Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) – Rinia Komuniste e Greqisë (KNE)

Protestë në ambasadën e Polonisë në Athinë

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) realizuan protestë në ambasadën e Polonisë në Athinë, ditën e martë, 3 Mars që është dhe data e fillimit të gjyqit kundër drejtuesve të Partisë Komuniste të Polonisë dhe bordit redaktues të revistës së saj, «Brzask».

Delegacioni i përbërë nga anëtari i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ dhe njëkohësisht eurodeputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Lefteris Nikolau - Alavanos, dhe anëtari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Paskalis Kajanis, u takuan me Këshilltaren e Çështjeve Politike të Ambasadës Polake, Jolanda Voicik - Niexelska dhe i dorëzuan asaj notë proteste. Gjithashtu kërkuan me këmbëngulje nga autoritetet polake ndërprerjen e menjëhershme të përndjekjeve kundër komunistëve polakë.

Delegacioni i KKE dhe KNE nënvizoi fushatën e papranueshme antikomuniste të barazimit të komunizmit me nazizmin, e cila përbën një ofendim të madh ndaj dhjetëra miliona viktimave të nazizmit, si dhe ndaj mijëra antifashistëve që luftuan kundër fashizmit. Delegacioni i KKE dhe KNE i rikujtoi se akuzat kundër drejtuesve të PK të Polonisë u rrëzuan në gjykatë dhe dolën të pafajshëm në Shkurt të vitit 2019, dhe kërkoi me këmbëngulje që të ndërpriten përndjekjet në mënyrë që PK e Polonisë të mundet të marrë pjesë në jetën shoqërore dhe politike të vendit pa asnjë pengesë. Delegacioni i KKE dhe KNE shprehu solidaritetin ndaj komunistëve polakë si dhe ndaj anëtarëve të bordit redaktues të revistës «Brzaski» dhe u angazhua që, së bashku me Partitë Komuniste dhe Punëtore në mbarë botën, të vazhdojnë luftën kundër fushatës antikomuniste në Poloni.

 

 

05.03.2020