Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PJESËMARRJE E PËRGJITHSHËME E PUNËTORËVE NË GREVËN E PORTIT TË COSCO-s

Reagimi i punëtorëve të portit të Pireut në grevën e 03/10/2025, të shpallur nga Sindikata e Punëtorëve të këtij porti (ENEDEP) në skelat e COSCO-s, ishte e përgjithshme.

Punëtorët e portit i dhanë përsëri një përgjigje të menjëhershme greve së bashku me sindikatën e tyre, duke denoncuar sulmin kriminal të shtetit-vrasës të Izraelit ndaj flotës së solidaritetit «Global Sumud Flotilla».

Ata dhanë edhe një herë sinjalin, ashtu si dhe me mobilizimet e tjera të tyre në të kaluarën, me të cilat bllokuan ngarkesat e vdekjes, se «Ne nuk do të bëhemi ingranazhe në makinën e luftës! Portet nuk do të bëhen baza lufte!». Ata bashkuan zërat me kolegët e tyre në portet e tjera në Mesdhe dhe në të gjithë Europën, siç kishin vendosur në takimin e fundit ndërkombëtar të koordinimit të luftës së tyre. I pranishëm në tubimin e grevës të punëtorëve të portit ishte edhe Niko Abatielos, deputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

 

03.10.2025