Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Njoftim për shtyp e KKE për Takimin Komunist Europian
Më 7 Dhjetor 2015, në Bruksel, me iniciativën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), u realizua Takimi Komunist Europian, në të cilin morrën pjesë 35 Parti Komuniste dhe Punëtore, me Temë: "Forcojmë luftën punëtore – popullore kundër barbarizmit kapitalist që lind luftërat, varfërinë, refugjatët dhe emigrantët. Për Europën e socializmit, të paqes dhe drejtësisë sociale".
Përfaqësuesit e Partive Komuniste dhe Punëtore patën mundësinë të shkëmbenin përvojë dhe informacione mbi situatën në vendet e tyre si dhe për aktivitetet e partive të tyre. Diskutuan për zhvillimet që janë formuar për shkak të krizës kapitaliste dhe intensifikimit të antagonizmave ndër-imperialiste.
Në qendër të vëmendjes u gjëndën çështjet e luftës imperialiste në Siri, por edhe zhvillimet e rrezikshme në Ukrainë, çështja e emigrantëve – refugjatëve dhe sulmi i kapitalit, i qeverive antipopullore dhe BE-së mbi të drejtat dhe arritjet e klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore. Sulmi, i cili zhvillohet i sinkronizuar me antikomunizmin që i vë pengesa veprimtarisë së PK-ve dhe vë në shinjestër luftën punëtore – popullore.
Shumë përfaqësues të Partive theksuan rolin reaksionar, që luajtën në këto zhvillime organizmat imperialiste të NATO-s dhe BE-së, theksuan nevojën e forcimit të luftës popullore kundër Marrëveshjes Transatlantike e Tregtisë dhe të Investimeve (TTIP) ndërmjet BE-së dhe SHBA-së, "mburojën" e antiraketave të NATO-s, si dhe tërësisht kundër kapitalizmit dhe monopoleve.
Shumë përfaqësues të partive përmendën rolin e dëmshëm të socialdemokracis së vjetër dhe "të re" që kultivon iluzione për korrigjim të "kapitalizmit".
Përfaqësuesit e Partive Komuniste dhe Punëtore përshëndetën luftërat që po ndodhin në shumë vende për përbysje të masave antipopullore, për solidaritet me refugjatët dhe kundër forcave nacionaliste / fashiste, kundër luftës imperialiste, që të hapet rruga për një shoqëri pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu._
09.12.2015