Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

TUBIME TË MËDHA TË KKE NË GJITHË GREQINË

TE MOS SHKOJË NË PARLAMENT PROJEKT-LIGJI ANTIPUNËTOR

«Nuk do të bëhemi skllevërit e shekullit të 21! Shfrytëzimi nuk "zgjidhet", por hiqet!» Ky ishte mesazhi i luftës së vendosur që dërgoi në datën 27/5 tubimi i madh i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Athinë, me folës Sekretarin e Përgjithshëm të KQ të Partisë, Dhimitri Kucuba, kundër ligjit antipunëtor, që qeveria e ND përpiqet të çojë në parlament për miratim.

Tubime masive të ngjashme nga KKE u zhvilluan edhe në Selanik dhe qytete të tjera të mëdha të Greqisë.

 

 

Dh. Kucubas iu referua në detaje projekt-ligjit antipunëtor, duke theksuar se «ai vazhdon dhe thellon sulmin që kanë sjellë edhe ligjet e mëparshme ndaj punonjësve, në një periudhë prej më shumë se 10 vjetësh» dhe shtoi: «Komunistët dhe anëtarët e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), si dhe ata që marshojnë në krahë me ne, e bëjmë natë e ditë për të informuar gjerësisht punonjësit, për të zbuluar gënjeshtrat e tyre. Jemi protagonist në vendet e punës, në shoqatat punëtore, në të gjitha organet e lëvizjes punëtore – popullore që të organizohet lufta, për të përgatitur një përgjigje militante greviste ndaj shëmtirës antipunëtore».

 «Nëse sot ND sjell këtë projektligj - tmerri, arrin ta bëjë këtë pikërisht sepse ligjet e PASOK dhe SYRIZA i kanë paraprirë», tha ai në një pikë tjetër dhe vazhdoi: «Të gjithë ata, hap pas hapi, zbatuan kërkesat e përhershme të kapitalit. Të gjithë ata pajisën me armë të reja punëdhënësit e mëdhenj, peshkaqenët e mëdhenj të pasurisë. Të gjithë ata, njëri pas tjetrit, me radhë, kanë ligjëruar masa, të nxjerra nga thelbi i strategjisë së BE-së, nga të ashtuquajturat "praktikat optimale evropiane", të cilat në praktikë nënkuptojnë vetëm kushte më të këqija në punë. Të gjithë ata kanë lyer duart e tyre me intensitetin e shfrytëzimit, njëri duke vazhduar punën legjislative të tjetrit».

Duke bërë një përmbledhje historike të luftës për 8-orarshin, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE vuri në dukje: «8-orarshi dhe koha e fikse e punës, gjithmonë kanë qenë dhe janë pikë e vazhdueshme e fërkimit dhe konfrontimit midis punëtorëve dhe grupeve të biznesit. Pasi vendoja e 8-orarshit, si kohë pune fikse ditore, gjendet në zemër të së drejtave të klasës punëtore.

 

KKE Protest Athens [28 May 2021]

Sot, pra, qeveria e ND po synon përsëri ndërhyrje në kohën e punës. Zgjidhja e saj, madje dhe me terma të negociatave individuale, është thellësisht reaksionare, çon në një intensitet të madh të shfrytëzimit. (...) Sot, në epokën e të ashtuquajturës revolucion i 4-të industrial, në vend që të ulet koha e punës, ajo po rritet! Dhe këtë ata përpiqen ta quajnë progres! Ky është progres për sistemin e shfrytëzimit».

Por, ajo që është progres për kapitalizmin është një kthim prapa për klasën punëtore, për forcat popullore (...) Le të imagjinojmë, vetëm, se sa është shtuar sot prodhimtaria e punës, se sa është rritur super-vlera me hyrjen e teknologjive të reja në prodhim dhe sa është rritur intensifikimi! Sa i madh është shfrytëzimi absolut, domethënë shkëputja e punës së papaguar me rritjen e kohës së punës përtej 8 orëve!

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE tha: «Modernizim nuk është përshtatja e marrëdhënieve të punës në nevojat e ndryshueshme të kapitalit të pangopur, siç po përpiqet ta paraqesë atë qeveria.

Modernizim është zvogëlimi i përgjithshëm i kohës së punës, puna e qëndrueshme për të gjithë, heqja e të gjitha formave të 'fleksibilitetit', paga dhe të drejta të bazuara në nevojat bashkëkohore, dhe natyrisht, as nuk janë modernizim kontratat individuale, pra negociatat individuale ndërmjet kompanisë dhe punonjësit».

Ai gjithashtu iu referua dispozitave të projekt-ligjit që «shkojnë një hap më tej sulmin kundër veprimtarisë sindikale dhe e drejtave për grevë (...) duke mos qenë në gjendje të fshehin urrejtjen e punëdhënësve dhe qeverive kundër kërkesave të organizuara - kolektive. Godasin pa pretekst të drejtën e grevës së garantuar me kushtetutë».

«Ne u themi atyre: Këtu nuk është Japonia, ku punëtorët bëjnë grevë, gjoja, por duke punuar e veshur një shirit të bardhë në dorë. Këtu është Greqi: Këtu ka një histori të luftës punëtore, një lëvizje punëtore klasore, ekziston Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME). Këtu, në këtë vend, ka një Parti Komuniste të Greqisë!», sqaroi ai.

Duke iu referuar Kongresit të 21-të të Partisë, përgatitja e së cilës është në hapat e fundit, ai tha se «ne jemi optimistë se mundemi t’ia arrijmë! Për ta bërë partinë tonë të fortë. Sepse një KKE e fortë mund të bëhet me të vërtetë "mendja, zemra, organizatorja e luftës punëtore - popullore për socializmin"» dhe bëri  «thirrje për bashkëveprim militant me KKE, në betejat e përditshme, në lëvizjen punëtore - popullore, në të gjitha betejat politike për të gjithë luftëtarët dhe luftëtaret e jetës.

«Refuzojmë të jemi skllevër modernë në shekullin 21! Të mos e dorëzojnë në parlament ligjin e tmerrshëm antipunëtor! Le të paguajnë dhe të ndëshkohen politikisht të gjithë ideatorët e këtij ligji dhe të gjithë ata që kontribuuan si qeveri për të arritur gjer në këtë pikë! Të hiqen të gjitha ligjet antipunëtore të qeverive PASOK – SYRIZA – ND! Të gjithë dhe të gjitha në rrugën e luftës! Për një sukses të madh të grevës së përgjithshme mbar greke!», përfundoi Dh. Kucubas.   

 

 

28.05.2021