Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Projekt-ligji përbindësh duhet të tërhiqet – Mos e prekni 8-orarshin

Me protesta të reja e të mëdha ditën e enjte 3/6 në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera të Greqisë u përgjigjën punëtorët dhe sindikatat që bashkohen në Frontin Militant Mbar-punëtorë (PAME) duke kërkuar nga qeveria që të tërheqë menjëherë projekt-ligjin përbindësh që shfuqizon 8-orarshin e punës.
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dh. Kucubas, u gjend në protestë dhe deklaroi ndër të tjera për përfaqësuesit e mediave:
«Përbindëshi legjislativ antipunëtor i qeverisë së ND nuk mundet të përmirësohet, madje as nuk duhet të paraqitet fare në Parlament. Duhet të tërhiqet tani dhe urgjent. Ne gjendemi sot këtu dhe do të jemi çdo ditë në rrugët e luftës, për të mbrojtur kohën fikse të punës, 8-orarshin, kundër këtij fleksibiliteti që na kthen në Mesjetë».
Sindikatat që bashkohen në PAME intensifikojnë aktivitetin e tyre për suksesin e grevës së përgjithshme të 10 qershorit.