Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Pjesëmarrje gjigande popullore në ngjarjet qendrore të Festivalit të 47-të KNE

Aktivitetet politike dhe kulturore të Festivalit 3-ditor të 47-të të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe revistës së saj "ODIGITIS" arritën kulmin me fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba. Festivali u zhvillua në një park në lagjet perëndimore - popullore të Athinës.

Për 3 ditë me radhë, dhjetëra mijëra njerëz vizituan vendin e zhvillimit të Festivalit, u njohën me qëndrimet e KKE dhe të KNE si dhe me çështjet akute të aktualitetit (luftën e sindikatave punëtore kundër politikave antipopullore të qeverisë - kapitalit - BE-së, me problemet e viktimave nga zjarri, për mjedisin si dhe për çështjet e emigrantëve, etj.) në kioska dhe vende të veçanta brenda Festivalit të cilat ishin ndërtuar posaçërisht.

Ata patën mundësinë të marrin pjesë në diskutimet mbi rëndësinë dhe mesazhin bashkëkohor që ka Komuna e Parisit, mbi zhvillimet në Afganistan, mbi solidaritetin me popullin e Kubës.

Vizitorët gjithashtu morën pjesë në ekspozitën e madhe për Komunën e Parisit, si dhe vizituan librarinë e «Sighroni Epohi» nga ku morën mijëra tituj librash me përmbajtje politike, shkencore dhe letrare.

Emocione krijoi tek vizitorët edhe rishfaqja e «Qytetit Internacional» ku ishin të pranishëm përfaqësues nga 24 organizata rinore nga shtete të ndryshme të botës, ngjarja e parë e drejtpërdrejtë e organizatave rinore komuniste.

Më shumë se 70 artistë të njohur grekë dhanë koncerte në 5 skena të ndryshme të Festivalit, ndërsa kishte dhe programe specifike në një vend të veçantë për fëmijët e vegjël.

Siç vuri në dukje Sekretari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) Nikos Abatielos në fjalimin e tij, «I gjithë udhëtimi i Festivalit, që nga mesi i verës që ai filloi të përshkonte Greqinë e gjer në ngjarjet kryesore këtu në Athinë, na lejon të themi se është një nga Festivalet më masive, më dinamike dhe më të suksesshme të viteve të fundit»

 

Dhimitri Kucubas: Bashkëveprim me KKE, që populli të marrin frymë, për shoqërinë e lirisë së vërtetë, socializmin 

 

3rd Day

Video

 

2nd Day


1st Day


Photos

47th Festival KNE-Odigitis

27.09.2021