Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Mprihen kontradiktat

Konflikti midis SHBA-së dhe Kinës, me çështje koronavirusin, përbën një nga episodet e fundit të antagonizmit midis tyre, i cili ashpërsohet në një nivel ekonomik, ushtarak dhe politik, duke shkaktuar “lëkundje sizmike” piramidës imperialiste në përgjithësi.

Pandemia e koronavirusit nuk ndikoi si katalizator vetëm ndaj krizës kapitaliste, shenjat e së cilës ekzistonin qysh përpara koronavirusit, por edhe ndaj antagonizmave imperialiste.

Kina, duke shfrytëzuar edhe pandeminë, tentoi që të zgjeronte influencën e saj ndaj aleatëve tradicionalë të SHBA-së dhe të NATO-s, duke u ofruar ndihma higjienike, fakt që shkaktoi reagime të ashpra prej SHBA-së, NATO-s, por edhe BE-së.

Gjatë kohës së fundit, tensioni po intensifikohet dhe shoqërohet nëpërmjet akuzave dhe nënkuptimeve të ndërsjellta mbi origjinën e koronavirusit, ose mbi fshehjen e fakteve në lidhje me zhvillimin e tij.

SHBA-ja shprehet hapur dhe paturpësisht rreth “virusit kinez”, akuzon Kinën se nuk arriti ta kontrollonte në fazat e tij fillestare, duke e lënë përhapjen e tij që të shndërrohej në një pandemi globale dhe se të gjitha u kryen nëpërmjet tolerancës, në mos jo bashkëpunimit, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, financimin e së cilës e ndaloi qeveria e Tramp-it.

Nga ana tjetër, Kina e ka lënë të hapur shtegun e nënkuptimit se virusi ka origjinë amerikane dhe se u transportua në territorin e saj prej ushtrisë së SHBA-së.

Këto akuza të ndërsjellta shoqërohen prej të dhënash që shfaqin njëri ose tjetri krah, ndërkohë që amerikanët janë duke kërcënuar akoma edhe me kërkesën e dëmshpërblimeve prej Kinës, të cilat kapin shifrën e shumë triliarda eurosh, duke i faturuar asaj mijërat e viktimave që patën prej koronavirusit.

Sado që të tentohet që ky intensifikim i tensioneve t’i faturohet klimës përpara zgjedhjeve elektorale në SHBA, në realitet antagonizmi me Kinën ka shkaqe më të thella.

Përbën, në thelb, konfliktin për mbizotërimin në sistemin imperialist. Lidhet me përforcimin e Kinës, ushtarakisht dhe ekonomikisht, me mundësinë që ka sot për të luajtur një rol me nivel më të lartë në shkallë botërore, për të formuar aleanca të reja.

Përpjekja e SHBA-së për të ruajtur pozicionin e saj në piramidën botërore imperialiste dhe ajo e Kinës për të përmirësuar pozicionin e saj, në kombinim me rigrupimet dhe me rolin e forcave të tjera botërore, si Rusia, BE-ja, India, është baza e vërtetë, në të cilën janë duke u ashpërsuar këto antagonizma.

Në këtë mënyrë mund të interpretohet, për shembull, e ashtuquajtura “lufta tregtare” midis SHBA-së – Kinës, mohimi prej SHBA-së i organizmave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, zhvillimi i forcave ushtarake amerikane në Detin Kinez, një frymë larg ujërave territoriale të Kinës, përpjekja e Kinës për të shtuar ndikimin e saj ndaj aleatëve të SHBA-së, duke shfrytëzuar fuqinë e saj ekonomike dhe planin e saj madhështor të “Rrugës së re të Mëndafshit”.

Në këtë mënyrë shpjegohet transferimi i investimeve amerikane nga Kina drejt Indisë, i cili çon akoma dhe drejt incidenteve ushtarake ndërmjet dy shteteve aziatike, siç ndodhi përpara disa ditësh në kufijtë midis tyre.

Por edhe përpjekja e SHBA-së për të imponuar kushtet e bllokimit ndaj investimeve kineze dhe ndaj blerjes së grupeve strategjike të teknologjisë prej tyre, jo vetëm në territorin e saj, por edhe në shtetet - aleate të saj, duke iu drejtuar çështjeve të sigurisë së NATO-s, siç ndodhi në rastin e zhvillimit të rrjetit 5G në shtetet evropiane prej monopoleve kineze.

Për këtë arsye dhe NATO, pavarësisht kontradiktave në brendësinë e saj, deklaron se do të pengojë shndërrimin e krizës “higjienike” në një “krizë të sigurisë”, duke formuluar përforcimin e mëtejshëm të rolit të Kinës gjatë periudhës së pandemisë dhe ekspozitën, relativisht më të vogël, të ekonomisë së saj në krizën e re botërore.

Ashpërsimi i antagonizmave, në nivel botëror, i shton kërcënimet ndaj popujve dhe lë të gjitha shtigjet e mundshme të zhvillimit të tyre të hapura. Popujt e kanë në dorë që mos të bëhen përsëri viktimat e këtyre konflikteve, por nëpërmjet luftës së tyre, të dalin fitimtarë.

 

Artikulli ribotohet nga rubrika në gazetën Rizospasti, "I Apopsi mas"