Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Thirrje për grevë kundër projektligjit-mostër antipopullor – Dënim ndaj krimit që bëhet në kurriz të popullit të Thesalisë

Vendimin e tyre për të mos lejuar që kushtet e punës dhe të jetesës të shtypen nën thundrën e hekurt të ligjeve të fitimit dhe shfrytëzimit, demonstrua pasditen e së premtes, 15.09.2023 punëtorët dhe të rinjtë në «sheshin Sindagma» para Parlamentit të Greqisë, në një demonstratë të madhe.

Demonstrata, që u organizua nga sindikatat dhe organizatat masive, u shndërrua në një thirrje për grevë kundër projektligjit-mostër antipunëtor të qeverisë por edhe në një zë dënimi të krimit të ri që kryhet kundër popullit të Thesalisë.

Me ligjin e ri antipunëtor, qeveria do të miratojë punën për 13 orë në ditë, 78 orë në javë, në më shumë se një punëdhënës, promovon zgjatjen indirekte të punës deri në 74 vjet, të kombinuar këtë me kontrata pune me kohë zero. Po vendosen dispozita të reja antipunëtore. Në praktikë punëtorët kthehen në një makinë prodhimi fleksibële pa të drejta deri në pleqëri.

Shumë sindikata të sektorëve të ndryshëm të punës si dhe Qendrat Sindikaliste Punëtore kanë shpallur grevë 24-orëshe për datën 21/09, ditën që qeveria do të çojë për votim në Parlament projektligjin-mostër antipunëtor.

Në demonstratën e Sindikatave dhe organizatave masive në «sheshin Sintagma» ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucumbas.

Në deklaratën e tij ai theksoi:

«Ne jemi sonte këtu në «sheshin Sindagma», për të forcuar solidaritetin tonë, kërkesat për nevojat urgjente të popullit tonë, veçanërisht në zonat e prekura nga përmbytjet e fundit, por edhe të atyre që u dogjën më parë. Në të njëjtën kohë, ne jemi këtu për t'i dhënë një kundërpërgjigje kumbuese projektligjit të ri mostër antipunëtor të qeverisë së ND-së, të cilin po e sjell në Parlament, dhe për të cilin sindikatat po përgatisin një grevë mbarëkombëtare për të enjten e ardhshme, ditën që ky projektligj-mostër do të diskutohet në Seancën Plenare të Parlamentit».

 

18.09.2023