Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Solidariteti është arma e popujve

Tragjedi e papërshkrueshme në Turqi dhe Siri. Deri më tani, mbi 16.000 janë të vdekur dhe vlerësimet flasin për shumë mijëra të tjerë!

Një lëvizje e madhe solidariteti me popujt e Turqisë dhe Sirisë u ngrit menjëherë në Greqi. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i bëri thirrje popullit grek të shprehë me të gjitha mënyrat solidaritetin e tij me popujt e vuajtur të Turqisë dhe Sirisë, përmes mbështetjes së iniciativave të ndërmarra nga sindikatat dhe organizatat masive për grumbullimin e materialeve të ndihmës së parë, dhurime vullnetare të gjakut në të gjithë Greqinë që organizojnë sindikatat që bashkohen në Frontin Militant Mbarpunëtorë (PAME), si dhe pjesëmarrje në misionet vullnetare të mjekëve të spitaleve publike dhe punonjësve të tjerë në shëndetësi.

Në të njëjtën kohë, pyetjet janë të pafundme: Pse kaq mijëra të vdekur në vitin 2023 kur shkenca dhe teknologjia kanë ofruar mjete për të gjetur me saktësi zonat/kanalet sizmike, zonat më të rrezikuara, se si duhen ndërtuar shtëpitë, shkollat, spitalet, në mënyrë që jeta njerëzore të mos rrezikohet?

Në Greqi, pavarësisht kritikave të vazhdueshme që ushtron Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ndaj të gjitha qeverive borgjeze, nuk ekziston asnjë plan gjithëpërfshirës për mbrojtjen kundër tërmeteve të bazuar në mbrojtjen e shtresave popullore. Ky është shkaku kryesor i mijëra të vdekurve pas një tërmeti.

Për këtë situatë në Greqi, në Turqi, në çdo shtet kapitalist përgjegjëse është politika e cila trajton mbrojtjen nga tërmetet si pengesë për fitimet e kapitalit dhe shtetit të tij. E cila përcakton nivelin e mbrojtjes në bazë të interesave të grupeve të mëdha të biznesit, “të kufijve fiskalë”, dhe jo në bazë të nevojave dhe sigurisë për familjet popullore.

Është tragjike të shohësh qeveritë e Greqisë dhe Turqisë, në një ankand miliardash për pajisjet e NATO-s, duke shpërdoruar paratë e popullit për aeroplanë luftarak F-16 dhe fregata, për të forcuar krahun juglindor të NATO-s dhe aftësinë operacionale të SHBA-ve.

Të thonë me guxim se po e bëjnë këtë për të mbrojtur popullin e tyre, në të njëjtën kohë që i lënë ata të ekspozuar e të pambrojtur, herë nga tërmetet e herë në dëborë e përmbytje. Madje duke përdorur dhe justifikimin se “nuk mjaftojnë paratë” për projektet dhe planet e mbrojtjes së shtetit dhe se këto e tejkalojnë “forcën që ka ekonomia”.

E kemi përjetuar edhe në vendin tonë... Dhe pavarësisht faktit që edhe tani, me rastin e Turqisë, po diskutohet për një tërmet të mundshëm edhe në Greqi, situata është si më poshtë:

  • Në masë, 75% - 80% e ndërtesave të Greqisë janë ndërtuar para vitit 1985, pra, në bazë të rregulloreve të vjetra antisizmike (ose pa rregullore fare), por qeveritë e kanë refuzuar vazhdimisht zbatimin e një programi të kontrollit para-sizmik dhe forcimin e këtyre strukturave aty ku është e nevojshme.
  • Në vitin 1999, me rastin e tërmetit të madh me 143 të vdekur në Greqi, u shpallën kontrolle parësore të shpejta vizuale në mbi 85.000 objekte publike dhe jofitimprurëse. Deri më sot, 24 vjet më vonë, as ato nuk janë përfunduar! Dhe, natyrisht, nuk bëhet asnjë diskutim apo parashikim për kontrolle thelbësore, në mënyrë që, për objektet që shfaqin mangësi, të bëhet një vlerësim analitik i kapaciteteve të tyre sizmike dhe të hartohet një studimi restaurues-përforcues i tyre.
  • Në masën 50%, shkollat e Greqisë janë ndërtuar para 25-30 vitesh, ato kanë nevojë për përforcime të konsiderueshme dhe zhvendosje graduale në godina të reja shkollore. Përkundër gjithë kësaj, qeveritë dhe ministritë bashkë-kompetente jo vetëm që nuk kanë arritur të kryejnë auditimet dhe ndërhyrjet e nevojshme, por përveç kësaj kanë “kaluar” me ligje përgjegjësinë e objekteve shkollore tek komunat bashkiake dhe kanë shkurtuar fondet nga buxheti i shtetit!

A mund të ishte ndryshe situata sot? Kushtet ekzistojnë. Por shteti borgjez dhe politika e qeverive, absolutisht armiqësore dhe e rrezikshme, e lënë popullin të pambrojtur. Sepse qeveritë japin lehtësisht lirime nga taksat për pronarët e anijeve dhe subvencione për grupet e Energjisë, por nuk japin asnjë qindarkë për mbrojtjen antisizmike, nga përmbytjet dhe zjarret në vend.

Prandaj, është e vetmja rrugë për punëtorët të organizojnë luftën e tyre për të kërkuar mbrojtjen e jetës së tyre dhe të fëmijëve të tyre. Nuk mund të jetë ndryshe. Kjo duhet të jetë një nga kriteret kryesore në zgjedhjet parlamentare që kemi në muajt në vijim dhe duhet të përcaktojë zgjedhjen që do bëjnë punëtorët. Dilema është: «Ose rrezikoj jetën e familjes, ose ditën e pas-zgjedhjeve jam më i fortë dhe luftoj për një jetë më të mirë!». Dhe në këtë luftë, forcimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është një faktor vendimtar.

 

09.02.2023