Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Populli të shfrytëzojë përvojën e tij nga 30 vitet e fundit
Kutitë e votimit hapen më 11 Maj me borgjezinë shqiptare duke intensifikuar fushatën e saj për të futur popullin në kurthin e iluzioneve

Në një periudhë ku konkurrencat po acarohen për «ndikim» gjeopolitik për kontrollin e burimeve dhe rrugëve në Ballkanin Perëndimor, në një nga frontet kryesore të konfrontimit të boshtit euroatlantik me Rusinë dhe Kinën në Europë, në 11 Maj 2025 mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Kujtojmë se në Tetorin e kaluar nisën zyrtarisht negociatat e Tiranës me Brukselin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kishte paraprirë shkëputja e procesit përkatës nga ai i Maqedonisë së Veriut -për të cilin pritet zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë- pasi shtabet euroatlantike vlerësojnë se «në kuadrin e ndryshimit rrënjësor në situatën gjeopolitike globale, të luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës dhe konfliktit në Lindjen e Mesme (...) partneriteti strategjik midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor është më e rëndësishme se kurrë». (Nga deklarata e Samiti BE - Ballkani Perëndimor, dhjetor 2024).
Objektivi kryesor për klasën borgjeze shqiptare dhe partitë e saj, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme dhe më gjerë, është të fusin në kurth një pjesë sa më të madhe të punëtorëve dhe të popullit në iluzione dhe dilema false që i shërbejnë synimeve strategjike të kapitalit.
Kohët e fundit Shqipëria nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Kroacinë dhe Kosovën, duke paralajmëruar një rritje të re në shpenzimet ushtarake në interes të planifikimeve të NATO-s |
Edhe pse popullsia e Shqipërisë sot është afërsisht 2.5 milionë banorë, llogaritet se votuesit në këto zgjedhje mund të kalojnë 3.6 milionë, pasi për herë të parë shqiptarët që banojnë në mërgim do të mund të votojnë nga shteti ku ata jetojnë, pas ndryshimeve përkatëse që u bënë në legjislacion shqiptar.
Premtime të rreme për "liri"
Partia Socialiste në qeveri (PS – është një "evolucion" i Partisë së Punës së Shqipërisë, lider i së cilës ishte Enver Hoxha nga viti 1941 deri në 1985) ka udhëhequr formacionet qeveritare në Shqipëri që nga viti 2013, pasi ka bashkëpunuar me parti nga i gjithë spektri politik borgjez.
Në 8 vitet e fundit PS ka pasur shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo në mënyrë metodike është protagoniste në organizimin e mekanizmave për të manipuluar popullin, për të amortizuar dhe shfryrë pakënaqësinë në rritje të shkaktuar nga politikat antipopullore të zbatuara gjatë 30 viteve të fundit.
Pritshmëria dhe premtimet e rreme për «lirinë dhe demokracinë» që do të vinin dhe «do të na shpëtonin nga komunistët e këqij dhe diktatura», diçka që u kultivuan pas përmbysjes së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë (RPSSH), u përgënjeshtruan...
Në të njëjtën kohë ku fitimet e kapitalistëve po rriten, problemet për punëtorët dhe popullin po bëhen gjithnjë e më të acaruara në të gjithë sektorët.
Karakteristike është vazhdimi i migrimit masiv për shkak të problemeve ekonomike. Studimet e fundit shënojnë se 40% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria... Në vitin 2022 emigruan afërsisht 46.460 shqiptarë, një shifër kjo e rritur me 10.5% krahasuar me vitin 2021.
Për shembull, përmendim:
- Pagat: Deri në mars 2023, paga bazë në Shqipëri arriti në nivelin poshtërues 260 euro në muaj! Që nga marsi 2023, paga u vendos në 400 euro në muaj (400.000 me lekë të vjetra, ose 40.000 lekë të reja), në një kohë kur çmimet e produkteve-mallrave po rriten me shpejtësi dhe janë pak më të lira se në Greqi. Populli në Shqipëri shprehet në mënyrë karakteristike se «çmimet janë me euro, por pagat me lekë».
Duhet theksuar se ankthi për mbijetesë detyron një pjesë të punëtorëve të heshtin për orët rraskapitëse dhe kushtet çnjerëzore të punës që nënkuptohen nga kontratat individuale të punës që mbizotërojnë në kompani të ndryshme të mëdha, kantiere etj., për të “siguruar” disi pagë “më të lartë” që mund të arrijnë në disa raste deri në 600-700 euro në muaj.
- Pensionet: Në ish Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë (RPSSH), kufijtë e përgjithshëm të moshës së daljes në pension arrinin 50-55 vjeç për gratë dhe 55-60 vjeç për burrat, në varësi të profesionit. Në RPSSH, strehimi, jetesa dhe kujdesi shëndetësor ishin të garantuara, ndërkohë që në të njëjtën kohë mosha mesatare e popullsisë në ish RPSSH ishte afërsisht 30-35 vjeç, duke e bërë popullsinë shqiptare ndoshta popullin më të ri në rajonin e Ballkanit në vitet ‘80.
Nga data 01.01.2025, mosha e pensionit për gratë që punojnë është rritur në 61 vjeç e 10 muaj, ndërsa çdo vit mosha për dalje në pension do të rritet plus 2 muaj. Për meshkujt, nëse në dhjetor 2014 u duheshin 35 vite pune për të dalë në pension, nga janari 2025 kjo u rrit në 38 vjet e 8 muaj!
E gjithë kjo ndërkohë që pensioni minimal është vetëm 100 euro në muaj, ndërsa këtë vit -një vit zgjedhor- pritet të arrijë… deri në 150 euro!
Duhet patur parasysh se në Shqipëri ka edhe njerëz që jetojnë me “pension të pjesshëm” (ndihmë sociale), rreth 50 euro në muaj, me të cilin natyrisht nuk mund të përballojnë shpenzimet bazë për energjinë elektrike, ujin, ilaçet, ushqimin etj...
Ndërkohë, qeveritë e PS-së po përpiqen të “heqin qafe” detyrimin tipik që ka shteti deri më tani për të paguar pensionet për emigrantët shqiptarë që kanë mbushur moshën përkatëse. Një pjesë e madhe e këtyre emigrantëve, shumë prej të cilëve sot jetojnë në Greqi dhe Itali, dorëzojnë dokumentet përkatëse shoqëruese në Shqipëri për të përfituar një pension 100-120 euro, pasi fillimisht kanë paguar kontributet në euro për të gjitha vitet përkatëse që nuk kanë punuar në Shqipëri...
• Në të njëjtën kohë, qeveritë e PS-së vazhduan denjësisht punën e qeverisë së “djathtë” Berisha në privatizimin e Shëndetësisë, duke ofruar lehtësime për hapjen e spitaleve të mëdha private (p.sh të grupit grek «HYGEIA», si dhe kompani amerikane, turke etj.).
• Në mënyrë të ngjashme edhe në Arsim, që nga viti 2013, qeveria Rama ka iniciuar shkurtime të mëdha në shpenzimet përkatëse shtetërore, me rezultat mungesa të mëdha në personelin arsimor, fonde të kufizuara për mirëmbajtjen e infrastrukturës arsimore (shumë prej tyre funksionojnë në ndërtesa nga epoka e RPSSH), pajisje logjistike dhe programe mbështetëse që nuk i përgjigjen shekullit të 21-të, si dhe reduktime të shpenzimeve edhe për arsimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, për të cilët aksesi në arsim bëhet pothuajse i pamundshëm.
Dhe, ndërsa në arsim po shkrihen dhe unifikohen vazhdimisht klasa shkollore (duke rezultuar në rritjen e numrit të studentëve ose nxënësve në çdo klasë), provimet e pranimit në Arsimin e Lartë janë bërë tepër të vështira, shumë njerëz janë “shtyrë” në universitetet private, ku qeveritë e PS-së kanë rritur edhe tarifat e shkollimit, me rezultat arsimi të jetë kthyer në një mall shumë të shtrenjtë. Në universitetet publike, ligjet e reja vendosën tarifa për shkollim, si dhe tarifa shtesë si “gjobë” për studentët që dështuan në provime.
• Bllokadat janë veçanërisht të mëdha për fermerët e Shqipërisë, të cilët po protestojnë për probleme të ngjashme me të cilat përballen edhe fermerët e vetëpunësuar në Greqi. Ata protestojnë për rritjen e çmimit të karburanteve dhe plehut, diçka që po rrit koston e prodhimit, duke bërë që shumë prodhues të vegjël dhe të mesëm të migrojnë. Në protestat e tyre ata ankohen se nuk ka mbështetje nga shteti, kërkojnë kushte më të favorshme kreditimi, kundërshtojnë taksimin e lartë etj.
Por, për NATO-n ka lekë...
Nga ana tjetër, privatizimi i pronës publike, diçka që Shqipëria kapitaliste e “trashëgoi” nga RPSSH, po ecën me shpejtësi, me privatizimin e porteve, aeroporteve, minierave, deri në ishullin e Sazanit, etj.
Çmimi i energjisë elektrike për popullin shqiptar është shumë i shtrenjtë, pavarësisht se Shqipëria është e mjaft e pasur në prodhimin e energjisë elektrike. Në vitin 2024, çmimi i energjisë elektrike për familjet shqiptare ishte 0,121 dollarë për kilovat-orë (kWh), pak më i ulët se mesatarja globale prej 0,151 dollarë/kWh...
Por, Shqipëria ka një numër të madh hidrocentralesh (që nga koha e RPSSH), nga të cilët prodhohet pjesa më e madhe e energjisë elektrike që përdor vendi. Vetëm në vitin 2013 u privatizuan katër hidrocentrale (Ulez: me kapacitet 25.2 MW, Shkopet: 24 MW, Bistrica 1: 22.5 MW, Bistrica 2: 5 MW) dhe iu shitën kompanisë turke Kurum International. Nga viti 2007 e deri më sot, qeveritë shqiptare kanë nënshkruar më shumë se 220 kontrata koncesionare për ndërtimin e projekteve të vogla, të mesme e të mëdha hidroelektrike, me synim tërheqjen e investitorëve në sektorin e energjisë, ndërsa -duhet theksuar- se Shqipëria u shet energji elektrike vendeve të Ballkanit: Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Serbisë etj.
E ndërsa “shpenzimet” po pakësohen për të mbuluar nevojat popullore, fondet për NATO-n shtohen...
Në vitin 2010, Shqipëria kaloi nga ushtri e detyrueshme në ushtri profesionale dhe po e zhvillon atë sipas standardeve të Aleancës së Ujqërve (NATO-s).
Shuma të mëdha po investohen në përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve ushtarake, të udhëhequra nga kërkesat e operative të NATO-s. Treguese është blerja e pajisjeve të reja të NATO-s nga shtete të ndryshme, madje dhe me heqjen e armës «Kallashnikov» (prodhim shqiptar) dhe blerjen e «Beretës» italiane si arma kryesore.
Në vitin 2018, NATO njoftoi përmirësimin e bazës ajrore të Kuçovës në Shqipëri, me një kosto rreth 50 milionë eurosh ku objektiv kryesor ka t'i shërbejë operacioneve të furnizimit të NATO-s, ushtrimeve stërvitore, mbështetjes së misioneve "humanitare" etj.
Me vegël falsifikimin e Historisë
Qeveria socialdemokrate e Ramës po kryeson edhe në falsifikimin e Historisë, duke shenjtëruar madje edhe bashkëpunëtorët e nazi-fashistëve.
Më 14 nëntor 2018, arriti gjer aty sa riatdhesoi në Tiranë, madje e organizoi me nderime zyrtare shtetërore, varrimin e eshtrave të Mit’hat Frashërit, bashkëpunëtorit të nazi-fashistëve në Luftën e Dytë Botërore dhe më pas i anglo-amerikanëve, i cili vdiq i arratisur në vitin 1949 në SHBA.
Frashëri ishte një figurë udhëheqëse e organizatës nacionaliste-antikomuniste «Balli Kombëtar», i cili mbështeste një Shqipëri nacionaliste dhe antikomuniste si dhe kufijtë e Shqipërisë së Madhe. Ai bashkëpunoi me forcat pushtuese fashiste, gjoja për të ruajtur interesat kombëtare të Shqipërisë, duke masakruar partizanë të rezistencës së LANÇ si dhe gra e fëmijë.
Njëkohësisht, edhe pse Rama nuk i referohet hapur termit “Gjenocid Çam”, forcat e tij marrin pjesë në evente dhe programe që promovojnë këtë narrativë. Në korrik 2024, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj (zgjedhja e Ramës për presidencën shqiptare) mori pjesë në një ceremoni përkujtimore për çamët që humbën jetën në periudhën 1944-45, ku jo vetëm u bënë referenca të qarta për “gjenocidin çam”, por arritën të barazonin çamët që ishin partizanë të LANÇ me çamët që ishin bashkëpunëtorë të nazi-fashistëve.
Për “periudhën komuniste”, PS mban ndoshta një profil më të ulët në krahasim me partitë e djathta. Megjithatë, ndërsa monumentet e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare po shkatërrohen në territorin shqiptar, qeveritë e PS-së po dedikojnë shuma të mëdha parash për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve antikomuniste, në emër të gjoja promovimit "të së vërtetës historike" (me financime nga organizata ndërkombëtare, OJQ dhe BE).
Si konkluzion, si gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike (me Berishën President në periudhën 1992-1997 dhe Kryeministër në periudhën 2005-2013), ashtu edhe gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, të drejtat sociale të popullit shqiptar që u arritën gjatë RPSSH u përmbysën, pavarësisht problemeve dhe vështirësive, pavarësisht gabimeve dhe devijimeve nga parimet e ndërtimit socialist.
Zhvillimi i kapitalizmit në Shqipëri i shërbeu një kursi të rritjes së fitimeve të biznesmenëve në të gjithë sektorët dhe acarimit të problemeve të klasës punëtore dhe shtresave popullore, papunësisë në rritje dhe migrimit masiv. Ai i shërbeu gjithashtu uljes dramatike të pagave dhe pensioneve, komercializimit/privatizimit të Shëndetësisë dhe Arsimit, përfshirjen në planifikimet e NATO-s.
Dilema për popullin shqiptar nuk është partia “demokratike” apo “socialiste”.
Qëndrimi i punëtorit emigrant shqiptar që jeton në Greqi është në rrugën e luftës i bashkuar me lëvizjen klasore, me Frontin Militant Mbar-punëtorë (PAME) dhe Partinë Komuniste të Greqisë (KKE).
Interesi i punëtorëve emigrantë imponon që ata të përdorin përvojën e tyre nga pjesëmarrja e tyre në betejat punëtore në Greqi për të kontribuar në hapjen e rrugës për rilindjen e lëvizjes punëtore në Shqipëri, për të krijuar kushtet për një Parti Komuniste, revolucionare.
Në këtë drejtim, vota e emigrantëve shqiptarë imponon të jetë një votë dënimi ndaj politikave antipopullore të qeverive dhe partive që i shërbejnë interesave të kapitalit dhe të shprehet me abstenim apo votë të pavlefshme.
16.04.2025