Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

ZGJEDHJET PARLAMENTARE QERSHOR 2023

Rritje e re për Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), e cila arriti në 7.7% të votave

Më 25 qershor 2023, në Greqi u zhvilluan zgjedhjet e reja parlamentare, me një sistemin zgjedhor grabitës, i cili shpërblen partinë e parë me bonus duke i dhënë asaj 50 mandate më shumë.

Pavarësisht këtij ligji zgjedhor të padrejtë, i cili intensifikon dilemat, si dhe faktit se shumë punëtorë për shkak të punës së tyre në sezonin turistik gjendeshin larg vendit të ushtrimit të së drejtës së votimit dhe nuk kanë mundur të votojnë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka shënuar një rritje të re në përqindjet e saj.

Konkretisht ajo ka marrë 7.7% dhe mbi 400 mijë vota, duke zgjedhur 20 deputetë.

Kujtojmë se në përbërjen e mëparshme të parlamentit nga viti 2019 deri në muajin maj 2023, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka patur 15 deputetë në parlamentin kombëtar.

Është veçanërisht e rëndësishme që rritja e re e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) shënohet sërish në lagjet punëtore dhe popullore të Athinës, Pireut dhe Selanikut dhe në qytete të tjera të mëdha.

Në këto zgjedhje, partia konservatore ND mori 40.55%, partia socialdemokrate SYRIZA pati një rënie të mëtejshme, duke marrë 17.84%, partia e vjetër socialdemokrate PASOK mori 11.85%, partia e ekstremit të djathtë "Spartiates", e cila kishte mbështetje nga kriminelët e burgjeve të “Agimit të Artë” fashist morën 4.64%, pasuan partitë po ashtu nacionaliste “Elliniki Lisi” me 4,44% dhe “Niki” me 3,69% dhe partia e një ish drejtuese e SYRIZA me emrin "Plevsi Eleftherias” me 3.17%. Partia MERA25 e një ish kuadri tjetër të SYRIZA mori 2.49% dhe nuk e kaloi pragun e 3% duke mbetur jashtë parlamentit.

Konkretisht, rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2023 është si më poshtë:

 

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucubas natën e zgjedhjeve

Përshëndesim mijërat e votuesve që forcuan me votat e tyre Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), të gjithë ata që luftuan me ne në këto zgjedhje për forcimin elektoral të KKE.

Deputetët e zgjedhur me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) do të jenë që ditën e nesërme aty ku kanë premtuar, në krye të betejave, do të merren me problemet punëtore-popullore, krahë punëtorëve, forcave popullore dhe rinisë.

Edhe nga rezultati i sotëm duket se votat për Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) nuk janë të rastësishme, diçka e radhës. Tregon lidhjet militante që kemi në vendet e punës, në lagje, në fshat, në fushën e shëndetësisë, arsimit, kulturës, të cilat janë të qëndrueshme dhe zgjerohen si dhe, në përputhje me rrethanat ato duhet të forcohen dhe të zgjerohen edhe më shumë.

Ne vazhdojmë me vendosmëri. Është vendimtare që me të gjithë ata që iu afruan Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) gjatë gjithë kësaj periudhe, dhe pavarësisht se çfarë bënë në këto zgjedhje, të vazhdojë diskutimi, aksioni i përbashkët rreth çështjeve që shtrohen në rendin e ditës që ditën e nesërme, për zhvillimin e luftës popullore, për ngritjen e lëvizjes punëtore - popullore.

Në bazë të rezultatit kemi një rritje në përqindje, konkretisht përqindja jonë është 7.7%, me qindra mijëra vota, ndërsa ulja e vërejtur në deputetët tanë vjen si pasojë e ligjit zgjedhor grabitqarë të ND që na vjedh mandatet e deputetëve.

Në përgjithësi, brenda një korrelacioni politik negativ që vazhdon të mbetet, shprehet një rritje dinamike e ndikimit elektoral të Partisë e cili vazhdon dhe përbën elementin pozitiv edhe të kësaj beteje elektorale si dhe për rezultatin. Një dinamikë që mendojmë se ka një pasqyrim më të gjerë se sa shprehja e saj elektorale, dhe kjo u shpreh me një ndryshim të ekuilibrit të forcave gjatë këtyre viteve, në dhjetëra zgjedhje që u bënë në sindikata, nëpër shoqatat punëtore, në Bashkësitë Punëtore, në Federatat e Sindikatave, në Qendrat Punëtore të klasës punëtore, në bujqësi, tek profesionistët e vetëpunësuar, te artizanët, tregtarët dhe shkencëtarët, tek studentët, mjekët dhe mësuesit e shkollave.

Përshëndesim lagjet e klasës punëtore të Athinës, zonat e Perëndimit, Jugut, Sektorit Verior, zonat A dhe B të qytetit të Pireut, Atikës Perëndimore dhe Lindore, zonën A' të Selanikut, Patras, të të gjithë vendit.

Përshëndesim veçanërisht rrethet, qytetet dhe fshatrat, aty ku u shënjestruan nga betejat e gjata e të vështira klasore e politike popullore dhe që sot ia dhanë votën masivisht Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), duke e ngritur Partinë, sipas rastit, diku në vendin e 1-rë siç ndolli në ishullin Ikaria, e gjetkë në vendin e 2-të, si në Aspropirgo, diku tjetër në vendin e 3-të, si në përgjithësinë e rajonit më të madh të vendit, Atikës, por edhe në ishullin e Lesvos, ku rifituam mandatin e humbur të deputetit në muajin maj.

Dita e nesërme do të jetë e vështirë për popullin. Që nga nesër, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të zbatojë angazhimin e saj se do të jetë me anën e një opozite 100% militante, punëtore, popullore. Populli grek nuk duhet të tregojë asnjë pritshmëri, të mos japë asnjë periudhë testimi, veçanërisht një pjesë e madhe e botës popullore që votoi me gjysmë-zemër për ND.

Që nga nesër, klasa punëtore dhe forcat popullore do të gjenden përballë me një raund të ri sulmi, nën sfondin e zhvillimeve dhe të dhënave të reja:

     • Me zbatimin e parakushteve të reja të memorandumit për disbursimin e kësteve të Fondit të Rimëkëmbjes dhe të Paktit të Stabilitetit.

      • Me kalimin drejt politikës fiskale të rreptë, që në thelb nënkupton një raund të ri shkurtimesh sociale dhe masash shtrënguese në emër të suficiteve primare të kërkuara nga BE-ja me synim "notën e investimeve".

     • Me mundësinë e një krize të re ekonomike, mesazhet paralajmëruese të cilat ekzistojnë tashmë në SHBA dhe BE, ndërkohë që ekonomia kapitaliste greke po ngadalësohet. Me çështjet e theksuara në Raportin Pranveror të Komisionit dhe me rekomandimet e Bankës së Greqisë.

     •Gjithashtu, po ndjekim edhe zhvillimet në luftën imperialiste në Ukrainë, synimin e përfshirjes më të madh të Greqisë në anën e planeve të NATO-s, si dhe marrëveshjet negative që po ndërmerren nën ombrellën e NATO-s në çështjet Greko-turke.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të luftojë vazhdimisht, në rrugët e luftës dhe në parlament, kundër çdo projektligji antipopullor, do të jetë zëri i popullit, kundër këtij raporti politik në përgjithësi negativ.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të monitorojë dhe do të marrë pjesë aktive në debatin që objektivisht do të hapet për zhvillimet e brendshme politike, pas ngritjes së madhe të ND së plotfuqishme në parlament, të rënies së një poli të opozitës socialdemokrate të SYRIZA-s, por mbi të gjitha politikën e konsensusit të së gjithë këtyre, edhe të SYRIZA-s dhe të PASOK-ut, në angazhimet e mësipërme që do të zbatojë qeveria e ND. Mbi këtë bazë, me rastin e rezultatit të sotëm zgjedhor, do të nisin procese në partinë SYRIZA dhe ndoshta edhe te PASOK-u, si dhe në forca të tjera më të vogla politike.

Prania në Parlament e hapësirës së ekstremit të djathtë dhe fashist është padyshim një tjetër zhvillim negativ i këtyre zgjedhjeve. Dëshmohet edhe një herë se rrënjët e nazi-fashizmit janë te sistemi dhe shteti, ato janë të thella dhe ka qendra e interesa të ndryshme që i mbështesin ata, në fund të fundit ata janë pjella dhe të ushqyerit e këtij sistemi të kalbur shfrytëzues.

Vërtetohet se nazizmi-fashizmi për shkak të natyrës së tij, nuk trajtohet efektivisht nga disa ndërhyrje legjislative, të cilat në fakt hapin rrugë të rrezikshme, por është çështje e vetë lëvizjes punëtore - popullore dhe në këtë drejtim KKE do të vazhdojë të luftojë, siç bëri gjatë gjithë periudhës së mëparshme.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të luftojë me mijëra punëtorë, të rinj që po braktisin ngërçet e socialdemokracisë dhe partive të tjera borgjeze, për të forcuar sërish shpresën. Që nga sonte, u drejtojmë të gjithëve një thirrje për bashkëpunim dhe veprim të përbashkët.

Përgjigja qëndron në forcimin e rrymës së vënies në abuzim të politikës dominuese borgjeze, të karakterit të saj klasor, të partive dhe qeverive që i shërbejnë, të shtetit të kapitalit, që nuk kërkon shpëtimtarë të rinj nga rotacioni i qeverisë, të rrymës që kërkon zgjidhje ndaj problemeve të sotme përmes luftës së organizuar, pjesëmarrjes në lëvizje, me aktivitet kolektiv, me luftë klasore.

Për të zgjeruar buzëqeshjen e popullit tonë, për të rritur optimizmin, për të ringjallur shpresën.

Sepse me KKE të fortë, shpresa është këtu.

Forcë dhe shëndet për të gjithë dhe të gjitha, që nga nesër në barrikadat e luftës, e dimë mirë këtë, do ia dalim.