Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Përfundoi me sukses Kongresi i 13-të i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE)

Në datat 10-12 shkurt 2023, në selinë e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) u zhvillua Kongresi i 13-të e rinisë së KKE, Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Fillimi i punimeve të Kongresit u zhvillua në një atmosferë entuziazmi dhe optimizmi militant, me praninë e një mase të madhe rinore e militantësh të së gjitha moshave, të njerëzve të Artit, Letërsisë, Kulturës e Sporteve. Në hapjen e punimeve mori pjesë edhe një delegacion shumë anëtarësh i KQ të KKE, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KQ, Dhimitri Kucubas, si dhe delegacione nga 28 Organizata Rinore Komuniste dhe Antiimperialiste, ndërsa shumë të tjera dërguan mesazhe përshëndetëse.

«Nuk mundemi të fillojmë punimet pa shprehur solidaritetin tonë të pandarë me popujt fqinjë të Turqisë dhe Sirisë, të cilët po sprovohen nga pasojat e tërmetit vdekjeprurës të javës së kaluar», theksoi N. Abatielos, Sekretar i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në fillimin e punimeve.

Sekretari i KNE më pas vuri në dukje: «Ne kemi si udhërrëfyes Vendimet e Kongresit të 21-të të Partisë sonë për «KKE të fortë, Mendjen - Zemrën - Organizatoren e luftës punëtore - popullore për socializmin» , siç thoshte parulla e saj, Programi modern revolucionar i KKE, konkluzionet nga studimi i Historisë së Partisë, të pasqyruara plotësisht në vëllimet e Esesë për Historinë e KKE, e cila është një burim i vlefshëm për çdo komunist të ri sot.

Me diskutimin dhe vendimet tona në Kongresin e 13-të, deklarojmë se do të arrijmë t'i përmbushim këto pritshmëri, me mijëra të rinj e të reja që do të hyjnë me kontributin e Organizatës sonë në luftën klasore, do të bashkohen si pionierë në radhët e KNE!»

Duke iu referuar zhvillimeve ndërkombëtare, ai theksoi se «Lufta imperialiste mes NATO-s dhe Rusisë në territorin e Ukrainës vazhdon me pasoja të paparashikueshme. Kërcënimet për sulme bërthamore nga të dyja palët nuk janë më skena nga filmat e Hollivudit, por aktualitet i përditshëm. Popujt që jetuan të vëllazëruar për 70 vjet në territoret e ish-Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), ujitin me gjakun e tyre planet imperialiste. Në të njëjtën kohë, se cili shtet borgjez, cila aleancë imperialiste dhe cilat grupe monopoliste janë më të fituarit në këtë thertore, forcojnë dhe konfrontimet në brendësinë e kapitalistëve. Të  gjitha këto në një periudhë e cila është e shënuar nga beteja për parësinë në sistemin imperialist mes SHBA-ve dhe Kinës. (…)Në këtë gjakderdhje, qeveria e ND e përfshin thellë popullin tonë, me pëlqimin e të gjitha partive të tjera borgjeze, të cilat nuk e vënë në dyshim NATO-n dhe pozitën e Greqisë në të.

Dërgesa e pandërprerë e pajisjeve ushtarake, e cila, veç të tjerave, dobëson edhe mbrojtjen e vendit tonë, trajnimi i forcave elitare të qeverisë reaksionare Zelenski, përmirësimi logjistik dhe operacional i bazave ushtarake të SHBA-NATO në Greqi nuk është vetëm një tjetër zhvillim

Sekretari i KNE iu referua në mënyrë të detajuar veprimtarisë së Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në vitet e kaluara, hapave të ndërmarra nga organizata në luftën e rinisë punonjëse dhe asaj studentore, si fitorja e forcave të mbështetura nga KNE në Universitete si forca e parë në zgjedhjet e fundit studentore.

 

 

Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ai vuri në dukje: «E vetmja votë e fituar për popullin dhe brezin e ri është vota pro KKE, e cila shpreh qëndrueshmërinë e fjalëve dhe veprave, që nuk do ta çojë në zhgënjim, të cilën populli dhe rinia do të gjejë pranë vetes në çdo luftë, e cila ushtron presion për "frymëmarrje" lehtësimi, që ndriçon dhe hap rrugën për rrugëdaljen e vërtetë.

Pikërisht sepse KKE nuk do të marrë pjesë në asnjë qeveri antipopullore në terrenin e kapitalizmit, i cili është armiqësor ndaj shumicës dërrmuese të popullit dhe rinisë, vota për KKE nuk shkon kot, sepse ata e dinë se “nuk mund ta kenë dot në dorë”, sepse u prish supën e konsensusit dhe zbulon se mund të ketë një rrugë ndryshe.

Natyrisht që, korrelacioni i sotëm është negativ.

Por, kjo nuk do të thotë se populli, lëvizja, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) duhet t'i nënshtrohen këtij fakti, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që do të shtyhet dhe do të largohet objektivi i luftës për një rrugëdalje të vërtetë punëtore - popullore, por edhe populli do të numërojë humbje të reja, më shumë vite të humbura, i pafuqishëm të pranojë gjithnjë e më shumë sulme.

Prandaj ka rëndësi të madhe në këto rrethana që zëri që nuk i nënshtrohet “dëshirave” të shfrytëzuesve, forca që nuk i nënshtrohet rrugës njëkahëshe të shfrytëzimit dhe padrejtësisë, të dalë më e fortë dhe betejat e saj të fitojnë një pikënisje të re, një pikënisje më të mirë, për të vazhduar në mënyrë më energjike kërkesat për plotësimin e nevojave moderne të popullit dhe të rinisë. Tashmë, në këtë betejë hidhemi kuadrot dhe anëtarët e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE)!»

Punimet e Kongresit përfund me zgjedhjen e Këshillit të ri Qendror dhe një Komiteti të ri Qendror të Kontrollit Financiar të Organizatës.

 

 

 

 

Këshilli Qendror i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në seancën e tij të parë, zgjodhi Theodhori Kocadi, Sekretar të Këshillit Qendror të KNE.

Sekretari i deritanishëm i Këshillit Qendror të KNE, Nikos Abatielos, anëtar i Sekretariatit të KQ të KKE, me vendim të KQ të Partisë, ndërmerr detyra të reja në punën e Partisë.

 

 

13.02.2023