Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Protesta të mëdha të rinisë në favor të arsimit publik dhe falas

Më 18 janar 2024, dhjetëra mijëra nxënës, studentë dhe mësues dolën në rrugë në të gjithë Greqinë, duke kryer demonstrata të mëdha dhe tronditëse me vëllim dhe dinamikë, siç ishte ajo në qendër të Athinës. Kështu, ata bënë të qartë absolutisht të vetëkuptueshmen se: Brezi i ri refuzon Universitetet private dhe lufton për arsim ekskluzivisht publik dhe me të vërtet falas për të gjithë.

Në kohën kur mijëra studentë, nxënës, mësues, punëtorë dhe prindër protestonin kundër planeve reaksionare të qeverisë për ngritjen e Universiteteve private, në Seancën Plenare të Parlamentit të Greqisë foli Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas në debatin për projektligjin e Ministrisë së Arsimit për Arsimin dhe Trajnimin Profesional.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE vuri në dukje se: «Shumica e botës së arsimit tashmë ka votuar kundër projektligjit tuaj, pavarësisht bombardimeve me gënjeshtra që bëhet nga propaganda qeveritare që synon të bindë popullin grek, të bindë të rinjtë dhe të rejat se ky projektligj i padrejtë gjoja mund t'i japë një zgjidhje ngërçeve aktuale që ju dhe qeveritë e mëparshme keni krijuar».

Dh. Kucubas kritikoi ashpër si gjendjen aktuale të arsimit në Greqi ashtu edhe planet antipopullore të qeverisë së ND dhe paraqiti aspekte të propozimit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për arsimin publik.

Duke iu drejtuar të rinjve, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE theksoi se ata mund të «bëhen krijues të një jete të re dhe me luftërat e tyre sot mund t'i hapin rrugën asaj. Për një shoqëri ku nuk do vraposh për të kërkuar punë, pikërisht sepse puna jote duhet të jetë e garantuar. Dhe diploma juaj nuk është thjesht një certifikatë kualifikimi, por do të jetë një garanci e së drejtës për të punuar. Për një shoqëri ku nevojat e të rinjve nuk do të shtrydhen që të fitojnë të paktët, por do të jenë në qendër të planifikimit qendror e shkencor të shtetit për t'i plotësuar ato».

 

 

 

 

 

 

19.01.2024