Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

TUBIME TË MËDHA GREVASH NË GJITHË GREQINË

Mijëra punëtorë kërkuan Marrëveshje Kolektive me rritje pagash

Të mërkurën më 17/4, mijëra punëtorë grevistë nga dhjetëra industri dhe vende pune, pensionistë dhe të rinj, morën pjesë në tubimin e madh të grevës së sindikatave në Athinë dhe në dhjetëra qytete të tjera në gjithë Greqinë.

Sindikatat e punëtorëve morën pjesë në mitingjet e grevës me pankarta dhe flamujt e tyre, me kërkesat e tyre për nënshkrimin e Marrëveshjeve Kolektive në sektorë pune dhe në biznese, për rritje të pagave, për punë të qëndrueshme me të drejta duke konfirmuar vendimin e tyre për të përforcuar organizimin në çdo vend pune, për të forcuar luftën për nevojat e tyre, për ta kthyer mobilizimin e grevës në një pikënisje për hapat e ardhshëm të tyre edhe më vendimtarë.

Greva e 17 prillit ishte një element i rëndësishëm në përshkallëzimin e luftës së punëtorëve përballë grevës së 1 Majit kundër qeverisë dhe përpjekjes që ajo bën për të anuluar përshkallëzimin e luftës së grevës duke e zhvendosur ditën e festimit të 1 Majit nën pretekstin e Pashkës Ortodokse. 1 Maji është grevë dhe jo festë dhe ajo do të zhvillohet si çdo herë më 1 Maj.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, i cili u gjend në tubimin e grevës dhe në koncertin e qytetit të Larymna-s, në mbështetje të luftës së punëtorëve të industrisë LARCO, përmendi në deklaratën e tij:

«Ne nuk tërhiqemi nëse nuk u jepet drejtësi punëtorëve të LARCO-s dhe familjeve të tyre, nëse nuk hapet fabrika dhe të hyjnë brenda të gjithë punëtorët në postet e tyre të punës me të drejta të plota. Asnjë luftë nuk shkon kot. Do t'ia dalim».

Athens

 

 

 

 

 

 

 

 

Thessaloniki

 

 

 

 

 

Ioannina

Larissa

 

Peiraeus

02.05.2024