sistemit publik Shëndetësor dhe masa mbrojtëse në vendet e punës

Një mesazh i fortë u dërgua nga sindikatat dhe federatat, se lufta për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve në vendin e punës është çështje një e tyre. Me iniciativa të organizuara në datën 10 Nëntor në vendet e punës, si pjesë e ditës së veprimit për Shëndetin, bërën thirrje për grevë në datën 26 Nëntor. Në të njëjtën kohë, protesta me piketa u kryen jashtë Ministrisë së Shëndetësisë.
Në një deklaratë të tij për ditën e aktivitetit të organizatave sindikaliste punëtore për Shëndetësinë, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas theksoi si më poshtë:
«Në ditën e aktivitetit të sindikatave për forcimin e sistemit të Shëndetit publik, për masa mbrojtëse në vendet e punës, bashkojmë zërin tonë me punonjësit e shëndetësisë, me punonjësit. Tani, para se pandemia të përhapet edhe më shumë në mënyrë të pakontrolluar, qeveria duhet të bëjë të logjikshmen: Të punësojë mjekë dhe punonjës të tjerë në shëndetësi për të mbrojtur spitalet publike, duke urdhëruar rekrutim të sektorit shëndetësor privat, teste-analiza masive në vendet e punës, që të vihet një frenim në përhapjen masive të virusit. Përgjegjësia për të është e gjitha e qeverisë!»
11.11.2020