Lidhje me faqet e vjetra të PKG
SHPALLJE E ZYRËS SË SHTYPIT PËR PLANIN E SHBA-ve PËR ÇËSHTJEN E PALESTINËS

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) denoncon tek populli grek se, plani i SHBA-ve për çështjen e Palestinës, të cilin e kanë përshkruar në mënyrë të rreme si një "marrëveshje e shekullit", jo vetëm që nuk garanton një shtet të pavarur të Palestinës, por përjetëson dhe mbron okupimin e Izraelit.
Plani parashikon:
- Ti jepet Shtetit të Izraelit qyteti Jerusalemit si një "kryeqytet i pandarë i Izraelit".
-Ti aneksohet Shtetit të Izraelit Lugina e Jordanit, e cila është zemra e 30% e Bregut Perëndimor, dhe zonat që gjenden në veri të Detit të Vdekur.
- Ruajtjen e kolonializmit izraelit dhe të mijëra kolonëve, që janë forcë pushtuese në territoret e Palestinës.
Ky është një zhvillim shumë i rrezikshëm dhe është pjesë nga një plani i përgjithshëm imperialist të nxitur nga SHBA-të, për zgjidhje të papranueshme dhe kundër popujve në rajon.
Të forcohet menjëherë solidariteti ndaj popullit të Palestinës.
-Për përfundimin e okupimit të Izraelit dhe për një shtet të pavarur Palestinez në kufirin e vitit 1967, me kryeqytet të tij Jeruzalemin Lindor.
- Të hiqet kolonializmi dhe të largohen kolonët, të kthehen refugjatët Palestinezë në shtëpitë e tyre.
- Të lirohen nga burgjet e Izraelit të gjithë të burgosurit politikë palestinezë.
Qeveritë greke -sot e ND, më parë e SYRIZA- kanë pjesë në përgjegjësi për forcimin e bashkëpunimit strategjik me shtetin-vrastar të Izraelit, por edhe sepse nuk kanë bërë njohjen e nevojshme të shtetit të pavarur Palestinez, pavarësisht vendimit unanim të parlamentit Grek.
29/1/2020 ZYRA SHTYPIT E K.Q TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)