Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

GJYQI I AGIMIT TË ARTË

Propozimi i Prokurores në gjyqin e Agimit të Artë fyen rëndë ndjenjën popullore

Në komentin e bërë nga Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për propozimin e Prokurores në gjyqin e Agimit të Artë, thekson:

«Propozimi i prokurores në gjyqin e organizatës kriminale naziste Agimi Artë për të nxjerrë të pafajshëm udhëheqjen dhe drejtuesit e kësaj organizate për krimet e rënda për të cilat akuzohen, fyen rëndë ndjenjën popullore, por dhe dhjetëra viktima të Agimit të Artë.

Është një fakt indinjues, që kjo prokurore, në kundërshtim të plotë me provat dërrmuese që dolën në pah përmes procesit gjyqësor shumëvjeçar të këtij gjyqi, jo vetëm që pranoi argumentet e Agimit të Artë, por edhe justifikohet me to.

Punëtorët dhe të rinjtë duhet të rritin vigjilencën e tyre dhe të luftojnë për izolimin e fashistëve kudo, por dhe për ndëshkimin e tyre për krime e neveritshme që kanë bërë».

 

Propozimi i prokurores provokon me «pastrimin» e akteve kriminale të Agimit të Artë

Siç thekson Portali i Lajmeve i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) - https://www.902.gr/ 

prokurorja Adhamantia Ikonomu bëri një propozim provokues më 18/12/19, që në thelb e mbron organizatën kriminale naziste në gjyqin e Agimit të Artë. Pas tetë orësh së fjalimit të saj, ajo doli në konkluzionin se 65 të akuzuarit - 18 ish-deputetë nazistë të Agimit të Artë dhe 47 anëtarë- janë të pafajshëm.

Konkretisht, për akuzën e pjesëmarrjes dhe drejtimit të organizatës naziste, ajo kërkoi heqjen e akuzës për udhëheqjen e Agimit të Artë dhe të kuadrove të tyre, dhe jo vetëm që e pranoi, por edhe justifikohej me argumentet e përdoruara nga organizata naziste. Pik së pari, nuk e pranoi që kishte planifikim qendror për aktet kriminale dhe në thelb pranoi se kryesia nuk e dinte, nuk jepte urdhra, nuk kishte planifikim, nuk kishte shënjestrim të viktimave nga ana e udhëheqjes! Në propozimin e saj, “shkëlqeu” mungesa e motivit për aktet kriminale.

Vlen të përmendet se përgjegjësinë politike që e mori kreu i kësaj partisë naziste, N. Mihaloliakos në kanal televiziv, pas një kohë të gjatë pas vrasjes së Pavlo Fisës dhe ... u përkthye nga kuadrot e tyre si sipërmarrje të kostot politike (!), prokurorja e pranoi dhe e miratoi plotësisht.

Gjithashtu, prokurorja në fjalën e saj përmendi dhe deklaratë të kuadrove të Agimit të Artë, dhe konkretisht të nazistit Kasidhiari i cili kishte thënë se «bashkë me vrasjen e Pavlo Fisas u vra dhe Agimi i Artë»....

Për sa i përket simboleve naziste, përshëndetjet naziste,  për baraz-perëndinë Hitler, për ato që vetë deklaronin se «janë fashistë, nazistë, flakërues me thikë» etj., prokurorja pranoi plotësisht ato që tha udhëheqësi i Agimit të Artë për largimin e anëtarëve me ideologji ekstremiste në vitin 1992. Por, siç tha, edhe të qenit nazist është indiferente nga ana penale.

Gjithashtu, prokurorja në thelb i shkëputi dhe i ndau çështjet nga planifikimi i përgjithshëm i organizatës kriminale naziste. Sipas prokurores dhe sugjerimit të saj, vrasja e Paul Fisas, e Sahzat Lukmanit, sulmet ndaj komunistëve dhe sindikalistëve të Frontit Militant Mbarë-punëtorë (PAME), sulmet ndajë qendrës "Antipnia", ndaj nxënësit në qytetin Paleo Faliro etj. ishin ngjarje pa lidhje me njëra-tjetrën!!! «Nuk pranoi se ekziston planifikim qendror kundër kundërshtarëve politikë dhe emigrantëve. Udhëheqja e Agimit të Artë nuk ka asnjë përgjegjësi, pasi nuk duket se e kishte porositur ose aprovuar që në fillim aktet që u kryen» tha ajo në mënyrë karakteristike, duke provokuar rëndë ndjenjën popullore dhe viktimat e sulmeve të Agimit të Artë.

Për vrasjen nga nazistet të Paul Fisas, propozimi i saj u kufizua në fajësimin e vrasësit të Agimit të Artë, Rupakia, pa përmendur motivin e vrasjes dhe duke marrë parasysh -pa u mbështetur diku me prova- se ai nuk kishte që në fillim qëllim për ta vrarë. Gjithashtu, se batalioni i bastisjes së Agimit të Artë nuk e dinte dhe nuk ndihmoi në këtë vrasje dhe se P. Fisa nuk ishte i shënjestëruar.

Për sulmet naziste ndaj peshkatarëve dhe ndaj komunistëve dhe sindikalistëve të Frontit Militant Mbar-punëtorë, ajo propozoi shndërrimin e aktakuzës nga tentim për vrasje në akuzë për padrejtësi të lehta penale (për peshkatarët propozoi akuzë si akt me synime të rënda, kurse dëm të rrezikshëm dhe të thjeshtë trupor për sindikalistët e PAME) sepse, siç tha, të akuzuarit nuk kishin qëllim vrasjen.

Për sulmin e nazistëve ndaj qendrës Antipnia, prokurorja citoi në mënyrë karakteristike se: «Edhe fraza që u dëgjua nga një autor aty se, «Keni përshëndetje nga Agimi i Artë, nuk është e mjaftueshme, pasi nuk përmendet konkretisht emri i ndonjë deputeti».

Për akuzën armëmbajtje penale në mënyrë të dalluar, ndaj disa prej drejtuesve të organizatës naziste, përfshirë edhe kryetarin e organizatës naziste, N. Mihaloliakos, ajo kërkoi sipas rastit që kjo akuzë të shndërrohet në padrejtësi të barasvlershme me vepra të lehta penale, të cilat pas kalimit të një kohe të caktuar dhe me parakushte, tashmë janë fshirë.

Vlen të përmendet se propozimi i prokurores nuk është diçka që nuk pritej. Gjatë gjithë procesit gjyqësor të organizatës kriminale naziste, si nga përmbajtja e pyetjeve të saj ashtu dhe sugjerimet e saj tregonin qëllimet që kishte. Ajo i pranonte kërkesat e nazistëve kur  kërkuan arrestimin e dëshmitarëve që i denoncuan me akuzën e dëshmisë së rremë, madje edhe kundër miqve të Pavlo Fisës që ishin bashkë me të natën e vrasjes. Është karakteristike që pyetjet e saj e drejtoheshin në shfuqizimin e aktakuzave dhe të dëshmive që jepeshin nga dëshmitarët.

 

 

20.12.2019