Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DY-DITORI I 30-të ANTI-IMPERIALIST i RINISË KOMUNISTE TË GREQISË (KNE)

Në Greqi dhe Turqi armiku është i njëjtë: NATO, qeveritë dhe kapitalizmi. Socializmi është e ardhmja!

Nga data 11 deri më 13 korrik 2021, në ishullin e Mitilinit në Greqi u zhvillua Dy-ditori i 30-të anti-imperialist i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), në të cilin morën pjesë mijëra të rinj nga e gjithë Greqia, duke respektuar protokollet e nevojshme shëndetësore për përballjen e pandemisë.

Gjithashtu morën pjesë Delegacione nga Partia Komuniste e Turqisë dhe Rinia Komuniste e Turqisë.

 

Nga zemra e detit Egje, aty ku kryqëzohet polemikat imperialiste, ku shpaloset drama e refugjatëve, mijëra kampistë dërguan mesazh kundër planeve imperialiste të SHBA-NATO-BE, të cilët gjakosin popujt.

Të rinjtë nga e gjithë Greqia pushuan me këngë, shfaqje teatrale, lojëra sportive, por gjithashtu edhe me aktivitetet e tyre politike që ngritën front kundër nacionalizmit dhe kozmopolitizmit të kapitalit të cilat përbëjnë mjete për promovimin e interesave të kapitalistëve, si dhe dërguan mesazh internacionalist, të koordinimit dhe aktivitetit të përbashkët me popullin turk.

Dy-ditori Anti-imperialist i këtij viti tregoi nevojën e luftës së popujve kundër planeve dhe interesave imperialiste të klasave borgjeze, rrugën e paqes dhe miqësisë së popujve, e cila është rruga e socializmit. Sepse vetëm në këtë rrugë, në rrugën e luftës për pushtetin e punëtorëve në çdo shtet, formohen dhe kushtet për paqen e vërtetë dhe prosperitet të popujve.

Në aktivitetin qendror politik të këtij dy-ditori përshëndetën me fjalimin e tyre Dhimitri Kucubas, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Qemal Okujan, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Turqisë (TKP), ndërsa fjalimin qendror e mbajti N. Abatielos, Sekretari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Në përshëndetjen e tij, Dh. Kucubas kritikoi ashpër pjesëmarrjen e klasave borgjeze të Greqisë dhe Turqisë në planet imperialiste të NATO-SHBA-BE në dëm të popujve të tjerë dhe theksoi, ndër të tjera, se:

 «Brenda këtij kontesti zhvillohen edhe marrëdhëniet antagoniste dhe bashkëpunimit që karakterizojnë marrëdhëniet e klasave borgjeze të Greqisë dhe Turqisë. Në varësi të fazës në të cilat ato ndodhen, e "veshin" politikën e tyre herë me helmin e nacionalizmit dhe herë me krimbin e kozmopolitizmit.

Punonjësit e dy vendeve fqinje rrezikohen si nga përshkallëzimi i konfliktit ushtarak dhe nga aventurizmi i luftës, që i kthejnë popujt, rininë në "mish për top", ashtu dhe nga e ashtuquajtura "paqja" e tyre imperialiste, e cila përgatit raundin e ri të luftërave të tyre, përmes plaçkitjes së burimeve të popujve dhe shkatërrimit të mjedisit nga monopolet,  që e sjell famëkeqja "bashkë-shfrytëzim".

Por, ne jemi të sigurt, të dy popujt mund të hartojnë një rrugë tjetër të zhvillimit! Ata mund të thyejnë këtë "cikël vicioz" të mënyrës kapitaliste të jetës! Mjafton që ata të besojnë në fuqinë e tyre! Të vënë në shënjestër kundërshtarin e tyre të vërtetë! Do të kujdesemi ne për këtë! Dora për dore me shokët tanë të Partisë Komuniste të Turqisë! Sepse armiqtë tanë të vërtetë nuk janë popujt fqinjë! Është kapitalizmi, monopolet, aleancat e tyre imperialiste, të tilla si NATO.

Kemi me vete sot shokët nga Partia dhe Rinia Komuniste e Turqisë, për të dërguar së bashku një "bori" të përbashkët lufte, për të drejtën e popujve tanë për të jetuar paqësisht, me prosperitet, ashtu siç e meritojnë me të vërtetë.

Për vite me radhë KKE dhe TKP kanë zhvilluar një bashkëpunim të ngushtë, komunist, si për rindërtimin revolucionar të Lëvizjes Ndërkombëtare Komuniste ashtu edhe për luftën e përbashkët mes dy popujve. Ne zhvillojmë iniciativa dhe qëndrime të rëndësishme të përbashkëta:

- Kundër çdo episodi të nxehtë dhe përfshirjes në luftë.

- Kundër shkeljeve të kufijve dhe mosnjohjeve të traktateve ndërkombëtare që kanë vendosur kufijtë në rajon.

- Për mos-ndryshimin e kufijve dhe Traktatet që i përcaktojnë ato.

- Kundër shpenzimeve kolosale ushtarake në të dy vendet, të cilat krijojnë një sfond për përfshirje në luftë.

- Kundër konkurrencës për shfrytëzimin të hidrokarbureve të detit Egje nga monopolet dhe planet për "shfrytëzimin e tyre të përbashkët" nga klasat shfrytëzuese e të dy vendeve dhe aleatëve të tyre të fortë.

- Kundër përfshirjes së Greqisë dhe Turqisë në planet imperialiste, për kthimin e forcave ushtarake nga misionet e NATO-s dhe misionet e tjera imperialiste jashtë kufijve.

- Për shkëputjen e vendeve nga aleancat imperialiste, për të dëbuar bazat ushtarake amerikane dhe të NATO-s nga vendet tona.

Komunistët në Turqi dhe Greqi po ecin krah për krah në rrugën e internacionalizmit proletar.

Ne luftojmë së bashku për të përhapur kudo mesazhin.

Popujt tanë fqinjë duan dhe pretendojnë të jetojnë në paqe, me bashkëpunim dhe miqësi, me marrëdhënie të barabarta reciproke.

Ne po luftojmë për të krijuar në vendet tona kushtet për të përmbysur përfundimisht sistemin e vjetër të shfrytëzimit dhe mjerimit, kapitalizmin.

Ne, së bashku, të gjithë popujt e Botës, mund të ndërtojmë një shoqëri të re, socializmin – komunizmin!»

I gjithë fjalimi përshëndetës (në anglisht) i Dh. Kucubas, këtu - http://inter.kke.gr/en/articles/GREETING-SPEECH-OF-THE-GS-OF-THE-CC-OF-KKE-DIMITRIS-KOUTSOUMPAS-AT-THE-30TH-ANTI-IMPERIALIST-TWO-DAY-CAMP-OF-KNE/

Nga ana e tij Qemal Okujan, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Turqisë (TKP) theksoi se «Komunistët e Greqisë dhe Turqisë i dërgojnë fuqi njëri tjetrit dhe do të fitojnë»  - i gjithë fjalimi përshëndetës (në anglisht) i Qemal Okujan, këtu -  https://www.tkp.org.tr/en/international/the-speech-of-kemal-okuyan-general-secretary-of-the-communist-party-of-turkey/

Në fjalimin e tij, N. Abatielos, Sekretari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) i u referua me detaje zhvillimeve politike në Greqi dhe rajon, problemeve me të cilat përballet rinia dhe theksoi se shpresa gjendet në luftën e popujve, Socializmi është e ardhmja! I gjithë fjalimi i N. Abatielos (në anglisht), këtu -  http://inter.kke.gr/en/articles/Speech-of-Nikos-Ambatielos-Secretary-of-the-CC-of-KNE-member-of-the-CC-of-the-KKE-at-the-30thTwo-Day-Anti-imperialist-Camp/

Një moment i veçantë në ngjarjen qendrore politike

Menjëherë pas përshëndetjes së tij në tubim, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Turqisë, Qemal Okujan, thirri në podium për të dekoruar Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, me Dekoratën e Miqësisë «Mustafa Subhi». Është një Dekoratë me emrin e Mustafa Subhi, të revolucionarit turk dhe themeluesi i Partisë Komuniste të Turqisë (TKP), i cili u vra së bashku me 14 shokët e tij në vitin 1921 nga shteti borgjez. Në kuadrin e 100 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Turqisë, Komiteti Qendror i saj vendosi të japë këtë dekoratë çdo vit për një shok, për të nderuar si kujtimin e themeluesve të Partisë Komuniste të Turqisë, ashtu dhe për të nderuar miqtë e partisë të cilët kanë kontribuar në luftën e saj. Çmimi i 1-rë, i vitit 2020, iu dha shokut Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të KKE, për bashkëpunimin e ngushtë politik dhe miqësinë e kahershme midis dy partive. Për shkak të pandemisë, dekorata iu dha atij në këtë takim.

Gjithashtu, Qemal Okujan i ofroi Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të KKE portretin e Niko Zahariadhis, i cili ishte pikturuar nga artisti komunist Irfan Ertel. Kjo vepër është pjesë e një ekspozite kushtuar 100 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Turqisë, e cila përfshinte portrete të qindra njerëzve me ndikim në historinë e partisë dhe lëvizjes punëtore në Turqi. Ekspozita u prezantua në Qendrën Kulturore "Nazim Hikmet" në Shtator 2020 në 100 vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Turqisë._

 

 

Moments of the 30th Antiimperialist Camp of KNE