Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PROTESTA PËR NJË VJETORΙN NGA FILLIMI I PANDEMISË

Për shëndetin dhe të drejtat e popullit, kundër autoritarizmit dhe shtypjes

Mijëra punonjës, pensionistë, të papunë dhe të rinj, duke iu përgjigjur thirrjes së sindikatave dhe organizatave masive, përmbytën qendrat e qytetit të Athinës, Selanikut dhe shumë qyteteve të tjera të Greqisë duke dërguar mesazhin e luftës dhe të kërkesave, me një përgjigje kumbuese ndaj autoritarizmit dhe shtypjes, duke treguar vendimin për të luftuar me këmbëngulje më të madhe për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Athina

Selanikut

 

 

Kërkesat e protestuesve

• Nënshtrim tani dhe menjëherë të sektorit shëndetësor privat, pa kompensim.

• Masa mbrojtëse të punëtorëve në vendet e punës, në Mjetet e Transportit Publik, në shkolla dhe universitete.

• Kontroll të organizuar në njësitë e mëdha industriale, ku mijëra punonjës janë të punësuar. Kontroll të organizuar në super-markete.

• Mbështetje për të ardhurat dhe të drejtat e punonjësve. Mbrojtjen e të papunëve, intensifikimin e luftës kundër qeverisë dhe grupeve të biznesit, të cilët po përpiqen të shkatërrojnë pagat dhe pensionet, sigurimet, të drejtat në punën dhe ato demokratike.

• Asnjë kufizim i të drejtave demokratike të popujve nën pretekstin e koronavirusit. Për t'i dhënë fund shtetit policor dhe represionit.

 

18\3\2021