Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Problemet nuk ndalen te dera e kampeve ushtarake - as pretendimet për të drejta!

Gjatë javës, 5-9 Prill, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) kryen ndërhyrje në gjithë Greqinë për të drejtat e rekrutëve ushtarë të rinj, me aksione dhe informacione për ta (në Greqi shërbimi ushtarak është i detyrueshëm) dhe për popullin me tubime jashtë kampeve ushtarake. Me përgjegjësinë e qeverisë, kampet ushtarake janë kthyer në vatra të shpërndarjes së koronavirusit, në të njëjtën kohë kur planifikon të rrisë afatin e shërbimit ushtarak në 12 muaj për këmbësorinë.

Me rastin e ndërhyrjes së KKE dhe KNE në gjithë Greqinë për të drejtat e ushtarëve të rinj, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të KKE, Dhimitri Kucubas, ndër të tjera deklaroi:
«Qeveria më në fund duhet të marrë përgjegjësinë e saj. Të avancojë shpejtë dhe pa vonesë vaksinimin e të gjithë personelit të Forcave të Armatosura. Menjëherë dhe tani të merren masa për radhimin e numrit të ushtarëve në dhomat e fjetjes dhe në ambientet e përbashkëta, për dezinfektim e vazhdueshëm dhe teste të shpeshta diagnostike.
- Jo rritjes së afatit kohor për shërbimin ushtarak.
- Të kthehen në atdhe personeli dhe mjetet e Forcave të Armatosura që gjenden jashtë kufijve në dhjetra misione të NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së.
- Të jepet mbështetje financiare për të gjithë ushtarët, siç e kërkojnë dhe ata, në mënyrë që të mbulojnë shpenzimet e tyre personale.
- Për sa kohë që problemet vazhdojnë dhe rriten brenda njësive ushtarake, ushtarët kanë çdo të drejtë të kërkojnë zgjidhjen e tyre!
- Partia dhe Rinia Komuniste e Greqisë do të jenë në krahë të tyre!»
16/4/2021
