Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SΗPALLJE E BYROSË POLITIKE TË K.Q TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

Të merren tani masa efektive për mbrojtjen e shëndetin të popullit dhe mbështetjen e punonjësve

Në këto periudha të vështira, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mban qëndrim me ndjenjë përgjegjësie ndaj popullit, duke theksuar se duhen të merren masa të menjëhershme dhe të nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe të sigurohen të drejtat e punonjësve. KKE tashmë, në kuadër të masave të parandalimit dhe të mbrojtjes, ka njoftuar për shtyrjen e të gjitha aktiviteteve deri në Pashkë.

Njoftimet e fundit të qeverisë, për të trajtuar epideminë e koronavirusit synojnë të kultivojnë përshtypjen se qeveria po bën gjithçka që është e mundur për të përballuar një rrezik objektiv, që ka pasoja të dukshme për shëndetin dhe ekonominë e Greqisë.

E vërteta është se rreziku i vërtetë buron nga mangësitë tragjike të sistemit Shëndetësor, që ishin të njohura para shfaqjes së koronavirusit. Këto mangësi nuk ndodhën rastësisht, dhe nuk janë objektive. Është rezultat i politikës antipopullore që ndoqën të gjitha qeveritë, në përputhje me udhëzimet e BE-së për tregtimin dhe privatizimin e Shëndetësisë, për të mbështetur përfitimet e grupeve të biznesit, për të siguruar tepricat ekonomike të lyera me gjak. Kjo politikë abuzon në praktikë mundësitë e mëdha shkencore dhe teknologjike që ekzistojnë sot për të përmbushur të gjitha nevojat e parandalimit dhe kujdesit ndaj popullit. Kështu që, për shembull, kemi arritur që sot të funksionojnë vetëm 550 shtretër të Njësisë së Kujdesit Intensiv në Spitale, ndërsa kemi nevojë për 3.500 shtretër të tillë që para shpërthimit të epidemisë së koronavirusit.

Ngadalësimi në ekonominë e Eurozonës dhe në atë ndërkombëtar që ekzistonte, tani është duke u forcuar edhe më shumë nga përhapja e koronavirusit dhe është duke rritur rrezikun për një krize të re në periudhën e ardhshme, veçanërisht në Eurozonë.

Fushata propagandistike e qeverisë, e cila përqendrohet pothuajse ekskluzivisht në përgjegjësinë individuale të secilit qytetar dhe bën thirrje për unanimitet kombëtar për të mbështetur politikën e qeverisë, e errëson problemin e vërtetë. Marrja e masave të nevojshme kërkon kundërshtim ndaj angazhimeve dhe politikave të BE-së dhe të politikave që mbështesin konkurrencën e grupeve monopoliste, të cilat sakrifikojnë nevojat e popullit në altarin e përfitimit kapitalist. Populli nuk mundet dhe as nuk duhet të paguajë përsëri!

Rekomandimet e Agjencisë Kombëtare të Shëndetit Publik imponojnë nevojën që qeveria të marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme, për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive kësaj pandemie dhe në të njëjtën kohë të përballohen të gjitha nevojat e kujdesit shëndetësor edhe pse nuk kanë të gjitha lidhje me pandeminë.

 

1. Tani dhe menjëherë të merren masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur shëndetin e popullit tonë, siç janë:

-- Rekrutimi i personelit të përhershëm mjekësor dhe infermieror për të hapur të gjitha shtretërit e mbyllur të Njësive të Kujdesit Intensiv në Spitale, si dhe për të mundësuar funksionimin 24-orësh në të gjitha Njësitë Parësore të Kujdesit Shëndetësor, për të lehtësuar kështu barrën që kanë spitalet.

-- Të ekzistojnë të gjitha pajisjet për shërbimet publike me dezinfektimin dhe profilaksinë e parashikuar, të ofruar falas nga shteti për popullsinë, në mënyrë që të ndalohet shitja e papranueshme që po ndoll me çmime të larta për fitime në të zezë.

-- Të rihapen menjëherë spitalet e mbyllura nga qeveritë ND - PASOK në vitin 2013 (Poliklinika Patision, në Atikën Perëndimore, e Bobolas etj). Të rekrutohet menjëherë stafi i duhur, me personel të përhershëm dhe jo me transferime të personelit nga spitalet e tjera.

-- Nevojat shtesë të shtrimit në spital dhe të çdo praktikë mjekësore që duhen, të plotësohen menjëherë me rekuizimin e infrastrukturës shëndetësore të sektorit privat.


2. Masat e nevojshme kufizuese dhe parandaluese për popullatën të zbatohen në mënyrë të detyrueshme, dhe duhet të shoqërohen me masa përkatëse për të mbrojtur të ardhurat dhe të drejtat e vetë punonjësve. Masat e shpallura deri më tani mbështesin vetëm ndërmarrjet e mëdha kapitaliste, ndërsa rezervojnë një regjim "karantinë" për të drejtat e punonjësve. Në të njëjtën kohë, asnjë masë efektive nuk është garantuar për mbrojtjen e të ardhurave familjare për rrogë-marrësit, për të vetë-punësuarit dhe fermerët në rast se ata ose dikush nga familja e vetë sëmuret dhe detyrohet të qëndrojë në shtëpi.

Qasja unike "horizontale" e qeverisë, për sa i përket aranzhimeve të taksave dhe të sigurimeve shoqërore për grupet e biznesit, të kapitalit të madh, të vetë-punësuarve dhe të rrogë-marrësve, përfundimisht do të përkthehet në një ngarkesë të re mbi kurrizin e popullit.

Punonjësit, përmes kontributeve të tyre ndaj Organizmave të Sigurimeve Shoqërore, kanë paguar dyfish dhe trefish që këto Organizma të jenë në gjendje të mbulojnë përfitimet themelore përballë urgjencave të tilla. Ata kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë për Shëndetin e tyre përmes EOPYY (Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Shëndetësore), përmes OAED (Agjencia e Punësimit së Fuqisë Punëtore) dhe kontribute të tjera në EFKA (Agjencia e Përgjithshme e Sigurimeve Shoqërore) për të mbuluar të ardhura në rastet e papunësisë, të paaftësisë së përkohshme (sëmundje, aksidente etj.).

Të sigurohet leje shtesë, përveç lejes normale, me shpërblim të plotë dhe Sigurime: a) Për të gjithë punonjësit që sëmuren, si për tu shëruar, ashtu dhe për parandalimin e përhapjes, b) në një anëtarë të familjes që ka sëmurë fëmijë ose të moshuar, ose nuk ka mundësi tjetër për të mbajtur fëmijën në shtëpi.

Për më tepër, qeveria është fajtore se, jo vetëm që nuk deklaron sanksione, gjoba dhe dënime ndaj punëdhënësve që shkelin marrëdhëniet e punës dhe oraret, por dhe se nuk kryen as kontrollet e duhura: Duhet menjëherë dhe tani të rreptësohen kontrollet nga Inspektorati i Punës në sektorë dhe vende pune, nuk mundet që vendet e punës të kthehen në vende skllevërish në kohë të epidemisë.


3.  Në çdo rast, duhet të merren të gjitha masat e duhura për mbështetje urgjente ekonomike të punonjësve dhe të shtresave popullore, në mënyrë që të përballen me problemet e shtuara që krijohen:

-Në radhë të parë, për aq kohë sa do të duhet, të pezullohen detyrimet ndaj Shtetit, Bankave, detyrimet për pagesë uji, energjisë elektrike, të gjitha konfiskimet dhe ankandet, çdo lloj mase për pagesë të detyrueshme, ndërprerjet e rrymës elektrike, ujit për të gjithë punonjësit, pensionistët, por edhe për të vetë-punësuarit, me përparësi për të gjitha ata që kanë të ardhura poshtë 12.000 euro në vit.    

- Të vihet pengesë për përjashtime nga puna. Tani dhe menjëherë të jepet asistencë papunësie për punonjësit sezonal që nuk do të rimerren në punësim, si p.sh në turizëm, transport etj., në nivelin e 80% të rrogës bazë. Një asistencë e ngjashme të jepet edhe për profesionistët e lirë që kanë të ardhura vjetore gjer në 12.000 euro, që do të detyrohen të ndërpresin funksionimin e biznesit të tyre. Gjithashtu, për punonjësit e bizneseve që ndërpritet funksionimi i tyre të jepet asistencë e nevojës urgjente, 715,68 euro, për 45 ditët e ardhshme.

-Të jepet menjëherë, si ndihmë urgjente, pensioni i 12-të për të gjithë pensionistët.

-Më konkretisht, për të vetë-punësuarit me të ardhura vjetore 12.000 euro: a) Të lërohen nga pagimi i sigurimeve shoqërore për veten e tyre për 4-mujorin e ardhshëm, pa humbje të së drejtës së njohjes të kësaj kohe për pension, b) të formohet kufiri 12.000 euro si një kufi për lirim nga taksat për biznesin e tyre, në mënyrë që ata vetë të munden të përballohen me pasojat ekonomike që tashmë po rriten.


4. Masa plus duhen marrë në Arsim në mënyrë që të përballohen me përgjegjësi shtetërore një sërë problemesh që burojnë nga vendimi i detyruar për mbylljen e institucioneve arsimore. Paraprin mbrojtja e fëmijëve të familjeve popullore nga pasojat e tregtimit të Arsimit, që formon kushte të pabarabarta në qasje, të cilat, si rrjedhojë, mundet të shtohen në këto kushte. Kështu që, kërkohet:

-Të merren masa që të garantojnë shpejt dhe aq sa është e mundur përgatitje të barasvlershme të nxënësve të klasës së Tretë të Liceut për provimet mbar-kombëtare, akoma dhe me reduktim të materialit të provimit.

- Të zgjidhen të gjitha problemet që lidhen me kujdesin e studentëve, të vazhdojë ushqimi i studentëve duke shmangur grumbullimin (ushqim të paketuar).

- Të zgjidhet problemi i kthimit të parave të paguara për ekskursione të anuluara të shkollave, si brenda shtetit ashtu dhe jashtë tij, dhe që kjo përfshin mijëra familje.

 

U bëjmë thirrje punonjësve që të marrin fatin e tyre në duart e tyre dhe t'i kërkojnë me këmbëngulje qeverisë që të ndërmarrë masa të menjëhershme për ruajtjen e shëndetit të popullit dhe të së drejtave të tyre.

 

Byroja Politike e Komitetit Qendror                                                      të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

13 Mars 2020