Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Përgjigje ndaj hipokrizisë së ND dhe SYRIZA-s

Kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotakis i bëri thirrje anëtarëve të Kabinetit të Ministrave dhe deputetëve të partisë qeveritare të ND, që të depozitojnë gjysmën e pagës së tyre, gjatë dy muajve të ardhshëm, për të mbështetur llogarinë speciale kundër koronavirusit.
Nga ana tjetër SYRIZA, duke garuar me qeverinë se kush bën më shumë spektakël, kërkoi që të bëhen ulje të pagave me detyrim dhe jo me dëshirë, si dhe të mëditjeve të së gjithë zyrtarëve shtetërorë dhe qeveritarëve.
Në komentin e bërë nga Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), mbi propozimet e ND dhe SYRIZA për uljen e pagave të deputetëve dhe zyrtarëve të qeverisë për të mbështetur llogarinë speciale kundër koronavirusit, theksohet:
"Nëse duan ND, SYRIZA dhe partitë e tjera, mund të miratojnë propozimin konsekuent të bërë nga KKE për ulje të përhershme -dhe jo vetëm tani me rastin e pandemisë- dhe drastike të pagave të deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë të nivelit të lartë shtetëror, heqjen e pagesave shtesë që jepen për pjesëmarrje në Komisionet Parlamentare dhe të privilegjeve të tjera Parlamentare. Ky propozim nga ne është gjithmonë i vlefshëm, si dhe aq më tepër në kushte të tilla si këto të sotmet, ku populli vuan nga efektet e pandemisë, nga mangësitë e mëdha në sistemin e Shëndetit publik, si dhe nga masat që merren nga qeveria dhe punëdhënësit e mëdhenj.
Të gjitha të tjerat sa thuhen kanë elementë hipokrizie dhe demagogjie në këto orë të vështira, si dhe synojnë të fshehin përgjegjësitë e mëdha që kanë për mos-financimin të duhur të sistemit të Shëndetit publik.
E theksojmë, përsëri, se, për sa i përket deputetëve të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), paga parlamentare që marrin si deputetë depozitohet plotësisht në Parti për organizimin e kërkesave dhe luftës popullore".
01.04.2020