Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PËR KONTESTIN POLITIK – USHTARAK TË BOTËS BASHKËKOHORE

Artikulli botohet i plotë nga revista Inspektimi Komunist (KOMEP), Organ Teorik dhe Politik i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)


"Udhët e paqes dhe prosperitetit" që u kishin premtuar popujve  kundërshtarët e ndryshëm të socializmit, pas përmbysjes së tij në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të Europës Lindore, nuk u "hapën" kurrë. Tre dekada më vonë, "bota jonë bashkëkohore", pavarësisht përparimit të teknologjisë, është bërë më mizore dhe çnjerëzore ndaj punëtorit në të gjithë botën. Në të u hoqën arritje historike të klasës punëtore, ndërsa krizat e njëpasnjëshme kapitaliste i shtuan edhe më shumë ngërçet shoqërore dhe ekonomike të popujve. Shkatërrimi i mjedis u vazhduan, jo rrallëherë nën maskën e "zhvillimit të gjelbër". Sistemet shëndetësore publike dhe mirëqenies sociale, ato të sigurimeve dhe të arsimit u zhvlerësuan gjithnjë e më shumë, duke rritur barrikadat klasore për përmbushjen e nevojave bashkëkohore shoqërore. Çdo vit dhjetëra miliona njerëz detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre si rezultat i shfrytëzimit, të ndërhyrjeve ushtarake dhe luftërave, ku mijëra njerëz humbasin jetën.

"Bota jonë bashkëkohore" është bota ku marrëdhëniet e prodhimit kapitalist mbizotërojnë në çdo cep të saj dhe kompanitë gjigante - monopolet, luajnë një rol vendimtar në jetën ekonomike të çdo shteti kapitalist, dhe që në bazë të forcës ekonomike dhe politike - ushtarake, integron dhe kap vendin e vet në sistemin botëror të imperializmit, duke formuar kështu marrëdhënie  ndërvarësie të pabarabarta me shtetet e tjera. Madje, kjo pozitë mund të ndryshojë për shkak të zhvillimit asimetrik, meqenëse «... në kushtet e kapitalizmit nuk mund të ekzistojë zhvillim simetrik të ndërmarrjeve të ndara, trusteve, sektorëve të industrisë dhe shteteve»{1} dhe natyrisht, as për një sekondë nuk mund të ndalojë lufta e kapitalistëve për fitim, e cila është forca lëvizëse e çdo ekonomie kapitaliste. Kryhet një luftë e ashpër se si do të ndahen pjesët e tregut në çdo industri, në çdo shtet, rajon dhe në botë, përmes një gjuetie të pamëshirshme se kush do të marrë nën kontroll depozitat e energjisë, pasuritë minerale, rrugët e transportit e të mallrave, etj.

Kjo luftë "përqafon" çdo aspekt të ekonomive kapitaliste, madje edhe vaksinat, ilaçet, siç e shohim në mënyrë shumë karakteristike në këtë periudhë me evoluimin e pandemisë.

Ajo përhapet në çdo cep të globit. Në Euroazi dhe Mesdheun Lindor, në Gjirin Persik dhe Paqësorin Jugor, në Afrikë dhe Amerikën Latine, në Arktikë dhe Azinë Qendrore, kudo përplasen monopole të fuqishme, shtetet kapitaliste dhe aleancat e tyre. Përshkallëzimi i kësaj lufte, aty ku nuk mjaftojnë "luftërat" tregtare dhe ekonomike dhe mjetet e ndryshme politiko-diplomatike, çon në përdorimin e mjeteve ushtarake.

Në vitet e fundit, vazhdon të mbetet në epiqendër rajoni i Mesdheut Lindor, luftërat në Siri dhe Libi, planet luftarake të SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit, përfshirja e SHBA-ve në Amerikën Latine kundër Kubës, Venezuelës dhe Bolivisë, pretendimet kineze kundër Vietnamit dhe shteteve të tjera të Paqësorit me përfshirjen e SHBA-ve në Detin e Kinës Jugore dhe në Tajvan, lufta në Arabinë Saudite kundër Jemenit. Në të njëjtën kohë, situata në rajonin e Ukrainës Lindore (Donbass) dhe Krimesë, në Kaukaz dhe Ballkanin Perëndimor mbetet e ndezshme, ndërsa po bëhen plane imperialiste kundër popujve të Qipros, Palestinës, të cilët jetojnë nën okupimin e huaj për dekada.

Në këto rrethana, është e rëndësishme të theksohen elementet dhe tendencat e reja, si dhe të jepen përgjigje sa është mundur në kontekstin e këtij artikulli, disa keqkuptime dhe konfuzione që po qarkullojnë forcat borgjeze dhe oportuniste.

 

Dy-polariteti i ri SHBA - Kinë dhe karakteri i tij

Një element relativisht i ri, i cili gjithnjë e më shumë karakterizon marrëdhëniet ndërkombëtare, është përshkallëzimi i konfrontimit SHBA - Kinë. SHBA-të mbeten sot forca më e fuqishme ekonomike dhe politiko-ushtarake në botën kapitaliste. SHBA-të vazhdojnë të kenë PBB-në më të madhe, krahasuar me çdo shtet tjetër, e vlerësuar në 19,4 trilionë dollarë, që përbën 24,4% të ekonomisë botërore. SHBA-të kanë forcat e armatosura më të fuqishme, me një larmi të gjerë armësh vdekjeprurëse, duke siguruar modernizime të vazhdueshme të arsenalit të tyre ushtarak, siç do ta shohim dhe në vazhdim, me buxhetin më të madh të luftës dhe praninë ushtarake në dhjetëra shtete. Njëkohësisht kanë një përfaqësim të fortë dhe të padiskutueshëm në të gjitha marrëveshjet dhe organizmat ndërshtetërore, duke synuar, me përdorimin edhe të mjeteve politiko-diplomatike, në nivele shumëpalësh dhe dypalëshe, të sigurojnë një epërsi të fortë ndaj antagonistëve të tyre.

Në të njëjtën kohë, Kina po forcon, si fuqinë e saj ekonomike ashtu dhe atë politiko-ushtarake. PBB-ja e saj vlerësohet në 12,2 trilionë dollarë, që përbën 15,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të botës, megjithatë, me kushte të barazisë së fuqisë blerëse (PPP) që nga viti 2016, ekonomia kineze është më e madhja në botë. Siç do ta shohim dhe më poshtë, Kina po modernizon gradualisht forcat e saj të armatosura dhe është ngjitur në vendin e 2-të për sa i përket shpenzimeve ushtarake pas SHBA-ve, ndërsa rrit dhe mjetet e saj politike, diplomatike për të forcuar pozitën e saj.

Bëhet e dukshme, se këto dy fuqi, SHBA dhe Kina, të cilat janë në distancë nga shtetet e tjera, më të fortat ekonomikisht, po konkurrojnë me njëra-tjetrën për të mbizotëruar. Një konfrontim ky, i cili në parim ka prapavijë ekonomike, meqenëse të dy fuqitë përplasen në shumë "fronte" dhe kjo u pasqyrua në një periudhë me një seri luftërash tregtare midis dy fuqive, me rastin e rritjes dramatike të deficitit tregtar të SHBA-ve në tregtinë dypalëshe me Kinën. Mbi këtë terren, SHBA-të vendosën tarifa dhjetëra miliarda dollarësh ndaj mallrave kineze, diçka që u pasua me tarifa të ngjashme kineze për mallrat me vlerë të SHBA-ve dhe marrëveshjet për de-përshkallëzimin e krizës, që siç duket kanë një karakter të përkohshëm. SHBA-të po i japin një rëndësi të veçantë synimit të tyre për të qëndruar përpara në nivelin e teknologjisë së re, kështu për shembull, rritin përpjekjet e tyre për të përjashtuar Kinën nga rrjetet 5G, të cilat do të sjellin fitime kolosale në të ardhmen e afërt për monopolet që aktivizohen në telekomunikacione dhe teknologji të reja {2}, ndërsa Kina promovon me depërtimin e monopoleve të saj të mëdha, «në rrugën e mëndafshit».

Sigurisht, të gjitha sa më sipër kanë një reflektim të drejtpërdrejtë në nivelin politiko - diplomatik dhe ushtarak. Është karakteristike që SHBA-të akuzuan Kinën për pandeminë e koronavirusit, për vjedhjen e teknologjive, për "irredentizëm", për shkeljen e "të drejtave demokratike" etj., ndërsa nga ana e Kinës, me "mjet" marrëveshjet ekonomik dhe tregtare, synon të përçajë aleancat tradicionale të SHBA-ve. Në këtë drejtim, SHBA-të po përshtatin dogmën e vet, duke vendosur Kinën si rival kryesor të tyre Kinën, diçka që ndryshon me zgjedhjen e Joe Biden në presidencën e SHBA-ve.

SHBA-të përpiqen ta "veshin" me idealizma antikomuniste luftën që ka shpërthyer, ndërsa Kina po përdor idealizmat e "demokratizimit" të marrëdhënieve ndërkombëtare brenda sistemit global imperialist dhe përqendrohet në nevojën për të kapërcyer "botën monopoliste", në favor të një bote tjetër, asaj "multipolare" dhe kundër imponimit të politikës amerikane.

Këto argumente politike të dy fuqive më të mëdha ekonomike botërore ngrenë disa pyetje: Pse po zhvillohet? A mund të konsiderojmë se kemi, si në kohën e BRSS, një përballje të ngjashme midis dy shteteve me sisteme të ndryshme social-politike? Kemi një përballje të fuqisë më të madhe kapitaliste me një forcë socialiste? Konfuzioni midis punëtorëve, në lidhje me këto pyetje, veçanërisht aty ku ka PK që ende e shikojnë Kinën si një shtet socialist, ose një shtet që "ndërton socializëm me karakteristika kineze", është i madh.

Ja vlen, pra, të ndalemi shkurtimisht në karakterin e këtij rivaliteti. Ka shumë rëndësi të qëndrojmë në vlerësimin konkret të realiteti social-ekonomik në Kinë. E vërteta është se sot në Kinë, pavarësisht nga fakti se qeveris një parti që ka titullin "komuniste", sundojnë marrëdhëniet kapitaliste të prodhimit. Duke filluar nga viti 2012 dhe deri më sot në mënyrë të qëndrueshme mbi 60% e PBB-së së Kinës prodhohet nga sektori privat{3}. Shteti kinez ka formuar një "arsenal" të plotë ndihme për kapitalistët kinezë i cili përfshin masa të ngjashme me ato që zbatohen në pjesën tjetër të botës kapitaliste. Nuk është rastësi, pra, që në vitin 2020, mes krizës së vazhdueshme kapitaliste, ku pandemia ka vepruar si një katalizator, miliarderët kinezë kanë arritur në 596 persona, duke tejkaluar SHBA-të për herë të parë e cila kishte 537. Në listën, e cila qarkullon, në dispozicion të kapitalistëve më të fuqishëm kinezë janë grupe të bizneseve kolosale të tregtisë elektronike, fabrika, hotele, qendra tregtare, kinema, mjete të rrjetit social, kompani të telefonisë mobile etj.{4}. Në të njëjtën kohë sipas shifrave zyrtare, papunësia, një element ky i të gjitha ekonomive kapitaliste, është në 5,3% dhe objektivi i qeverisë kineze është që kjo shifër të mbetet nën 6% {5}. Njëkohësisht, dhjetëra miliona migrantë të brendshëm, vlerësohen në 290 milion, të cilët janë të punësuar në punë të përkohshme dhe ata që mund të mbeten të papunë nuk llogariten në statistikat zyrtare dhe mund të arrijnë deri në 30% të fuqisë punëtore të vendit {6}. Dhjetëra miliona njerëz janë jashtë nga shërbimet shoqërore moderne, të tilla si arsimi teknik dhe i lartë, kujdesi shëndetësor, për shkak të komercializimit të tyre dhe duke pasur parasysh që të ardhurat e tyre janë shumë të ulëta {7}. Është karakteristike që në një fushë ku Kuba shkëlqen, siç është numri i mjekëve për 10 mijë popullsi, ku indeksi Kuban është më i larti në botë (82), Kina gjendet ndër vendet me indeksin më të ulët (18) {8}.  Ata që festojnë duke thënë se po zhduket varfëria ekstreme, heshtin faktin se ajo qëndron në 1.9 dollarë në ditë, ndërsa shkalla e varfërisë në Kinë arrin deri në 24%, nëse kjo vlerësohet me të ardhurat nën 5.5 dollarë në ditë {9}.

Të mësipërmet, kur krahasohen me luksin e miliarderëve dhe milionerëve kinezë, tregojnë qartë padrejtësinë dhe shfrytëzimin e madh shoqëror që karakterizon mënyrën kapitaliste të prodhimit edhe në Kinë.

Pra, kur flasim për SHBA-të dhe Kinën, ne po flasim për dy forca të botës së sotme kapitaliste. Kina, është sot anëtare aktive e çdo bashkësie ndërkombëtare kapitaliste, siç është Organizata Botërore e Tregtisë, Banka Botërore, është e lidhur ngushtë me ekonominë globale kapitaliste {10}. Mjafton të themi se vetëm obligacionet amerikane, që gjenden në duart kineze, e tejkalojnë shifrën e 1.1 trilion dollarësh.

Janë të pabazuara pretendimet që thonë se Kina, si dikur Rusia Sovjetike, ndjek politikë NEP-iste, duke bashkëpunuar me kapital privat, për të zhvilluar forcat e saj prodhuese. Ekzistojnë dallime të mëdha të NEP-it dhe situatës aktuale në Kinë, si p.sh. kohëzgjatja, ose se NEP-i kishte karakterin e "tërheqjes", siç theksonte shumë herë Lenini {11} si dhe kjo nuk ishte bërë ideologji si një element i ndërtimit socialist, siç bëhet me mbizotërimin e marrëdhënieve kapitaliste në Kinë, me idealizma ai "socializëm me karakteristikat kineze". Për më tepër, gjatë periudhës së NEP-it jo vetëm që biznesmenët nuk u lejuan të ishin anëtarë të partisë bolshevike, por në bazë të së dy Kushtetutave Sovjetike (1918 dhe 1925), të cilat u miratuan në atë kohë, ata u privuan nga të drejtat e tyre politike, në të kundërt me Kinën e sotme, ku dhjetëra biznesmenë mbajnë poste në parlament dhe në PK.

As, sigurisht, BRSS nuk mund të krahasohet me Kinën e sotme. Edhe në periudhën ku në BRSS kishin dominuar në Partia Komuniste dhe në shtetin Sovjetik nocionet e forcimit të "tregut", të marrëdhënieve mall-para, të "garës paqësore" me vendet kapitaliste, dhe ndërlidhja e BRSS me ekonominë botërore kapitaliste ndikuan në vendimet politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit sovjetik, ato kurrë nuk mund të krahasohen në madhësi dhe në cilësi me Kinën e sotme, as ndërlidhja e ekonomisë Sovjetike me atë botërore, as niveli i zhvillimit të marrëdhënieve kapitaliste në të.

Kështu, "dy-polariteti" i ri nuk ka asnjë lidhje me përballjen SHBA - BRSS, pasi sot SHBA dhe Kina përplasen në terrenin e dominimit të marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit, të cilat sundojnë në këto shtete dhe çojnë në luftë për lëndët e para, për rrugët e transportit të mallrave, pjesëve të tregut, të ndikimit gjeopolitik, të cilat nuk mund ta fshehin faktin se kemi të bëjmë me një luftë ndër-imperialiste për mbizotërimin në sistemin imperialist.

Interesi i SHBA-ve për të blerë bonot e saj nga Kina dhe tregu i madh amerikan si një vend për të shitur mallrat e prodhuara në Kinë, shkojnë paralelisht me përshkallëzimin e konfrontimit midis dy fuqive e cila merr karakter global, meqenëse ajo shfaqet njëkohësisht në shumë rajone të botës dhe në të cilat përfshihen gjithnjë e më shumë organizata dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare, shumëpalëshe. Ky fakt tregon se ndërvarësia e ekonomive kapitaliste mund të shkojë “dorë për dore” me intensifikimin e kontradiktave ndër-imperialiste. Linja politike e "ri-zbutjes së dragoit", përmes marrëveshjeve shumëpalëshe të SHBA-ve me shtetet e Amerikës Qendrore e Jugore si dhe të Oqeanit Paqësor, e ndjekur nga udhëheqja e SHBA-ve para Trump-it, nuk solli rezultatet e pritura prej tyre dhe më vonë u zëvendësua nga një qëndrim më i ashpër ndaj Kinës.

Shfaqja e Joe Biden në Presidencën amerikane dhe e asaj pjese të klasës borgjeze që ai përfaqëson, mund t’i ndryshojë "tonet" e të sjellë ndryshime në taktikën që do të ndjekin SHBA-të, por, në asnjë rast nuk do të pezullohet konkurrenca e ashpër SHBA - Kinë.

 

Planifikimi i NATO-s dhe lufta në brendësinë e saj

Gjithashtu, "krahu" politiko-ushtarak i imperializmit euro-atlantik paraqet elementë të rinj. Tani, strategjia e NATO-s karakterizohet nga zgjerimi i planifikuar në të gjithë globin, zgjerim me anëtarë të rinj dhe vendosja e partneriteteve me dhjetëra shtete, krijimi i njësive ushtarake të gatshme për luftë. Pavarësisht raporteve që thonë se në shënjestër të parë kanë “Shtetin Islamik - ISIS” dhe grupe të tjera kriminale të ngjashme, në samitet e larta, në Varshavë 2016, në Bruksel 2017 dhe 2018 dhe në Londër 2019, si dhe në këshillat e ministrave të Mbrojtjes, po promovohet plan që synon Rusinë dhe Iranin, ndërsa në këtë kornizë është përfshirë gjithashtu edhe Kina. Në këtë objektiv synon gjithashtu dhe krijimi i njësive të këmbësorisë, ajrore dhe detare plotësisht të pajisura, të cilat do të jenë në gjendje të ndërhyjnë brenda 30 ditëve, në çdo front që do të zgjidhet nga stafi i NATO-s (e quajtura katër 30-çet).

Trupat e NATO-s mbeten në Afganistan dhe Kosovë. Operacionet detare Guardian Sea vazhdojnë në Mesdhe, flota SNMG2 gjendet në Egje, mbështetet operacioni i BE "SOPHIA e re" në Libi. Përbërja e Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s ka arritur në 40,000 trupa. 8 komanda u krijuan në Europën Lindore. Në Shtetet Baltike dhe Poloni u promovuan 4 Formacione Luftarake shumëkombëshe. Prania në Detin e Zi u forcua. Prania e NATO-s tani po ndihet jo vetëm në tre ish-Republikat Sovjetike Baltike (Estoni, Lituani, Letoni), por edhe në Gjeorgji dhe Ukrainë, ndërsa me marrëveshjen "e paqes" në Nagorno - Karabah Turqia e NATO-s po forcon pozitën e saj politike-ushtarake në Azerbajxhan, duke kontrolluar "kanalin" që lidh Detin e Zi me Detin Kaspik.

Në të njëjtën kohë, brenda NATO-s manifestohen gjithnjë e më shumë kontradikta midis SHBA - Gjermanisë ose SHBA - Francës, si dhe Franca- Gjermani, por edhe kontradikta të tjera të rëndësishme, të tilla si Turqi - Francë ose Turqi - Greqi. Deklaratat e Macron se "NATO nga ana trurit është e vdekur",  janë tipike. Deri më tani këto kontradikta janë zgjidhur nga kompromise të ndryshme të përkohshme, shpesh në mënyrë "zjarrfikëse", por "lëmshi" i tyre po bëhet gjithnjë e më i komplikuar, duke sfiduar funksionalitetin dhe dinamikën e kësaj ujk-aleance imperialiste edhe nga forcat politike dhe analistët borgjezë.

Partia jonë është protagoniste në Greqi si dhe në nivelin Europian e ndërkombëtar në luftën kundër organizatës imperialiste të NATO-s dhe planeve e saj, në përfshirjen e vendit tonë në to. Partia jonë konsideron se pikëpamje, të cilat zhvillohen edhe nga disa PK, që shfaqin si kërkesë "shpërbërjen e NATO-s" të shkëputur nga lufta për shkëputjen e çdo shteti nga NATO, e dobësojnë luftën kundër kësaj organizate imperialiste. Refuzimi i luftës për shkëputjen e secilit shtet dhe madje me argumentin e "papjekurisë" së kushteve nuk tregon "realizëm", por tendencë kompromisi me korrelacionin negativ të forcës, i cili çon në fjalët e lehta të "shpërbërjes". Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ngre çështjen e shkëputjes nga NATO dhe nga çdo bashkimi imperialist, dhe konsideron se një shkëputje e tillë mund të jetë me të vërtetë në favor të interesave popullore, vetëm nëse kjo garantohet nga pushteti i punëtorëve, dhe kjo sepse, ndër të tjera, kemi përvojën p.sh e tërheqjes së përkohshme në të kaluarës nga shtete (Franca, Greqia) nga krahu ushtarak i NATO-s, në kontekstin e antagonizmave brenda-borgjeze, të cilat më pas riprodhuan po të njëjtat probleme.

 

Bashkimi i kapitalit në Europë, BE-ja

Kontradikta po shfaqen gjithashtu edhe brenda BE-së {12}. Manifestimi asimetrik i krizës ndikon në ndryshimin e ekuilibrave. Pozita e Gjermanisë ndaj Francës dhe Italisë është forcuar edhe më shumë, ashtu si dhe të gjithë faktorët e përgjithshëm që fuqizojnë forcat centrifugale të Eurozonës. Megjithatë, kjo nuk i mohon përfitimet ekzistuese që nxjerrin klasat borgjeze të vendeve - anëtare të BE-së nga tregu i madh dhe i përbashkët në konkurrencën ndërkombëtare me qendrat e tjera imperialiste.

BE-ja vazhdon të zbatojë boshtet e "strategjisë globale" të shpallur në korrik 2016. Ajo e sheh globin si "terrenin e saj strategjik" dhe vlerëson se ndryshimet në aleanca janë duke u zhvilluar {13}. Kina tashmë po shfaqet si partneri më i rëndësishëm i BE-së. Njëkohësisht, ky zhvillim, si dhe forcimi i përgjithshëm i Kinës në korrelacionin ndërkombëtar, ushqen dhe tendencat kundërpeshë të ri-ngrohjes së marrëdhënieve SHBA - Gjermani dhe forcimin e kohezionit të aleancës euro-atlantike. Në këtë drejtim lëviz edhe rritja e sanksioneve ekonomike dhe presioni i ushtruar nga BE së bashku me SHBA-të kundër Rusisë, me pretekstin e aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes së shkëputjes së rajoneve lindore të Ukrainës.

BE-ja, në mënyrë që të përmbushë qëllimet e saj ndërkombëtare për depërtim më efektiv të monopoleve europiane në vendet e treta, ka krijuar të ashtuquajturën "Bashkëpunim i Përhershëm i Strukturuar Ushtarak", PESCO{14}. Njëkohësisht promovohet "Iniciativa Europiane e Ndërhyrjes"{15} e frymëzuar nga Franca, në mënyrë që të kapërcehen vonesat që shkakton procesi i miratimit unanim të një vendimi për të kryer menjëherë misione imperialiste. Tashmë BE-ja ka shpalosur misione imperialiste në tre kontinente.

Në vitet e fundit janë marrë masa për të forcuar qëllimin e të ashtuquajturës "Autonomi Strategjike" në kontestin e forcimit të aleancës dhe të ndërhyrjeve të përbashkëta me NATO-n, e cila mbetet shtylla kryesore e sigurisë europiane.

Me kriterin e kompetencës ushtarake të pavarur forcohet planifikimi i zhvillimit të programeve kërkimore dhe armatimeve nga tregu i Bashkimit Europian, në një përpjekje për të ulur varësinë nga tregu amerikan i armatimit. Një rol të rëndësishëm luan financimi i të ashtuquajturit "Fondi Europian i Mbrojtjes" (EDF), përmes së cilit sigurohen fonde prej 5,5 miliardë euro në vit "për promovimin e aftësive mbrojtëse të BE-së". Që nga viti 2018, "Programi Europian i Zhvillimit Industrial në sektorin e Mbrojtjes" (EDIDP) është duke u zhvilluar dhe synon të mbështesë "konkurrencën dhe inovacionin e industrisë së mbrojtjes së BE-së". Në të njëjtën drejtim regjistrohen në buxhet paketa 13 miliardë euro për modernizimin e industrisë së mbrojtjes së BE-së dhe anëtarët e BE-së kërkohet që të japin 2% të PBB-së së tyre për armatimet e BE-së, dhe këto veç nga angazhimet që kanë ndaj NATO-s. PESCO po planifikohet të modernizojë të ashtuquajturën "lëvizshmëri ushtarake" për vendet-anëtare "për të ndërhyrë në krizat e jashtme duke patur aftësinë për të lëvizur lirshëm dhe shpejtë, trupa, personel civilë, materiale dhe pajisje". Jepet rëndësi në fillimin e "Vlerësimit të Koordinuar Vjetor të Mbrojtjes (CARD)" me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis Shteteve Anëtare. Ky është një mekanizëm i tipit "Semestri Evropian 6-mujor"{17}, për kontrollin e planeve ushtarake me synim që shtetet anëtare të zbatojnë kritere unike për politikën e sigurisë dhe mbrojtjes, për të adresuar sa më shumë që të jetë e mundur kontradiktat midis tyre.

Militarizimi i BE-së është duke u thelluar dhe kjo është regjistruar edhe në krijimin e "Mekanizmit Europian për Paqen (EMU)", të një fondi të ri përtej buxhetit (kontesti financiar shumëvjeçar 2021-2027), i cili do të disponojë një fond shtesë prej 10,5 miliardë euro.  Nga mekanizma do të financohen aktivitetet e "Politikës së Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët" (CFSP).

Gjithashtu po promovohen planet për të forcuar "Mekanizmin e Fqinjësisë, Zhvillimin dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar", të një mjeti të fuqishëm për ndërhyrjen e BE-së në vendet e treta.

Në të njëjtën kohë, Brexit-ti tregoi me mënyrë karakteristike prehjen e kontradiktave në brendësinë e BE-së. Këto kontradikta janë duke u shfrytëzuar nga fuqitë e tjera, siç u pa dhe nga mbështetja e SHBA-ve për Brexit, por edhe nga përpjekjet e SHBA-ve nga një anë për të promovuar marrëveshje të veçanta me vendet - anëtare të BE-së, dhe nga ana tjetër të vendosin sanksione ndaj monopoleve dhe vendeve të forta të BE-së, të tilla si Gjermania dhe Franca.

Sa më sipër provon se BE është qendra europiane imperialiste, e cila, megjithë kontradiktat e brendshme që manifestohen brenda saj, vepron në mënyrë drastike në favor të përfitimit të monopoleve të saj, për forcimin e pushtetit të së gjitha klasave borgjeze - anëtare të saj, promovon planet imperialiste në zona të tjera.

Është plotësisht çorientuese thirrja për forcimin e "Bashkëpunimit të Përbashkët të zgjeruar Europian në çështjet e mbrojtjes", të cilën e mbështesin forcat e të ashtuquajturës "Partia e së Majtës Europiane" (PME), dhe paraqitet si gjoja "kundërpeshë" ndaj NATO-s, madje reklamohet edhe nga euro-grupi i "majtë" GUE/NGL, me argumente si "siguria" e qytetarëve dhe "ulja e kostos" {18}. Kjo sepse organi imperialist i BE-së është si "mish e thua" i lidhur me NATO-n, 3/4 e anëtarëve të BE-së dhe të gjitha shtetet e saj më të forta janë gjithashtu anëtare të NATO-s, ndërsa misionet imperialiste të BE-së jashtë kufijve nuk kryhen për "Sigurinë e qytetarëve", por për përfitimet e monopoleve europiane. Dhe, siç do të tregojmë dhe më poshtë, shpenzimet e përbashkëta ushtarake të vendeve të BE-së nuk i ulën aspak shpenzimet e buxheteve kombëtare për qëllime luftarake.

Gjithashtu hidhet "hi në sytë" e popujve kur thuhen sofizma në lidhje me "demokratizimin" e BE-së dhe forcimin e "solidaritetit europian" ose të "baraz-vlerës" të vendeve anëtare, gjëra që fliten nga një seri forcash oportuniste, duke qortuar të ashtuquajturën "BE Gjermane" dhe duke promovuar nevojën për "korrigjimin" e BE-së. BE-ja, si një bashkim i kapitalit, kurrë nuk mund të jetë demokratike, solide dhe të pranojë baraz-vlerën. Gjithmonë në brendësinë e saj do të ekzistojnë marrëdhëniet e ndërvarësisë së pabarabartë dhe reaksion i saj do të intensifikohet, si ndaj brendësisë së saj, ndaj punëtorëve të shteteve-anëtare të saj, ashtu dhe jashtë saj, ndaj popujve të tjerë.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ndërmori iniciativën për të ngritur «Iniciativën Komuniste Europiane», në të cilën marrin pjesë Partitë Komuniste dhe Punëtore nga shumë vende Europiane dhe luftojnë kundër politikave antipopullore, planeve imperialiste të BE-së dhe NATO-s, mbrojnë të drejtën e çdo populli për të zgjedhur në mënyrë sovrane rrugën e tij të zhvillimit, duke përfshirë të drejtën e shkëputjes nga varësitë e shumanshme të BE-së dhe NATO-s, si dhe zgjedhjen socialiste {19}.

Dhe në këtë pikë, duke hapur një parantezë, duhet të shënojmë se synimi i PK, që bazohen në botëkuptimin e socializmit shkencor dhe marrin pjesë në «Iniciativën Komuniste Europiane», për të studiuar së bashku zhvillimet europiane dhe ndërkombëtare, për të arritur në konkluzione themelore të përbashkëta dhe për të koordinuar aktivitetin e tyre për problemet popullore dhe kauzën e klasës punëtore, kundër bashkësive imperialiste, përbën një hap koherent dhe i domosdoshëm në drejtim të formulimit të një strategjie bashkëkohore revolucionare. Me këtë proces të domosdoshëm, i cili mund t'i japë shtysë lëvizjes komuniste, nuk mund të bashkohen disa PK të Europës, të cilat ose kanë hequr dorë hapur nga marksizëm-leninizmi dhe mbeten "komuniste" vetëm në titull, ose po rishikojnë ligjet deterministe të revolucionit dhe ndërtimit socialist, duke përdorur si alibi mohimin e "modeleve", të "dogmatizmit" dhe të "homogjenizimit ideologjiko-politik". Ky fakt mund të përkeqësojë edhe më shumë prapambetjen ideologjike-politike, e cila shprehet me varësinë e këtyre partive nga analizat e vjetra strategjike të lëvizjes ndërkombëtare, të cilat janë përmbysur nga jeta dhe i çon ato drejt ngërçeve të mëdha, duke i lënë të ekspozuar para klasës punëtore dhe, në rastin më të mirë i bën ato "bisht të majtë" të socialdemokracisë në menaxhimin e sistemit.

 

Aleanca të reja politike, diplomatike dhe ushtarake dhe largimi nga ato të vjetra

Marrëdhëniet e ndërvarësisë së pabarabartë, të cilat përshkojnë marrëdhëniet e të gjitha shteteve kapitaliste, formohen përmes një numri organizmash, organizatash dhe marrëveshjesh ndërkombëtare dhe rajonale. Në këto gjithashtu pasqyrohet indirekt edhe korrelacioni i forcës, ndërsa shpesh kthehen në fusha konkurrence. Në vitet e fundit, pranë më të njohurave (p.sh. OKB, NATO, BE, OSBE, OBT, G7, G20), ku udhëhiqnin SHBA-të, u shfaqën edhe të reja, si BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrika e Jugut), Organizata e Bashkëpunimit Shanghai {21}, e udhëhequr nga Kina, Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive dhe Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, i udhëhequr nga Rusia.

Këto bashkësi, të cilat janë formuar në terrenin e kapitalizmit monopol, pavarësisht deklaratave të ndryshme dhe "fuqisë" së ndryshme të tyre, kanë të njëjtën shenjë klasore, janë bashkësi të shteteve kapitaliste dhe kanë për synim të forcojnë pushtetin dhe pozitën ekonomik dhe gjeopolitike të klasave borgjeze, që marrin pjesë në to, në ndarjen dhe rindarjen e planetit.

Në kushte, ku kriza kapitaliste dhe tendenca për të rishpërndarë pushtetin midis shteteve kapitaliste po intensifikohet, disa prej tyre po kalojnë tronditje serioze. Një shembull tipik është BRICS, i formuar në 2009 pa Afrikën e Jugut, e cila u bashkua në vitin 2010, filloi si një formë e bashkëpunimit të ekonomive me rritjen më të shpejtë. Në 5 shtetet që e përbëjnë atë, gjendet 42% e popullsisë së botës, ndërsa përbën më shumë se 26% e territorit të botës, që të 5 shtetet kanë më shumë se 25% të PBB-së botërore. Krijuan "Bankën e Zhvillimit" në një përpjekje për të miratuar plane të përbashkëta investimesh, ndërsa synuan gjithashtu të formulojnë qëllime të përbashkëta politiko-ekonomike, të tilla si p.sh. azhurnimi i kursit të këmbimit të monedhave të tyre kundrejt dollarit. Por, pavarësisht nga këto përpjekje të përbashkëta, megjithatë, ekzistojnë dhe kontradikta reale e të mëdha, të cilat janë në rritje, të tilla si konfrontimi midis Kinës dhe Indisë. Nën presidencën e Trump-it, strategjia e afrimit të SHBA-ve me Indinë dhe Brazilin u bë e dukshme, duke synuar kështu krijimin e çarjeve në kohezionin e kësaj organizate.

Situata të ngjashme shfaqen edhe në bashkësi të tjera, të tilla si p.sh. në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik , ku në periudhën e mëparshme interesat konkurruese euro-atlantike zgjodhën Armeninë, Bjellorusinë dhe Moldavinë si "hallka të dobëta",  duke u mbështetur mbi interesat dhe aspiratat e klasave borgjeze të këtyre shteteve arritën për momentin të "frenojnë" planet e përshpejtimit të bashkimit rajonal kapitalist, që ka hartuar Rusia.

Në periudhën e kaluar vështirësi hasën si APEC (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik në Azi dhe Paqësor){23}, ashtu dhe ASEAN (Bashkimi e Kombeve të Azisë Juglindore){24} ku janë forcuar fërkimet mbi qëndrimin ndaj pretendimeve të Kinës dhe përfshirjen amerikane në rajon.

Në kontinentin Amerikan ka disa shoqata rajonale {25}. Vlen të përmendet që ALBA ("Aleanca Bolivariane për Popujt e Amerikës") {26}, e cila përbënte një aleancë të Kubës me qeveritë socialdemokrate që ishin shfaqur në shtetet e Amerikës Latine, u “shpyllëzua” ndjeshëm pas ngritjes në pushtet të qeverive me orientim nga SHBA-të në Amerikën Latine. ALBA u promovua veçanërisht nga qeveria Venezuelës dhe forca të tjera të ngjashme, të cilat ishin ngjitur me parulla socialiste, për ndërtimin e "Socializmit të Shekullit 21" dhe variante të ndryshme të ngjashme të këtyre idealizmave, që natyrisht nuk kishin asnjë lidhje me ligjet deterministe të revolucionit dhe ndërtim socialist. Këto qeveri, të cilat kishin në një masë të konsiderueshme mbështetjen e shtresave të gjera të klasës punëtore dhe popullore, shprehën në praktikë interesat e pjesëve të klasës borgjeze, të cilat kërkonin ndryshim në menaxhimin e kapitalizmit dhe në aleancat e tyre ndërkombëtare, duke propozuar kështu "sovranitetin kombëtar" si parullën kryesore të tyre kundër imperializmit, të cilin në thelb ata e identifikojnë me atë të SHBA-ve. Në përpjekjet e tyre, ata kishin mbështetjen e Kinës dhe Rusisë, diçka që nuk kaloi pa u vënë re nga SHBA-të dhe BE-ja, të cilat përdorën të gjitha metodat, të tilla si ngrirja e llogarive bankare qeveritare, luftë tregtare, sanksione financiare, madje edhe organizime ose mbështetjen të puçeve të shtetit, për të penguar planet konkurruese, për të imponuar përmbysje politike që të ishin "të përshtatshme" për to. Partia jonë i dënoi këto veprime të imperialistëve euro-atlantikë, shprehu solidaritetin e saj para se të gjithash me PK-të në vendet e Amerikës Latine, si dhe me punëtorët, me popujt e rajonit, të cilët kanë të drejtë të përcaktojnë të ardhmen e tyre pa ndërhyrjet e huaja, dhe njëkohësisht treguam se asnjë menaxhim i kapitalizmit nuk mund të sigurojë prosperitetin dhe sovranitetin popullor, përveç pushtetit punëtorë.

Synimi që ka SHBA për të mbajtur “timonin” dhe dy-polariteti i ri në zhvillim me Kinën, po i çojnë në rishikimin e çdo aleancë që ata kanë, të rishikojnë marrëveshjet, të ristrukturojnë organizatat ndërkombëtare dhe të paralizojnë organizata të tjera, aty kur nuk munden të përdorin planet e tyre. Është karakteristike se si SHBA-të vitet e fundit kanë përdorur si “kopaçe” politike të tyre në rajon Organizatën Shteteve Amerikane {27}.

Njëkohësisht vihet re një sekuencë tërheqjesh të SHBA-ve nga marrëveshje dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare. Kështu që, mund të vërejmë se SHBA-të në vitet e fundit janë tërhequr: Fillimisht, në 2002, nën presidencës e George W. Bush, nga Marrëveshja e kontrollit të sistemi Anti-Ballistik (ABM), i cili ishte nënshkrua me BRSS-në në vitin 1972. Në vitin 2017 u tërhoqën nga UNESCO. Në 2018 u tërhoqën nga Marrëveshja për programin bërthamor të Iranit, e cila ishte nënshkruar në vitin 2015. Në vitin 2017, u tërhoqën nga Bashkëpunimi i Paqes (TPP), por gjithashtu vazhduan të ngrinin bisedimet për TTIP me Bashkimin Europian. Në vitin 2018, duke bërë presion se do të largoheshin nga NAFTA, e cila ishte nënshkruar në vitin 1994, ata patën sukses ta ndryshonin atë në USMCA {28}. Në 2019 largohen nga Marrëveshja për Kontrollin e Armëve Bërthamore me Diapazon të Mesëm (INF), që ishte nënshkruar në vitin 1987. Në vitin 2019 largohen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Në vitin 2020 nga Marrëveshja e «Qiejve të Hapur» {29}, e cila ishte nënshkrua në vitin 1992. Të gjitha të dhënat e deritanishme tregojnë se edhe Marrëveshja Strategjike e Kontrollit të Armëve Bërthamore (START 3), e cila ishte nënshkruar në vitin 2010 në vazhdim të Marrëveshjeve të mëparshme (1972, 1979 , 1993 e kështu me radhë) dhe skadon në Shkurt 2021, nuk do të rinovohet, me përgjegjësinë e SHBA-ve. Për më tepër, ata njoftuan se po shqyrtojnë të bëjnë edhe prova të reja bërthamore, duke shkelur  Marrëveshjen e ngjashme Ndërkombëtare të vitit 1963.

Kështu mund të shohim se procese të ndryshme të ndryshimit të ekuilibrit aktual të forcave midis shteteve kapitaliste, veçanërisht ato që gjenden në "majën" e "piramidës" imperialiste, po çojnë në rishikime, ri-dizajnime të traktateve dhe organizatave Ndërkombëtare.

Organizatat e fuqishme ndërkombëtare ndërshtetërore janë kthyer në mbulesë për promovimin e interesave të SHBA-ve, NATO-s dhe fuqive të tjera imperialiste. Në brendësinë e tyre po manifestohen konfrontime dhe kompromise të përkohshme midis fuqive të mëdha imperialiste. Kur nuk mund të arrihen kompromise, pasojnë pazaret, kërcënimet, madje dhe tërheqja nga Marrëveshjet e ndryshme, siç na tregon dhe qëndrimi i SHBA-ve dhe vendeve të tjera, të tilla si Rusia, e cila ka bërë ndryshime kushtetuese për të siguruar epërsinë e ligjit të saj kombëtar kundrejt ligjeve dhe rregulloreve ndërkombëtare, gjë që është i njëjtë me qëndrimin që mbajnë SHBA-të.

SHBA-të, në përpjekje për të siguruar epërsinë e tyre në sistemin imperialist, kërkojnë të "shqepin" e të "qepin" në përmasat e tyre rrjetën e organizatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat përshkojnë ndërvarësinë e pabarabartë të shteteve kapitaliste. Është karakteristike që Presidenti amerikan në ikje kërkoi madje të modifikojë formën aktuale të Samitit të 7 shteteve më të fuqishme kapitaliste (SHBA, Japonia, Kanada, Franca, Britania, Italia, Gjermania), duke e konsideruar atë të "vjetërsuar" dhe se duhet që të thirren edhe Australia, Koreja e Jugut, India dhe Rusia në një përpjekje për të formuar një aleancë të re anti-kineze. Duke vërtetuar se një rëndësi të veçantë i jepet rajonit Indo-Paqësor dhe përpjekjes për të lidhur Indinë me planet Amerikane, në një mjedis të intensifikimit të marrëdhënieve Kinë-Indi, së bashku me Japoninë dhe Australinë.

 

Tri mashtrime në lidhje me organizatat ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare

a) "Tërheqja e SHBA-ve" dhe "vakumi i pushtetit" në botë. Forca të ndryshme borgjeze dhe oportuniste interpretojnë tërheqjen e SHBA-ve nga një numër marrëveshjesh ndërkombëtare, ose zvogëlimin e pranisë ushtarake të SHBA-ve në disa vende, të tilla si Iraku dhe Afganistani, si një "tërheqje-zmbrapsje të SHBA-ve" dhe si një "vakum pushteti" në botë e cila mbulohet nga forca të tjera. Madje, nga "tifozët" e PAXAMERICANA u shprehën me entuziazëm të madh për zgjedhjen e "demokratit" Joe Biden në presidencën amerikane, duke vlerësuar se "më së fundi SHBA-të po rikthehen".

Është një "lexim" krejt i gabuar i realitetit, pasi SHBA-të nuk kanë nevojë të "rikthehet" diku, pasi ato kurrë nuk ishin larguar! SHBA-të, p.sh., kohët e fundit, e kanë shtuar praninë e tyre ushtarake në Greqi, Poloni, Baltik, në Azinë Juglindore, në Ballkan, etj., ndërsa diku tjetër e kanë zvogëluar. Pra, në mënyrë të gabuar, ri-dizajnimi i qëllimeve të SHBA-ve ose zgjedhja e "hallkave" ndaj të cilave SHBA-të japin rëndësi, "përkthehen" si një "tërheqje" e përgjithshme. Për më tepër kjo nuk vlen për ndikimin politik të SHBA-ve. Në rajonin tonë, kemi shembuj shumë tipikë se si "Marrëveshja e Prespës" që u nënshkrua me ndërhyrjen amerikane, që një shtet tjetër të anëtarësohet në NATO. Për më tepër, ishin SHBA-të ato që avancuan planin e ri për Palestinën, i cili synon të vendosë një "pllakë varri" në zgjidhjen e dy shteteve.

Në të njëjtën kohë, tendenca për të ndryshuar korrelacionin e forcës, e cila shoqërohet me ngritjen e fuqive të tjera imperialiste, është e qartë që zvogëlon ose vështirëson deri diku planet amerikane, siç u duk p.sh. në shembullin e Sirisë. Megjithatë, kjo nuk është vetëm për shkak të SHBA-ve, por dhe për shkak të forcimit të forcave të tjera, të cilat promovojnë interesat e tyre.

Ndërsa tërheqja e SHBA-ve nga një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, të përmendura më sipër, ka qëllim të qartë të ri-vendosë aleanca imperialiste në favor të tyre, në një mjedis, ku antagonizmat ndër-imperialistë krijojnë terrene si "rërë e gjallë".

b) Mbështetja në OKB dhe në të Drejtën Ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare, siç e njihnim kur ekzistonin BRSS dhe vendet e tjera socialiste ishte një rezultat i korrelacionit global të forcave të këtyre shteteve me vendet kapitaliste, tani nuk ekziston më. Sot OKB është formuar në bazë të korrelacionit aktual të forcave midis fuqive imperialiste. Fatkeqësisht, disa PK vazhdojnë të thërrasin p.sh. OKB-në dhe Hartën Statusore të saj sikur të jetonim 50 vjet më parë. Sikur nuk ekziston p.sh. marrëveshja e OKB-së me NATO-n, në të cilën NATO merr përsipër të nisë operacione imperialiste me "detyrë" nga OKB-ja, si ajo që u realizua në vitin 2011 në Libi. Sikur Harta Statusore e OKB-së nuk interpretohet ashtu siç u duket atyre e përshtatshme. Një shembull tipik është interpretimi i Nenit 51 (në lidhje me të drejtën e një shteti për vetëmbrojtje kundër sulmit të armatosur) nen në të cilin u mbështet Turqia për të pushtuar Sirinë dhe aktualisht mban të okupuar 10% të territorit Sirian. Arrijmë në kufijtë e absurditeti, kur shohim Turqinë në rastin e konfliktit Armeni-Azerbajxhan t’i qëndrojë pranë Azerbajxhanit duke patur alibi ligjin ndërkombëtar dhe nevojën për të rivendosur "integritetin territorial" të Azerbajxhanit, kur vetë Turqia në tre raste (Qipro, Siri, Irak) e shkel këtë parim duke pushtuar, dhe mban të pushtuara toka të huaja, duke copëtuar shtete të tjera.

Sot, pra, e Drejta Ndërkombëtare bëhet edhe më reaksionare dhe përdoret nga fuqitë imperialiste siç u përshtatet atyre {30}, në kontekstin e rivaliteteve të tyre dhe në dëm të popujve. Ne komunistët duhet të luftojmë kundër atyre pikëpamjeve që e errësojnë këtë fakt.

c) Riciklimi i debatit mbi "arkitekturën demokratike" të organizatave ndërkombëtare. Ndërsa zhvillimet po rrëzojnë iluzionet që ushqenin dhe kultivonin forcat e ndryshme borgjeze dhe oportuniste, se "globalizimi i ekonomive" çon në një sistem global në të cilin të gjitha problemet do të zgjidhen "paqësisht" nga e drejta ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare, në të njëjtën kohë, nuk ndalen kërkimet për zgjidhjet e një "reforme demokratike" të organizatave ndërkombëtare, duke filluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, duke përfshirë p.sh. Indinë dhe shtete të tjera të mëdha, që aktualisht nuk janë anëtare të saj. Propozime të tilla paraqiten si një pengesë për veprimet e "fuqive më agresive imperialiste" dhe si një hap drejt dominimit të një "bote multipolare".

Perceptime të tilla, pavarësisht nga dëshirat, zbukurojnë ideologjikisht barbarinë botërore imperialiste, meqenëse ata besojnë se kjo mundet të ndryshojë pa përmbysjen e nevojshme të kapitalizmit. Ata refuzojnë konceptimin leninist mbi imperializmin duke e shkëputur ekonominë nga politika. Për këto forca, imperializmi është veprimi politik dhe ushtarak i forcave më "agresive" kundër "sovranitetit kombëtar" të shteteve të tjera. Këto forca nuk kanë të vetëdijshme faktin se është konkurrenca monopole ajo që çon në ndërhyrje dhe luftëra imperialiste ushtarake dhe jo disa "forca më agresive". Ky antagonizëm kryhet me të gjitha mjetet që ka në dispozicion çdo pushtet kapitalist në çdo shtet, dhe natyrisht, kjo reflektohet në marrëveshjet ndërshtetërore dhe me aleancat e ndryshme. Në këto aleanca, klasat borgjeze lëshojnë një pjesë të sovranitetit kombëtar, të drejtat sovrane të shteteve të tyre, në mënyrë që të sigurojnë pushtetin e tyre dhe gjithnjë duke patur objektiv fitime të reja. Në të njëjtën kohë, ato përdorin edhe mjetet ushtarake, pasi «lufta është vazhdimi i politikës me mjete të dhunshme».

 

Fuqia ushtarake në botën e kontradiktave ndër-imperialiste

Në kushtet e antagonizmave të intensifikuara midis shteteve kapitaliste, fuqia ushtarake e secilës klasë borgjeze po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Është tipik shembulli i Rusisë dhe ndërhyrja ushtarake në Siri. Rusia aktualisht renditet në bazë të vlerësimeve midis vendit të 7-të dhe 12-të në botë për sa i përket forcës së saj ekonomike. Në të njëjtën kohë, duke patur një forcë të konsiderueshme ushtarake, arriti të përmbyste planet e forcave shumë më të fuqishme ekonomikisht në Siri, ku rrezikoheshin seriozisht interesat ekonomike dhe gjeopolitike të klasës borgjeze ruse.

Shohim që shpenzimet ushtarake globale në vitin 2019 u vlerësuan në 1,917 trilionë dollarë, në 2,2% të PBB-së globale, me rritje 3,6% në krahasim me vitin 2018 dhe 7,2% nga viti 2010, për të tretin vit radhazi kryesisht, për shkak të shpenzimeve dhe operacioneve ushtarake të SHBA-ve dhe Kinës. Shitja ndërkombëtare e armëve u rritën në 7,8% në periudhën 2014-2018, ose në 20% krahasuar me periudhën 2005-2009. Azia dhe Lindja e Mesme ishin importuesit kryesorë në të gjithë botën.

Shpenzimet ushtarake në SHBA për vitin 2019, e cila mbetet fuqia më e fortë ushtarake në planet, vlerësohet se arritën në 732 miliardë dollarë, e ndjekur nga Kina (261), India (71,1), Rusia (65,1), Arabia Saudite ( 61,9) Franca (50,1), Gjermania (49,3), Britania (48,7), Japonia (47,6), Koreja e Jugut (43,9) {31}. Shpenzimet totale ushtarake nga të 29-nta shtetet anëtare të NATO-s ishin 1035 miliardë dollarë në vitin 2019.

Në periudhën 2015-2019, SHBA-të mbetën të parat në eksportet e armëve, duke zënë 36%, e ndjekur nga Rusia, ndërsa pasohen nga Franca, Gjermania dhe Kina.

Një element kryesor i fuqisë ushtarake që kanë forcat më të mëdha ushtarake janë armët e tyre bërthamore. Kështu që, fuqitë bërthamore vazhdojnë të modernizojnë arsenalin e tyre bërthamor, duke zëvendësuar kokat e vjetra bërthamore. 9 fuqitë bërthamore (SHBA - me 5800 koka bërthamore, Rusia - 6375, Britania - 215, Franca -290, Kina - 320, India - 150, Pakistani - 160, Izraeli - 90, Koreja e Veriut 30-40), kanë gjithsej 13.400 armët bërthamore, nga të cilat 90% i përkasin SHBA-ve dhe Rusisë.

SHBA-të njoftuan tërheqjen e tyre në tetor 2018 nga Traktati i Forcave Bërthamore me Distancë të Mesme (Intermediate- Range Nuklear Forces Treaty/INF) që e ishte nënshkruar me Bashkimin Sovjetik në Dhjetor 1987. Gjatë atyre viteve, një numër i madh i raketave 500 - 5.500 Km  u tërhoqën. Sidoqoftë, SHBA-të u tërhoqën nga INF, nën pretekstin e raketave ruse 9m729 (SSC-8), duke akuzuar Rusinë, e duke thënë se nga viti 2016 e tutje ajo zhvilloi rreth 100 raketa të tilla. Nga ana e saj, pala ruse i mohon akuzat, duke vënë në dukje se këto raketa specifike të modernizuara kanë një distancë prej më pak se 500 kilometra dhe fajëson SHBA-të për instalimin e "mburojës raketore" në Poloni, Rumani duke përdorur lëshues Mk-41, të cilat mund të përdoren për të lëshuar raketa sulmuese me rreze të gjatë {32}.

Konkurrenca po përshkallëzohet dhe dy shtetet shpallin ndryshime në doktrinën e tyre ushtarake "bërthamore", ndërsa autoritetet ruse tani po flasin për prodhimin e "super-armëve" hypersonic, ndërsa shohim se bëhen ankesa nga të dy palët për specie të reja, të tilla si lazer ose armë të ndryshimit të klimës, dhe në sfera të reja të përdorimit, dhe në hapësirë.

SHBA-të synojnë të përfshijnë edhe Kinën në një marrëveshje kontrolli dhe kufizimi bërthamor, duke e konsideruar atë si një konkurrent të rrezikshëm, ndërsa çështja kryesore që analizohet për armët bërthamore është aftësia e "goditjes së parë".

Traktati «Start i ri» për armët bërthamore strategjike (New Strategic Arms Reduction Treaty),  i nënshkruar në vitin 1991, u rinovua në vitin 2010 dhe skadon në vitin 2021.

Një "mjet" i rëndësishëm për planifikimet ushtarake të forcave më të fuqishme janë bazat ushtarake jashtë kufijve të tyre, ku SHBA-të duket se kanë më shumë se 700 baza ushtarake të funksioneve të ndryshme në gjithë botën. Gjithashtu, baza jashtë vendit të tyre kanë dhe Britania, Franca, Rusia, Italia, Turqia, Kina, Japonia dhe India.

Sigurisht, ka shumë faktorë për t'u marrë parasysh në klasifikimin e fuqisë ushtarake, përtej armëve bërthamore. Për më tepër, fuqia ushtarake e një shteti nuk përcaktohet as nga shpenzimet e përgjithshme ushtarake që ai kryen, në tregun e armëve. Faktorët që duhet të merren parasysh janë madhësia e forcave ushtarake, epërsia teknologjike, industria e fortë e luftës, mundësia e trajnimit dhe ri-trajnimit në artet luftarake dhe teknologjitë e saj të reja, modernizimi i vazhdueshëm i pajisjeve ushtarake dhe nivel i lartë i njohurive teknike e cila në disa lloje armësh duhen shumë vite hulumtim dhe shpenzime të mëdha, ekzistenca e bazave jashtë kufijve në kombinim me kontrollin e territoreve të rëndësishme strategjike, aftësia për të mbledhur informacione, aftësia për të kryer luftë jo-normale, etj. Është e qartë se fuqia ushtarake lidhet me fuqinë ekonomike, megjithëse vetëm kjo, siç mund të shihet nga sa më sipër, nuk nënkupton automatikisht dhe fuqi ushtarake.

Vlerësimet që i përkasin renditjes aktuale midis 20 vendeve më të forta ushtarake janë si më poshtë: 1) SHBA, 2) Rusia, 3) Kina, 4) India, 5) Japonia, 6) Koreja e Jugut, 7) Franca, 8) Mbretëria e Bashkuar, 9) Egjipti, 10) Brazili, 11) Turqia, 12) Italia, 13) Gjermania, 14) Irani, 15) Pakistani, 16) Indonezia, 17) Arabia Saudite, 18) Izraeli, 19) Australia, 20) Spanja. Bazuar në këto vlerësime, Greqia është në vendin e 33-të {33}.

Duhet të theksohet se operacionet ushtarake, misionet imperialiste dhe luftërat janë në ADN-në e kapitalizmit. Deklaratat pacifiste dhe kërkesa të tipit "të ndalojmë luftën" janë të pabaza dhe veprojnë në mënyrë çorientuese për lëvizjen kur ato nuk shoqërohen me masa konkrete, të tilla siç ishin në kohën e Leninit, p.sh lufta kundër shpenzimeve ushtarake në buxhetet e shteteve borgjeze, lufta kundër bazave ushtarake të huaja, kundër ruajtjes së armëve bërthamore, kundër dërgimit të forcave ushtarake jashtë vendit dhe natyrisht kur nuk vihet synimi për shkëputje të shteteve nga planet dhe organizatat imperialiste. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) p.sh. ka treguar se në kushtet e kapitalizmit, pjesëmarrja e Greqisë në NATO, madje dhe blerja e të ashtuquajturve "armë mbrojtëse", si p.sh. janë sistemet antiajrore - antibalistike "Patriot", mund të përdoren për qëllime sulmuese. Siç ishte rasti me vendosjen e elementëve "Patriot" në dispozicion të forcave të armatosura Greke dhe u vendos që të dërgohen në Arabinë Saudite, si pjesë e planeve sulmuese të SHBA-ve kundër Iranit, ose me dërgimin e anijeve luftarake në ngushticat e Hormuz-it, ndërsa është hedhur në tryezë një mision për në Mali {34} ku luftojnë forcat franceze dhe shumëkombëshe etj. Fatkeqësisht, ekzistojnë PK që në emër të "mbrojtjes" dhe "patriotizmit", marrin pjesë në qeveri të ndryshme "të majta", si p.sh Partia Komuniste e Brazilit, Partia Komuniste e Spanjës, mbështetën dhe votuan shpenzimet ushtarake ose alibitë e ndryshme, që përdorën qeveritë borgjeze për misione imperialiste jashtë kufijve të tyre, si p.sh Partia Komuniste Franceze.

 

Pjesëmarrja e klasës borgjeze greke në antagonizma

Klasa borgjeze e Greqisë, si çdo klasë borgjeze, kërkon përmirësimin e saj gjeopolitik. Vlerëson se kjo mund të arrihet përmes modernizimit dhe atashimit më të madh dhe një roli më aktiv në planet më të gjera, të cilat përcaktohen nga marrëdhëniet e zhvilluara me SHBA-të, NATO-n dhe BE-në në rajon. Kështu që, klasa borgjeze e Greqisë merr pjesë aktive në planet përkatëse ushtarako-politike. Këto qëllime janë shprehur, pavarësisht nga ndryshime anësore, nga partitë borgjeze dhe qeveritë e tyre, si nga SYRIZA socialdemokrat në të kaluarën, ashtu edhe nga ND-ja liberale sot.

Klasa borgjeze e Greqisë aspiron të përmirësojë pozicionet e saj në Ballkan dhe Mesdheun Juglindor, ku ka interesa të mëdha ekonomike. Ajo eci me qeverinë e SYRIZA, në "Marrëveshjen e Prespës" në mënyrë që të hapte rrugën për pranimin e një shteti tjetër në aleancat imperialiste NATO - BE, dhe madje, duke ruajtur - siç vlerëson Partia jonë - "farën" e shpengimit, e cila në të ardhmen mund t’i çojë popujt në aventura të reja. Ajo kërkon bashkëpunim  në shfrytëzimin e burimeve energjetike të Mesdheut Lindor dhe kanalizimin e tyre në tregjet europiane, përmes tubacionit East Med, si dhe me ndërtimin e tubacioneve vertikale në Greqinë Veriore, nga të cilat gazi i lëngshëm amerikan që do të vijë në Greqi, do të kanalizohet drejt shteteve të Europës. Të gjitha këto janë të integruara në planin e shkëputjes së Europës nga "varësia" e gazi natyral rus.

Klasa borgjeze e Greqisë kërkon ta kthejë vendin në një qendër teknologjike, energjetike dhe ekonomike në mbështetje të planeve euro-atlantike për rajonin. Në këtë kontest përfshin përdorimin e kantjerëve detarë grekë për nevojat e Flotës së 6-të amerikane, portet e Aleksandrupolis dhe Kavalas për transportin e gazit të lëngshëm natyror dhe investime të grupeve të fuqishme amerikane në fushën e informatikës në zonën e Atikës. Në të njëjtën kohë, ajo po përpiqet të menaxhojë reagimin e Amerikës ndaj investimeve të Kinës në infrastrukturën e brendshme të portit dhe fushën e transmetimit të energjisë elektrike.

Nga qeveria e SYRIZA-s u bë avancim edhe në të ashtuquajturën "Dialog Strategjik Greqi-SHBA", i cili formoi një kornizë të çështjeve ekonomike, politike, ushtarake, me rëndësi thelbësore rishikimin dhe zgjerimin e marrëveshjes Greko-Amerikane mbi bazat ushtarake.

Ky planifikim u vazhdua dhe u përfundua nga qeveria ND-së në marrëveshjen me SHBA-të, e cila përfshin modernizimin e mëtejshëm të bazës në Suda të Kretës dhe krijimin e bazave ushtarake për Drone në qytetin Larisa, bazë helikopterësh në Stefanovikio, dhe portin e Aleksandrupolis i cili përbën një lidhje moderne dhe e rëndësishme për planet amerikane, ndërsa mbahet baza e Radarëve fluturues Awacs në zonën Aktio të Prevezës dhe po modernizohet baza në zonën e Araksos për "mikpritjen" e armëve bërthamore.

Në praktikë, krijohet një rrjet bazash ushtarake që mbulon gjeografikisht të gjitha rajonet e vendit, duke e kthyer Greqinë në një bazë sulmi për zbatimin e planeve imperialiste. Me parkimin e avionëve luftarakë dhe helikopterëve, ankorimin e transportuesve të avionëve, të nëndetëseve bërthamore, anijeve shkatërruese të NATO-s dhe SHBA-ve, infrastruktura të telekomunikacionit-spiunazhit, depo karburantesh, hapësirë për pritjen e forcave tokësore, për rrethimin e Rusisë dhe transportin në vatra të ndryshme luftërash në lidhje me bazat dhe strukturën Amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme, në Ballkan dhe bazat Britanike në Qipro, mundësinë e nisjes së sulmeve bërthamore nga zona e Araksos.

Marrëveshja Greko-Amerikane mundëson instalimin dhe përdorimin e forcave amerikane në të gjitha njësitë e ushtrisë Greke me pasoja të shumëllojshme për rolin dhe orientimin e tyre, si pjesë integrale e ushtrisë së NATO-s.

Në praktikë, po thellohet përfshirja e vendit në planet imperialiste dhe tashmë janë formuar rreziqet e mëdha të shënjestrimit të popullit tonë. Rusia dhe Irani paralajmërojnë se nëse siguria e tyre rrezikohet nga bazat amerikane, ata do t'i godasin ato me raketa.

Agresioni i klasës borgjeze greke manifestohet gjithashtu me dërgimin e forcave ushtarake greke në dhjetëra misione imperialiste jashtë vendit.

Përpjekja për të justifikuar misionet e forcave ushtarake greke jashtë vendit duke pretenduar të mbulohet me vendimet e OKB-së, BE-së dhe NATO-s, që mbështesin të gjitha partitë borgjeze me protagoniste qeverinë e ND dhe SYRIZA, përbën sfidë.

Lidhja e Greqisë në NATO-n dhe BE-në dhe forcimi i marrëdhënieve me SHBA-të përbën një zgjedhje strategjike e të gjitha partive borgjeze, një element kryesor i aleancës së përbashkët strategjike të tyre.

Synimi i klasës borgjeze për të formuar një "bosht" me Izraelin, Egjiptin dhe Qipron forcon përfshirjen e vendit tonë në konflikte të cilat shqetësojnë edhe shtetet e skemave aleate që ajo merr pjesë. Aq më tepër, kur shteti i Izraelit është një fuqi okupuese në Palestinë dhe po vret popullin palestinez, është në konflikt me Iranin, po okupon dhe bombardon territore Siriane, ndërsa Egjipti përfshihet në luftë në Libi dhe ka aspirata të përgjithshme në rajon. Euforia që po kultivohet është e pabazë, ndërsa në çdo rast të përfituara do të dalin monopolet e energjisë që do të ndërmarrin përsipër tubacionin East Med, dhe jo populli ynë dhe popujt e tjerë.

Partia jonë dënon pjesëmarrjen aktive të klasës borgjeze të Greqisë në antagonizma, dhe thekson se klasa borgjeze po e përfshin vendin në zhvillime të rrezikshme, në plane të përgjakshme kundër popujve të tjerë, ndërsa klasa punëtore dhe shtresat popullore po bëhen pengë të luftërave imperialiste. Njëkohësisht, Partia jonë, ka kapërcyer një perceptim, të cilin në të kaluarën e ka patur dhe vetë, dhe fatkeqësisht ky perceptim mbetet ende i fortë në linjat e shumë PK-ve, të cilat e shikojnë pjesëmarrjen e shteteve të tyre në planet imperialiste si rezultat i "nënshtrimit" të qeverisë borgjeze ose të një pjese të klasës borgjeze që është "bashkëpunëtore e të huajve", e "djallëzuar" e cila "zvarritet" nga imperialistët e SHBA-ve në plane të huaja. KKE konsideron se pjesëmarrja e vendit tonë në planet imperialiste nuk ndodh për arsye të "skllavërimit" të klasës borgjeze dhe të qeverive të saj, por sepse ekzistojnë interesa të klasës borgjeze, të cilat shërbehen përmes pjesëmarrjes së saj në organizatat dhe planet imperialiste. Është çorientuese të ndash klasën borgjeze në "patriotike" dhe "djallëzore", ashtu dhe kontradiktat që mund të lindin në brendësinë e saj nuk kanë asnjë lidhje me patriotizmin ose me shërbimin ndaj të huajve nga një pjese e klasës borgjeze, por me masat dhe mënyrën e menaxhimit të sistemit dhe rritjen e përfitimit të një dege ose një tjetre dhe në tërësi si një klasë sunduese.

Në të njëjtën kohë, Partia jonë, ndryshe nga çfarë ndodh në disa shtete të tjera dhe disa parti të "majta" ose PK, nuk "ndan" të njëjtin vizion me klasën borgjeze dhe partitë e saj në emër "të ndjenjës së përbashkët kombëtare", vizion që klasa borgjeze e kultivon për "përmirësimin" e pozicionit ndërkombëtar të vendit. Së pari, ne besojmë se nuk mund të ekzistojë asnjë "ndjenjë e përbashkët kombëtare" me ata që shfrytëzojnë klasën punëtore dhe shtresat e tjera popullore. Interesat e klasës borgjeze ecin në drejtime diametralisht të kundërta nga interesat e klasës punëtore dhe midis tyre nuk mund të ketë asnjë "ndjenjë të përbashkët kombëtare".

Në mënyrë të qartë, në Programin e Partisë, ne vlerësojmë se Greqia është "në një pozitë të ndërmjetme në sistemin imperialist ndërkombëtar, me varësi të forta të pabarabarta nga SHBA dhe BE" {35}. Sidoqoftë, Partia jonë nuk mund të luftojë për "modernizimin" e pozitës së vendit, në mënyrë që të zvogëlojë vartësitë, që të forcohet "sovraniteti kombëtar", siç e kuptojnë disa forca të tjera komuniste, si një hap i parë drejt socializmit. Së pari, nga vetë zhvillimet ne shohim se "përmirësimi " i pozitës së Greqisë, shoqërohet gjithnjë e më shumë në angazhimin më të madh në organizatat imperialiste. Por edhe në atë rast teorik ekstrem, ku një Greqi kapitaliste do të largohej nga NATO, BE-ja, nga aleanca strategjike me SHBA-të, ende do të mbeteshin dhjetëra "fije" të ndërvarësisë së saj me shtetet e tjera kapitaliste, për shkak të ndërkombëtarizimit të kapitalizmit, të një fenomeni të përshkruar që nga Marksi. Një Greqi ku klasa borgjeze do të vazhdonte të kishte "frenat" e ekonomisë dhe pushtetit, e cila do të shfrytëzonte popullin grek, por edhe popujt e tjerë, nga pozita më të forta se sot, në emër të forcimit të "sovranitetit", nuk është aspak në përputhje me qëllimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Partia jonë konsideron se varësia e pabarabartë e vendit tonë nga SHBA-të, BE-ja dhe nga pjesa tjetër e botës kapitaliste, mund të shfuqizohet vetëm kur në Greqi të mbizotërojë pushteti punëtor, dhe për këtë qëllim lufton.

 

Rreziqet e luftës në Egje dhe e ashtuquajtura "shfrytëzim i përbashkët"

Marrëdhëniet e klasave borgjeze të Greqisë dhe Turqisë, ku secila prej tyre kërkon të përmirësojë pozitat e veta, kanë çuar në një rritje të rrezikut për një lufte në Egje dhe në Mesdheun Lindor.

Shteti borgjez i Turqisë është ngritur në mesin e 20 shteteve më të fuqishme kapitaliste në botë dhe në NATO dhe synon të përmirësojë edhe më tej pozicionin e tij rajonal dhe global. Sot ka pushtuar dhe ka trupa okupuese në 3 shtete, mban bazat ushtarake në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, në Afrikë, është përfshirë hapur në luftën civile në Libi, si dhe në konfliktin e Nagorno-Karabakut. Synon dhe përdor planet e veta në rajone të ndryshme (Ballkan, Krime, Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme), dogmat fetare, grupe pakicash, komunitete gjuhësore, karakteristika kulturore, etj. Klasa borgjeze e Turqisë në tërësinë e saj, ka synim përmirësimin e rolit të vet, por, dalin disa dallime në brendësinë e vet në lidhje me mjetet dhe aleancat e nevojshme ndërkombëtare. Në kuadrin e "dogmës" politike "neo-Osmane", që ajo e ka zgjedhur si "mjeti" për interesat e saj, pjesa dominuese e klasës borgjeze turke shfaqet si "mbrojtëse" e popullit të Palestinës, dhe në kundërshtim jo vetëm me Izraelin, por edhe me klasat borgjeze të Egjiptit dhe Arabisë Saudite. Duke synuar të bëjë pazare nga pozita të fuqishme me SHBA-të, NATO-n, BE-në, po zhvillon marrëdhënie shumëplanëshe me klasën borgjeze të Rusisë dhe u armatos me sisteme ruse raketore anti-ajrore / anti-balistike ruse S-400, të cilat mund të sjellin ndryshime të rëndësishme në ekuilibrin ushtarak të forcave në detin Egje.

Marrëdhëniet e klasave borgjeze të Greqisë dhe Turqisë, varësisht nga situata, dallohen nga synimi i bashkëpunimit dhe konkurrencës, megjithatë, popujt e të dy vendeve nuk kanë asgjë për të përfituar nga këto marrëdhënie.

Në vitet e fundit, agresioni turk është përshkallëzuar me vënien në dyshim të kufijve në detin Egje dhe në Evros, në vënien në dyshim të sovranitetit grek në dhjetëra ishuj në detin Egje, me synimin të marrë një pjese nga bregu nënujor (continental shelf) dhe nga Zona Ekskluzive Ekonomike (EEZ) greke, diçka që, sipas Ligjit Ndërkombëtar të Detit, nuk i përkasin. Në këtë drejtim patëm shpalljen nga shteti turk të së ashtuquajturës "Atdheu i Kaltër", nënshkrimin e paktit të papranueshëm Turko-Libian me qeverinë në detyrë të Libisë, diçka që shkel të drejtat sovrane të Greqisë, si dhe forcimin e fluturimeve mbi ishujt grekë, stërvitje ushtarake, kërkime ose dhe shpime në detin e Mesdheut Lindor, në zonat të shelfit continental grek dhe në EEZ të Greqisë dhe të Qipros, arrestimet të ushtarakëve grek në Evros, nxitjen e çështjeve të pakicave, "instrumentalizimin" e emigracionit dhe refugjatëve.

Në këto rrethana, pritë ka zënë ndërmjetësimi dhe arbitrazhi i SHBA - NATO, dhe tashmë është rivendosur pozicioni turk për shfrytëzimin e përbashkët, për bashkë-menaxhimin e Egjeut, për një zgjidhje gjysmë për gjysmë (përfitim reciprok) të promovuar nga SHBA dhe NATO, ndërsa shihet dhe bashkë-shfrytëzimi dhe bashkë-menaxhimi i zonave detare të Qipros me Turqinë. Ky bashkë-shfrytëzim nuk ka të bëjë me prosperitetin e popujve, por me përfitimin e monopoleve dhe "minon" të ardhmen e të dy popujve, si dhe atë të mjedisit.

Partia jonë mbron të drejtat sovrane të vendit nga këndvështrimi i klasës punëtore dhe shtresave popullore, si një pjesë integrale të luftës për përmbysjen e pushtetit të kapitalit. KKE ka paralajmëruar punëtorët se në rrethanat aktuale, qeveritë borgjeze dhe aleancat imperialiste nuk mund t'i garantojnë dot këto, kur njëkohësisht  e Drejta Ndërkombëtare po rishkruhet nga imperialistët dhe Tribunali i Hagës funksionon brenda një rrjeti synimesh politike. Paqja, siguria e popujve nuk mund të garantohet në këtë kontekst. Lufta e të dy popujve duhet të drejtohet drejt eliminimit të shkakut që krijon kontradikta, konflikte, luftëra, në përmbysjen e pushtetit të kapitalit dhe shkëputjen nga bashkësitë imperialiste.

KKE, e cila është e orientuar me konsekuencë në zhvillimin e miqësisë, të solidaritetit ndërkombëtar midis klasës punëtore dhe popujve të dy vendeve, ka ndërtuar marrëdhënie të ngushta me Partinë Komuniste të Turqisë, me qëllim forcimin e luftës anti-imperialiste të lëvizjes punëtore - popullore në të dy vendet, kundër klasave borgjeze dhe pjesëmarrjes, përfshirjes së Greqisë -Turqisë në planet imperialiste, për paprekshmërinë e kufijve, për shkëputjen e tyre nga organizatat dhe aleancat imperialiste të NATO-s dhe BE-së, të cilat përbëjnë një burim të përhershëm të pasojave të dhimbshme për popujt.

 

Konteksti dhe zhvillimet ndërkombëtare, si një anë e luftës ideologjike-politike në lëvizjen komuniste ndërkombëtare

Në linjat e lëvizjes komuniste ndërkombëtare (LKN) kryhet një luftë e ashpër ideologjike-politike për një numër çështjesh. Një aspekt i rëndësishëm i tyre është përballja e situatës ndërkombëtare, i zhvillimeve ndërkombëtare. Është karakteristike që kriza kapitaliste ndërkombëtare, në të cilën pandemia veproi gjithashtu si një katalizator, bëhet përpjekje që të interpretohet nga disa parti si rezultat i pandemisë ose si rezultat i një forme të menaxhimit të kapitalizmit, i neo-liberalizmit, duke shfajësuar kështu socialdemokracinë dhe mënyrën e prodhimit kapitalist në tërësi që është përgjegjës për krizat.

Shumë çështje, rreth të cilave kryhet luftë ideologjike, janë paraqitur edhe më parë në këtë artikull, megjithatë, nëse duam ta përmbledhim shkurtimisht mund të themi se çështjet kryesore janë qasjet ndaj kapitalizmit modern, të kuptimit të imperializmit, si dhe të ligjeve deterministe të revolucionit dhe ndërtimit socialist.

Ekzistojnë opinione për qëndrueshmërinë që ka kapitalizmi, mbi mundësitë për një kapitalizëm "më njerëzor" dhe për "demokratizimin" e tij, të përdorimit të arritjeve të tij teknologjike për të mirën e forcave popullore me ndërhyrjen aktive politike të PK-ve edhe në nivele qeveritare. Mbi këtë terren riprodhohen dhe qëndrime mbi "unitetin e së majtës", të "forcave demokratike ose patriotike", të "bashkëpunimit me socialdemokracinë e majtë", për "qeveri të qendrës së majtë", për "fronte të reja antifashiste dhe anti-neoliberale", etj.

Identifikimi i gabuar i imperializmit me SHBA-të ose me një politikë agresive, ose vetëm me disa vende të fuqishme kapitaliste, madje pa u marrë parasysh as ri-pozicionimet moderne, mund të çojnë në imazhe qesharake, p.sh të konsiderohet Erdogani, presidenti i shtetit borgjez turk si "anti-imperialist", ose Rusia të mos konsiderohet një fuqi imperialiste, por një "periferi" e dobët e sistemit kapitalist botëror, e cila gjithashtu mund të luajë një "rol anti-imperialist".

Këto janë konfuzione të mëdha ideologjike-politike, të cilat kanë marrë "divorc" nga konceptimi leninist i imperializmit.

Sa më lartë, janë të kombinuara gjithashtu me konfuzione në lidhje me ligjet deterministe ekonomike dhe politike të revolucionit socialist dhe të shoqërisë komuniste me epiqendër interpretimin e ndërtimit socialist-komunist në shekullin e 20-të, të shkaqeve të përmbysjes kundërrevolucionare. Në një seri PK, formohet opsioni oportunist se në Kinë "socializmi po ndërtohet me karakteristika kineze", me një kompromis të caktuar me kapitalin, e cila luan një rol pozitiv në zhvillimet ndërkombëtare së bashku me Rusinë. Kjo qasje, e cila përbën një shkëputje të politikës nga ekonomia, kundërshton gjithashtu konceptimin leninist të imperializmit. Dhe kjo sepse imperializmi është kapitalizëm monopol. Nuk mund të ketë imperializëm "paqësor" ose "jo-agresiv", ashtu si nuk mund të ketë dhe monopole "bamirëse". Çfarë do pozicionesh të mira që mund të mbajë një ose një tjetër fuqi e madhe kapitaliste, të tilla si Rusia dhe Kina, në një çështje ndërkombëtare apo në tjetrën, p.sh. për respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, ose kundër rishikimit të rezultateve të Luftës së Dytë Botërore, bëhet vetëm për shkak të shërbimit të planeve të veta, "mbështetet" mbi marrëdhëniet shumëvjeçare diplomatike nga periudha e përpjekjeve të ndërtimit socialist, të cilat ruajnë një farë vazhdimësie, për të ruajtur e forcuar, ose dhe për të bërë aleanca. Në çdo rast, ne nuk mund të devijojmë nga ky realitet dhe të riciklojmë vlerësime të gabuara, që kishte PKBS-ja dhe i riprodhonte lëvizja komuniste ndërkombëtare në të kaluarën, për "bashkëjetesë dhe garë paqësore" në kushtet e imperializmit dhe nocione të tjera utopike të pabazuara për «sisteme sigurie».

Për Partinë tonë, është një arritje e rëndësishme studimi i ndërtimit socialist në BRSS edhe për çështjet e mësipërme, ndër të tjera edhe qasja jonë kritike ndaj vendimeve të kongresit 19-të dhe 20-të dhe kthesës oportuniste që pasoi aty. Megjithatë, shumica e PK-ve, të cilët nuk kanë kryer ndonjë studim të ngjashëm, mbeten shumë të hutuara për karakterin e sotëm të Kinës, Rusisë, shteteve të tjera, të cilat janë të integruara në sistemin imperialist. Kjo mund të sjellë pasoja tragjike edhe për qëndrimin e tyre në çështjen e luftës në epokën e imperializmit, ku lëvizja komuniste, duke pasur një front të qëndrueshëm kundër qendrave imperialiste të SHBA-ve, NATO-s, BE-së, nuk duhet të zvarritet në anën e asnjë fuqie imperialiste, por duhet të mbrojë me konsekuencë interesat klasore të klasës punëtore në konflikt me klasën borgjeze, të mos zgjedhë një "flamur të huaj" nën presionin e forcave mikroborgjeze, por dhe as nën presionin nacionalist mbi klasën punëtore.

Komunistët nevojitet të forcojnë frontin si kundër konceptimit të kozmopolitizmit e cila i sheh aleancat ndërkombëtare të klasave borgjezisë (BE, NATO, BRICS, etj.) me qasje joklasore, ashtu dhe kundër nacionalizmit, të "pastërtisë racore të kombit dhe kulturës" dhe perceptime të tjera raciste, të cilat zhvillohen kundër refugjatëve dhe imigrantëve.

Çdo PK ka përgjegjësinë dhe studion zhvillimet ndërkombëtare mbi bazën e botëkuptimit marksist-leninist. Të nxjerrë konkluzione dhe të informojë punëtorët në vendin e vet dhe në botë. Të ketë front kundër forcave borgjeze dhe oportuniste edhe në çështjet ndërkombëtare ose në ato që quhen "çështje kombëtare". Të koordinojë aktivitetin e saj me partitë e tjera komuniste dhe punëtore dhe të synojë hartimin e një linje bashkëkohore revolucionare brenda lëvizjes komuniste ndërkombëtare, e cila të korrespondojë me karakterin e epokës sonë, si një epokë e kalimi nga kapitalizmi në socializëm.

Nga Elisheos Vagenas

Anëtar i KQ të KKE,

Përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare 

 

Referencat:

{1} V.I. Lenin, Veprat, vëllimi 27, fq.424 (Shtëpia Botuese Sighroni Epohi)

{2} Sipas një raporti nga Ericsson Consumer & Industry Lab, deri në vitin 2030 madhësia globale e tregut të rrjetit 5G do të arrijë në 31 trilionë dollarë. Burimi: https://mbr.com.ua/ru/news/world/4026-mirovoi-ry-nok-5g-dostignet-31-dollars-trln-k-2030-godu

{3} Gazeta Zenmin Zibao ("E përditshmja Popullore"), http://russian.people.com.cn/n3/2019/0306/c31518-9553049.html

{4} Burimi: https://www.rbc.ru/business/15/10/2015/561fa1f19a7947fb43faa086

{5} Li Keqiang, «Prezantimi për llogarinë e qeverisë» në Asamblenë Popullore Pankineze, 22/5/2020 - Burimi: http://russian.people.com.cn/n3/2020/0605/c95181-9697762.html

{6} Burimet: https://regnum.ru/news/society/2972959.html , https://www.vedomosti.ru/economics/articles/2020/06/16/832721-kitayu-borba-bednostyu

{7} Të mëdha janë p.sh. rritja e ndërmarrjeve private mjekësore, që shfrytëzojnë nevojën e punëtorëve për shërbime moderne shëndetësore. Nga 2005 gjer në 2016 numri i shtretërve në klinikat private u rrit nga 6% në 22%. Burimi: https://carnegie.ru/commentary/81082

{8} Burimi: https://aif.ru/society/healthcare/kolichestvo_vrachey_v_raznyh_stranah_infografika

{9} Burimi: Banka Botërore: https://data.worldbank.org/indicator/SI.POV.UMIC

{10} Shikoni: "Roli ndërkombëtar i Kinës", KOMEP 6, 2010. https://www.komep.gr/m-article/O-DIETINIS-ROLOS-TIS-KINAS/

{11} V.I. Lenin, Veprar, Vëll. 44, fq. 310, Kongresi i 9-të Panrus i Sovjetëve.

{12} Për sfondin ekonomik të kontradiktave, shihni artikullin e Makis Papadhopulos: "Përpara krizës së re ekonomike: "new deal i gjelbër" apo socializëm?" KOMEP 4-5 / 2020.

{13} Rezoluta e Parlamentit Europian e 15 janarit 2020 mbi zbatimin e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes - raporti vjetor.

{14} PESCO u krijua në Dhjetor 2017 me pjesëmarrjen e 25 Shteteve Anëtare të BE-së përfshirë edhe Greqinë.

{15} "Iniciativa Europiane e Ndërhyrjes" u shpall nga Franca në Qershor 2018 dhe marrin pjesë Franca, Gjermania, Danimarka, Holanda, Estonia, Portugalia, Spanja, Belgjika dhe Britania.

{16} Bëhet fjalë për 16 misione, nga të cilat 6 janë ushtarake. Prania e saj është regjistruar, ndër të tjera, në Bosnjë-Hercegovinë, Irak, Ukrainë, Libi, Somali, Mali, Kosovë, Nigeri, Gjeorgji, në Republikën e Afrikës Qendrore.

{17} "Semestri 6-mujor Europian i BE-së është një mekanizëm për monitorimin e situatës financiare të shteteve-anëtare dhe promovimin dhe ristrukturimit reaksionar si dhe masave anti-punëtore.

{18} Shikoni propozimin për ndryshim në buxhetin e BE-së për vitin 2021 nga Younous Omarjee dhe Dhimitri Papadhimulis, në emër të Grupit GUE/NGL, 4/11/2020, A9-0206/2020.

{19} "Iniciativa Komuniste Europiane" përfshin 30 parti komuniste dhe punëtore, të cilat kanë rënë dakord në një kuadër konsensusi ideologjiko-politik dhe synojnë koordinimin e luftës së tyre. Sidoqoftë, edhe brenda saj ekziston heterogjeniteti ideologjik dhe organizativ, mbeten çështje dhe konfuzione ideologjike dhe politike, të cilat e kanë bazën e tyre në rrjedhën historike dhe formimin e shumë PK-ve, në vështirësitë me të cilat përballen shumë parti në përpunimin e një strategjie revolucionare dhe në lidhjen e saj me Luftën aktuale klasore në kushte të pafavorshme jo-revolucionare, në lidhjen e forcave të tyre të organizuara me klasën punëtore dhe lëvizjen e saj.

{20} Organizata e Bashkëpunimit e Shanghait fillimisht përfshinte Kinën, Rusinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Uzbekistanin dhe më pas u anëtarësua India dhe Pakistani. Vëzhgues janë Irani, Mongolia, Bjellorusia, Afganistani.

{21} Në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) përveç Rusisë, marrin pjesë dhe Armenia, Kazakistani, Kirgistani, Bjellorusia dhe Taxhikistani. Shtetet pjesëmarrëse janë të angazhuara të ndihmojnë në mbrojtjen e cilitdo prej këtyre shteteve goditet nga një sulm të huaj ushtarak. Për këtë arsye ata kanë ngritur "forca të reagimit të shpejtë".

{22} Në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EEU) përveç Rusisë, marrin pjesë dhe Armenia, Kazakistani, Kirgistani dhe Bjellorusia, ndërsa vëzhguesit janë Moldavia dhe Uzbekistani, i cili kërkon të rregullojë një numër çështjesh të bashkëpunimit doganor në bazë të 4 "lirive" (të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe fuqisë punëtore).

{23} APEC - Australia, Brunei, Kanadaja, Kili, Kina, Hong Kong, Indonezia, Japonia, Koreja e Jugut, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Papuas -Guineja e Re, Peru, Filipinet, Rusia, Singapori, Tajvani, SHBA dhe Vietnami.

{24} ASEAN - Vietnami, Indonezia, Kamboxhia, Laosi, Malajzia, Brunei, Birmania, Singapori, Tailanda, Filipinet

{25} Të tilla si MERCOSUR, UNASUR, PROSUR, CELAC, PETROCARIBE, CARICOM, ALBA, OAS.

{26} ALBA - Sot, vazhdojnë të jenë ende pjesëmarrëse në këtë organizatë Kuba, Venezuela, Nikaragua dhe disa shtete të vogla ishujsh të Karaibeve, ndërsa janë larguar sipas viteve Hondurasi (në 2010), Ekuadori (në 2018) dhe Bolivia (në 2018).

{27} Organizata e Shteteve Amerikane (OAS): Bashkim Ndërshtetëror i themeluar në vitin 1948, pas Luftës së Dytë Botërore, në të cilin SHBA-të kanë udhëhequr që nga themelimi. Gjatë "Luftës së Ftohtë", organizata kishte rolin e bashkëpunimit antikomunist ndërshtetëror kundër Partive Komuniste dhe lëvizjeve punëtore-popullore të shteteve -veçanërisht në Amerikën Latine. Nën pretekstin e shkeljeve të së drejtave të njeriut, aktualisht është protagoniste në sanksione dhe masa kundër Kubës dhe Venezuelës, pa përjashtuar edhe ndërhyrjen ushtarake. Sot kjo organizatë ka 35 shtete anëtare, pra pothuajse të gjitha shtetet e këtij kontinenti, përveç Kubës, Venezuelës dhe disa shtet-ishujve të Karaibeve.

{28} Marrëveshja e SHBA-Meksikë-Kanada (Unitetd States-Mexico-Canada Argeement, USMCA). Donald Trump-i kishte kërcënuar se SHBA-të do të tërhiqeshin nga NAFTA nëse nuk bëheshin ndryshime rrënjësore. Në një mesazh të tij në Twitter, siç shkroi, ai e përshëndeti "marrëveshjen e re, fantastike tregtare" midis SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

{29} Marrëveshja «Qiej të Hapur» parashikonte mundësinë e mbikëqyrjes ajrore dhe regjistrimit të mjediseve tokësore dhe forcave ushtarake të "armikut". SHBA e "mbarte" për vite me radhë këtë Marrëveshje, dhe që nga vitet 1950 i bënte thirrje BRSS-së që të pranojë një marrëveshje të ngjashme. BRSS nga ana e saj, e përshkroi këtë propozim si një "spiunazh të legalizuar" dhe refuzonte të jepte pëlqimin e saj. Marrëveshja u nënshkrua pas përmbysjes së socializmit, në vitin 1992, ndërsa vonoi 9 vjet për t'u ratifikuar nga Parlamenti Rus. Në këtë Marrëveshje marrin pjesë 34 shtete.

{30} Shih artikullin e Marina Lavranu: "E Drejta Ndërkombëtare e Detit e prerë dhe e qepur në përmasat e kontradiktave ndër-imperialiste", KOMEP 4-5 / 2020

{31}https://www.sipri.org/media/press-release/2020/global-military-expenditure-sees-largest-annual-increase-decade-says-sipri-reaching-1917-billion

{32} http://redstar.ru/yadernyj-shhit-vysochajshej-nadyozhnosti/?attempt=1

{33} Burimi: GLOBAL FIREPOWER -  https://www.globalfirepower.com/countries-listing.asp

{34} Mali është shtet në Afrikën Perëndimore ku po zhvillohet luftë civile me pjesëmarrjen e forcave ushtarake franceze dhe nga ku Franca importon uranium për termocentralet e saj bërthamore.

{35} Programi i KKE, Kongresi i 19-të. Shqip:https://inter.kke.gr/sq/articles/Programi-i-Partise-Komuniste-te-Greqise-KKE/