Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Protestë në Ambasadën e Kazakistanit
Kanë kaluar 4 vjet që nga sulmi i përgjakshëm nga forcat shtypëse të Kazakistanit kundër punëtorëve grevistë në qytetin e Zanaozen-it, autoritetet e Kazakistanit kaluan në ndalimin e Partisë Komuniste. Një përfaqësi e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) me në krye Kosta Papadhakin, anëtar i KQ dhe Eurodeputet i KKE, në dt 14/12/2015 realizuan protestë në ambasadën e Kazakistan në Athinë dhe dorëzuan këtë Notë Proteste:
Në këtë Dhjetor plotësohen 4 vjet që kur forcat e represionit të Kazakistanit hapën zjarr ndaj grevistëve që demostronin në qytetin Zanaozen-it, të cilët jepnin një luftë të vështirë greve për një kohë të gjatë për të drejtat e tyre, me rezultat vdekjen dhe plagosjen e dhjetra grevistëve dhe pogrome me persekutime të dhjetëra militantëve të tjerë.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në vitin 2011 e kishte dënuar këtë krim antipunëtor, që 20 vjet pas përmbysjes së socializmit dhe shpërbërjes së BRSS-së, tregoi se cila është me saktësi "demokracia" dhe "liria" që u imponua mbi popujt e ish-BRSS. Kjo është liria dhe agresiviteti i kapitalit të madh, që shoqërohet me shfrytëzimin, shtypjen e klasës punëtore, papunësinë, varfërinë dhe shtypje kundër luftrave popullore.
Sot, 4 vjet pas gjakderdhjes autoritetet e Kazakistanit vazhdojnë edhe më tej me ndalimin e Partisë Komuniste të Kazakistanit, dhe plus kësaj miratuan një sërë masash ligjore shtrenguese dhe pezulluese të sindikatave nga qeveria, duke hapur rrugën për ndjekje të reja penale kundër luftrave punëtore me akuza për "nxitje të urrejtjes shoqërore", të "nxitjes për grevë" etj.
Fakti tregon se masat shtypëse dhe ndalimi i aktivitetit të komunistëve shkojnë dorë për dore me zbatimin e ligjeve antipunëtore dhe sulmin mbi të drejtat dhe arritjet e klasës punëtore.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon këto veprime antipunëtorë, antipopullorë dhe antidemokratikë të autoriteteve të Kazakistanit dhe kërkon tërheqjen e tyre të menjëhershëme.
Ne shprehim solidaritetin tonë me komunistët dhe lëvizjen e klasës punëtore të Kazakistanit!
Larg duart nga komunistët!
Antikomunizmi dhe shtypja e lëvizjes punëtore nuk do të kalojë!
Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të
Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
14.12.2015