Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Për të katërtin vit radhazi, Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) zgjidhet forca e parë në zgjedhjet studentore

 

«Panspudastiki KS», fleta e votimit e mbështetur nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), u zgjodh për të katërtin vit forca e parë në zgjedhjet studentore të mbajtura në të gjithë Greqinë ditën e mërkurë, 14/5, me një përqindje prej 33,64% dhe 17.313 vota. Fraksioni i mbështetur nga qeveria e ND (DAP) doli e dyta me 23.93%, ndërsa ai i PASOK-ut socialdemokrat (PASP) doli e treta me 10.88%. Forcat që vinin nga SYRIZA, gjithashtu socialdemokrate, morën vetëm 0.64%.

Në një deklaratë të tij, Sekretari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Thodori Kocadis, theksoi, ndër të tjera:

«Përshëndesim mijërat e studentëve që morën pjesë në zgjedhjet studentore dhe zgjodhën «Panspudastiki K.S» forcën e parë për të katërtin vit radhazi në të gjithë Greqinë.

Studentët folën dhe përcollën një mesazh mbështetjeje dhe shprese. Ata dënuan politikën qeveritare që krijon vazhdimisht "Tempi" të reja dhe pengesa në studimet dhe jetën e tyre. Me forca të reja, ne vazhdojmë për beteja më masive dhe efektive, në mënyrë që lëvizja studentore të kalojë në kundërsulm.

(…)

Anëtarët e KNE, së bashku me mijëra aktivistë që plotësuan fletëvotimet e Panspudastiki KS, marrin përsipër përgjegjësinë dhe iniciativën e madhe për të ecur përpara me vendosmëri më të madhe në rindërtimin militant të lëvizjes studentore. Indinjata dhe vënia në pikëpyetje nga rinia kundër politikës dominuese mund të shprehen në periudhën e ardhshme përmes pjesëmarrjes më aktive në shoqatat dhe betejat studentore.

Mijërat e studentëve që mbështetën Panspudastiki K.S, si dhe shumë të tjerë që janë të shqetësuar për të tashmen dhe të ardhmen e tyre, kanë interes ta bëjnë kauzën e tyren luftën kolektive për shoqata të gjalla dhe militante që t’i rezistojnë politikave antipopullore të qeverisë dhe të Bashkimit Europian, për një Universitet bashkëkohor, ekskluzivisht publik dhe falas, në shërbim të nevojave sociale dhe jo të fitimit.

Me KKE dhe KNE po hapim rrugën për përmbysjen e politikës që privon studimet, të ardhmen dhe oksigjenin që kanë nevojë studentët».

 

 

15.05.2025