Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Shpallje e Byrosë Politike të KQ të KKE

Për krimin hekurudhor në Tempi dhe protestat madhështore të popullit dhe rinisë

1. Mirëpresim protestat madhështore të punëtorëve, të popullit dhe veçanërisht të rinisë, që këto ditë mbushën rrugët e qyteteve dhe fshatrave në mbarë Greqinë. Protestat e mëdha të grevës, aksioni ynë në vendet e punës, ngjarjet e ndryshme emocionuese të studentëve dhe nxënësve së bashku me prindërit dhe mësuesit, protestat janë elementi i ri shpresëdhënës brenda trishtimit dhe zemërimit që shkaktoi tragjedia në Tempi.

Ato përbëjnë një shpërthim masiv popullor dhe rinor me karakteristika cilësore dhe elementë të fortë militantizmi, kolektiviteti, solidariteti, të besimit më të madh në vlerën e luftës së organizuar. Parullat e këtyre mobilizimeve nuk i nënshtrohen asnjë shtrembërimi dhe keqinterpretimi. Mesazhi i tyre është i qartë. Krimi në Tempi nuk duhet të mbulohet dhe të vihen në shënjestër shkaqet e vërteta dhe fajtorët e këtij krimi.

Protestat e bujshme të Sindikatave Punëtore, Shoqatave Studentore, të Këshillave Koordinatore të Nxënësve, të organizatave masive të lëvizjes popullore “bërën copë e çikë” që në momentet e para planin e qeverisë së ND-së për t’ia atribuar këtë krim të paralajmëruar “gabimit njerëzor” ose në përgjithësi, në disa “patologji të shtetit”, për të cilat gjoja “fajin e kanë të gjithë” dhe mbi të gjitha vetë punëtorët.

Ata nxorën jashtë përdorimit makinerinë propagandistike të gënjeshtrës dhe hipokrizisë, represionet dhe provokimet shtetërore, tentativën, si të qeverisë ashtu edhe të partive të tjera, për të imponuar heshtje në emër të mortit ose për të shfryrë zemërimin dhe indinjatën përmes protestave të heshtura të pa dëmshme për ta. Synimi i të gjithë atyre ishte që ta kufizonin konfrontimin në çështje individuale dhe të mbetet imun politika e përjetshme e të gjitha qeverive, e cila -edhe në fushën e Transportit- i shërbente dhe i shërben fitimit të grupeve të biznesit, shtetit të sotëm dhe, kryesisht, sistemit të kalbur që nuk ngurron të sakrifikojë edhe jetë njerëzore në altarin e fitimit.

Sepse kjo nuk ndolli se ishte një moment i keq apo vendi i keq. Është fitimi/rentabiliteti, shteti, ata që qeverisën dhe po drejtojnë vendin.

 

2. Këto protesta janë shenjë e fuqisë së madhe dhe të pashtershme të popullit që lufton, që me të vërtet mund t'i «përmbysë». Shpërthimi i zemërimit të popullit dhe të rinisë nuk erdhi nga hiçi. Nuk ishte – thjesht – diçka “spontane”, as nuk mund të shpjegohet vetëm me moshën e re të viktimave në Tempi, që sigurisht na mbush me zemërim. Krimi në hekurudhë ishte pika që e mbushi kupën dhe filloi derdhja.

Ajo erdhi t’i shtohej në përgjithësinë e problemeve të tjera akute punëtore - popullore, por edhe në një sërë ngjarjesh të përsëritura (menaxhimi i pandemisë, aksidentet në punë, zjarret, përmbytjet, tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore, etj.), ku u vërtetua komplet dhe me të gjitha qeveritë se shteti aktual i trajton nevojat dhe mbrojtjen e popullit si “kosto” që duhet lënë mënjanë sepse dëmton rentabilitetin/fitimin e kapitalit dhe të ashtuquajturën qëndrueshmëri të ekonomisë kapitaliste. Është i njëjti shtet që ka ndërtuar infrastruktura për ankandet elektronike të shtëpive dhe “dosje” elektronike, por jo për mbikëqyrjen elektronike të trenave, duke dëshmuar kështu se edhe shfrytëzimi i arritjeve teknologjike dhe shkencore bëhet me kritere klasore ekonomike dhe politike.

 

3. Këto janë shkaqet e vërteta të “aksidentit” hekurudhor në Tempi. Ky është terreni mbi të cilën lulëzojnë mangësitë, vonesat, boshllëqet, “gabimet njerëzore”. Fajtore është në përgjithësi politika e "çlirimit" të hekurudhave të aplikuara nga të gjitha qeveritë e ND, SYRIZA, PASOK, të bazuara në udhëzimet e BE-së. Kjo politikë e trajton transportin hekurudhor si fushë fitimi dhe kjo nënkupton automatikisht se siguria e pasagjerëve shndërrohet në kosto dhe trajtohet si e tillë.

Është karakteristike, se vetëm në vitin 2021, në BE janë regjistruar 1.389 aksidente të mëdha hekurudhore, me gjithsej 636 të vdekur dhe 513 të plagosur, nga të cilat 97 me përplasje treni. Në këtë kontekst, aksidentet hekurudhore janë shtuar edhe në Greqi vitet e fundit, duke dhënë alarmin për një “aksident të madh që po afrohej”, siç paralajmëronte fraksioni sindikalist i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) vetëm 20 ditë përpara.

Kjo politikë filloi në Greqi qysh në mesin e viteve '90, pas Traktatit të Mastrihtit, dhe u përshpejtua gjatë periudhës së krizës dhe memorandumeve. Që atëherë, qeveria e ND-së dhe e PASOK-ut vazhduan me ndarjen e projektit të hekurudhës, në ndarjen e OSE-së (Organizmit Hekurudhor të Greqisë) në kompani të ndryshme, duke ndarë projektin e transportit nga rrjetet, d.m.th. duke ndarë vagonët nga shinat dhe duke u përgatitur privatizimin. Ndërsa, në vazhdim, ishte qeveria e SYRIZA-s e cila realizoi shitjen e TRAINOSE-së në kompaninë Italiane.

Në kuadër të kësaj politike u ngarkuan borxhe në kurriz të popullit dhe investitori u financua nga shteti me dhjetëra milionë euro. Sasia e punonjësve në hekurudha u shkurtua dhe marrëdhëniet e punësimit u përkeqësuan. Për punëtorët me kontratë private u imponua regjimi 9-ditor i punës së vazhdueshme. Pra, me fjalë të tjera, u tentua që "ish-OSE" të çlirohej nga gjithçka që mund t'i qëndronte pengesë për fitimet, duke bërë zbritje në të drejtat e punëtorëve, në masat e mbrojtjes, në infrastrukturë etj.

Pra, askush nuk mund të thotë se nuk e dinte gjë. Qeveria e ND-së ishte paralajmëruar vazhdimisht nga organizatat sindikale dhe nga vetë Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në Parlament, dhe për këtë arsye ajo mban përgjegjësi të madhe për krimin. Por, nuk munden të thonë se nuk njohin gjë as SYRIZA, PASOK-u, MERA-25, të cilët ose zbatuan ose propaganduan privatizimin e OSE-së (Organizmit Hekurudhor të Greqisë) si një zgjidhje dhe tërhoqën vëmendjen për kushtet me të cilën do të realizohet.

 

4. Gjithashtu, është një dinakëri edhe përpjekja e këtyre bashkëfajtorëve që synojnë të nxjerrin të pastër “privatizimin”, duke thënë se aksidenti ka ndodhur në zonën e përgjegjësisë së kompanisë shtetërore e cila kontrollon rrjetet, duke përgatitur kështu edhe fazën tjetër të “çlirimit”.

Vërtetohet se shteti borgjez dhe monopolet plotësojnë njëra-tjetrën, pasi vetë shteti bën gjithçka për të mbështetur investimet dhe përfitimin e tyre, duke sakrifikuar nevojat, sigurinë, madje edhe jetën e popullit. Është ky shtet që ua shet “filetat” privatëve dhe i çliron ata nga infrastrukturat ku kërkohen të bëhen shpenzime. Ky shtet krijon kuadrin antipopullor që sektori privat të punësojë me kushte gjithnjë e më të këqija, punëtorët në hekurudha, u jep fonde kompanive hekurudhore me miliona euro, ndërsa nga ana tjetër nuk shpenzon as gjysmën e tyre për mirëmbajtjen e rrjetit.

Ky shtet, i cili zotëron pjesën më të madhe të aksioneve në OSE (Organizmin Hekurudhor të Greqisë), funksionon me të njëjtat ligje fitimi si kompania TRAINOSE e privatizuar, ndërsa në të njëjtën kohë transportin e ka kthyer në një fushë aktiviteti për kompanitë e fuqishme, të cilat kanë zënë punë në rrjetin hekurudhor nëpërmjet PPP-ve (Partneritetit Publik-Privat) dhe kontratat me sipërmarrësit. Dhe, është i njëjti shtet që me lehtësinë që ai privatizon sektorë të ekonomisë, po me aq lehtë i “ri-shtetëzon” ato, për të transferuar kostot në kurriz të popullit nga një rrugë tjetër, dhe për ta rishpërndarë byrekun më vonë, nëse kjo duhet.

Në krahë të kundërt gjendet propozimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Hekurudha mund të jetë një mjet modern, i shpejtë, i sigurt dhe i lirë për lëvizjen e popullit dhe transportimin e produkteve në të gjithë vendin. Por kjo presupozon “çlirimin” nga shinat e fitimit, presupozon transport dhe infrastrukturë që do ketë kriter plotësimin e nevojave të zgjeruara popullore, përmes një agjencie të bashkuar shtetërore, duke shfrytëzuar të gjitha arritjet moderne të shkencës dhe teknologjisë, të përfshira në planifikimin qendror - shkencor të ekonomisë, të pronësisë shoqërore dhe kontrollit punëtor.

 

5. Ky krim nuk përbën një përjashtim nga rregulli. Punëtorët çdo ditë përballen me krime të vogla e të mëdha, të cilat shumëfishohen në kuadrin e rrugës kapitaliste të zhvillimit. Ky është emëruesi i përbashkët që sakrifikon të drejtat, të ardhurat, pagat, marrëdhëniet e punës, infrastrukturën e nevojshme për mbrojtjen e popullit, madje edhe vetë jetës njerëzore.

Prandaj, dilema e shtruar është e pamëshirshme: Ose do të vazhdojmë të numërojmë humbje dhe viktima të reja në kuadrin e politikës që kushton jetën dhe të drejtat e popullit, ose do të zgjedhim rrugën e luftës së organizuar për të përmbysur këtë barbarizëm.

Ekziston mundësia që populli të jetojnë ndryshe. Nuk mungojnë mjetet që mund të sigurojë shkenca, teknologjia dhe puna njerëzore, arrin që të gjitha këto të çlirohen nga kriteri i fitimit dhe të përdoren për të kënaqur dhe plotësuar nevojat moderne të punëtorëve dhe popullit. Kjo perspektivë mund t'i japë jetë dhe vazhdimësi mobilizimeve masive. T’i vendos me shpatulla për muri qeveritë antipopullore dhe të arrijë marrjen e disa masave lehtësimi. Mbi të gjitha, është kjo perspektivë që mund t'u japë përgjigje pyetjeve të pamëshirshme që shtrojnë këto beteja, se "pse po ndodhin të gjitha këto", por edhe se "si të çlirohemi nga kjo situatë".

Në këtë drejtim do të luftojmë në periudhën e ardhshme. Është e vetmja mënyrë për të sjellë drejtësi për të vdekurit, për të parandaluar që krimi të mbetet i pandëshkuar dhe, mbi të gjitha, për të ndaluar sakrificat njerëzore në altarin e fitimit.

Sepse jetët tona kanë vlera reale. Ato nuk janë me çmim!

 

6. U bëjmë thirrje anëtarëve dhe miqve të Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) që të japin të gjitha forcat për vazhdimin dhe përshkallëzimin e kësaj lufte, në çdo vend pune, në çdo hapësirë rinore, në qytete e fshatra.

I bëjmë thirrje popullit dhe rinisë që të kapërcejnë shantazhet dhe të nxjerrin jashtë përdorimit kurthet e ngritura nga ND, SYRIZA dhe partitë e tjera të sistemit. Është e sigurt se ata do të përpiqen të çorientojnë dhe t'i sjellin protestat e mëdha popullore “në kallëpet e tyre”, duke ndryshuar përmbajtjen e tyre. Mbi të gjitha, ata do të synojnë të përdorin betejën elektorale për ri-rregullime të duhura në sistemin e kalbur politik borgjez, në mënyrë që të sigurohet “stabiliteti” anti-popullor, përmes rotacioneve të qeverive antipopullore.

Në fund të fundit, këtë e shpreh edhe ankthi i tyre i përbashkët për të ashtuquajturën votë anti-sistematike dhe konkurrencën që ka plasur mes tyre se kush mund të “garantojë normalitetin”. Është e qartë se abstenimi, dorëheqja, mbështetja e ekstremit të djathtë që janë “fëmijët” e sistemit, nuk janë ato që i trembin ata, përkundrazi, këto lehtësojnë skenaret e tyre si dhe skemat e ndryshme që, kur të bëhet e nevojshme, të përdoren për të mballosur çdo çarje që shfaqet në sistemin politik borgjez.

Prandaj të rinjtë, punëtorët i kanë të gjitha arsyet për t’i djegur të gjitha këto skenare me aktivitetin dhe qëndrimin e tyre politik.

Për Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), përkundrazi, lufta radikale punëtore - popullore dhe rinore është e vetmja rrugë shpresëdhënëse, e cila mund të krijojë një dinamikë të re për të sotmen dhe nesërmen. Për të vënë në shënjestër kundërshtarin e vërtetë, shtetin dhe sistemin e kapitalit, partitë dhe qeveritë që i shërbejnë. Punëtorët, populli, rinia në këtë shënjestër duhet të përqendrojnë goditjet e tyre. Dhe, për këtë çështje ata kanë armë të fuqishme. Organizimin e tyre, forcimin e lëvizjes punëtore - popullore, bashkë-aktivizimin dhe mbështetjen elektorale të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

 

Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

10 Mars 2023