Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Njoftim i Zyrës së Shtypit të KKE

"Pazari" i azhurnuar nën mbikëqyrjen SHBA-NATO-BE

Takimi i Ministrit të Jashtëm grek, N. Dhendhias me Presidentin Erdogan dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë, M. Çavushoglu në Ankara, si një vazhdim i "bisedimeve eksploruese" midis dy aleatëve të NATO-s, nuk mundet dhe nuk duhet të qetësojë popullin tonë.

Në praktikë, është provuar se konkurrenca dhe bashkëpunimi ekonomik midis klasave borgjeze dhe qeverive të Greqisë dhe Turqisë nuk kanë asnjë lidhje me interesat e dy popujve.

Qeveria turke këmbëngul të vërë në pikëpyetje sovranitetin e ishujve grekë dhe kërkon çmilitarizimin e tyre, karakterizon pakicën myslimane në Thrakë -siç parashikohet në Traktatin e Lozanës- si minoritet Turk dhe në pretendime të tjera.

Në këto rrethana, klima gjoja pozitive dhe agjenda që u dëgjua në konferencën e përbashkët për shtyp, tregojnë se: "Pazari" po azhurnohet dhe po përgatitet kompromis për shfrytëzimin e përbashkët në Mesdheun Lindor dhe detin Egje, plane të reja përçarëse në Qipro, me ndërmjetës SHBA-të, NATO-n dhe BE-në, në sfondit e antagonizmave të rrezikshme imperialiste në rajon, në të cilat përfshihen që të dyja qeveritë.

Himnet e z. Dhendhias për të ashtuquajturën "arritje komunitare" fshehin rolin e vërtetë të BE-së, e cila mban marrëdhënie strategjike me Turqinë dhe ndërhyn me synim avancimin e interesave të monopoleve Europiane, në dëm të popujve të rajonit dhe të drejtave sovrane të vendit tonë.

16/4/2021