Lidhje me faqet e vjetra të PKG
T'i jepet fund poshtërisë antikomuniste dhe antidemokratike në Ukrainë dhe Rusi

Protestë me piketa në Ambasadën e Ukrainës në Athinë u realizuan ditën e Martë, 11 Mars nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), ndërsa një delegacion i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe i KNE ngjitën te dera e ambasadës letër proteste të KKE.
Me këtë protestë, KKE dhe KNE dënuan përndjekjen, arrestimin dhe torturimin e gjatë politik të Mikhail dhe Alexander Kononovich, kuadër të Rinisë Komuniste të Ukrainës (Komsomol).
Ata denoncuan se ky persekutim po kryhet me akuza të rreme e të sajuara dhe është i papranueshëm, siç është synimi i autoriteteve ukrainase për të shtuar akuza të reja ndaj tyre dhe për t'i dërguar ata në frontin e luftës imperialiste, me qëllim që ata të gjejnë vdekjen.
KKE dhe KNE kërkojnë heqjen e menjëhershme të së gjitha përndjekjeve penale ndaj vëllezërve Kononovich dhe lirimin e tyre, ndërsa theksojnë se autoritetet ukrainase kanë përgjegjësinë e vetme për sigurinë e jetës së tyre.
Ata kërkuan gjithashtu heqjen e të gjitha ligjeve antikomuniste si dhe ligjeve të tjera antidemokratike që pengojnë shprehjen e lirë dhe të papenguar të vullnetit të vërtetë të popullit të Ukrainës, i cili po përjeton pasojat tragjike të luftës imperialiste.
Ata ngritën edhe një herë natyrën e papranueshme të propagandës së vazhdueshme anti-sovjetike për "Golodomor-in", si dhe njohjen që i bëhet bashkëpunëtorëve ukrainas të nazistëve, si Bandera ose burrave të "Divizionit të 14-të të Galicisë (Ukrainase) Waffen SS" si "heronj" e "patriotë", por edhe për vendime të tjera të ngjashme që kanë synim rishkrimin e historisë dhe në pafajësinë e nazistëve.
Letër proteste edhe për Ambasadën e Federatës Ruse në Athinë

Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i dërgoi edhe një letër proteste ambasadës ruse me të cilën dënon përndjekjen e gjatë politike, arrestimin dhe burgimin 5-vjeçar të sociologut marksist Boris Kagarlitsky.
Në letrën e saj, KKE vëren se ky persekutim politik i papranueshëm është kryer me akuza të rreme dhe të sajuara dhe rrezikon vetë jetën e Boris Kagarlitsky-t.
KKE kërkon me këmbëngulje heqjen e menjëhershme të së gjitha ndjekjeve penale kundër Boris Kagarlitsky dhe lirimin e tij, ndërsa theksoi se autoritetet e Federatës Ruse kanë përgjegjësinë e vetme për sigurinë e jetës së tij.
KKE bëri thirrje gjithashtu për heqjen e të gjitha ligjeve antidemokratike që pengojnë shprehjen e lirë dhe të papenguar të vullnetit të vërtetë të popullit të Federatës Ruse, i cili po përjeton gjithashtu pasojat tragjike të luftës imperialiste.
Së fundi, në këtë letër përshkruhen si të papranueshme propagandën e vazhdueshme anti-sovjetike kundër bolshevikëve dhe V.I. Lenini - udhëheqësit të Revolucionit të Tetorit dhe madje edhe nga goja e Presidentit të vendit.
Ndër të tjera, kritikohet ashpër përpjekja e fundit (Shkurt 2025) në një gjykatë në qytetin rus të Yekaterinburgut nga një ekspert shtetëror për ta paraqitur veprën themelore dhe emblematike të Leninit «Shteti dhe Revolucioni» si një "manual i terroristëve", me qëllim që të dënohen si "terroristë" anëtarët e një «Grupi Marksist» të cilët janë paraburgim.
Po aq i neveritshëm është vendimi për të hapur një shkollë me emrin e filozofit fashist rus Ivan Ilyin në një universitet qendror në Moskë, i cili kishte përshëndetur regjimin e Gjermanisë naziste, në emër të "fitores mbi bolshevizmin".
**
Si në letrën drejtuar ambasadës ukrainase ashtu dhe në atë ndaj ambasadës ruse theksohet se, veprime të tilla janë të papranueshme dhe provokuese ndaj popujve, siç është populli grek, i cili derdhi gjakun e tij në luftë kundër përbindëshit fashist, që lindi kapitalizmi dhe që këtë vit përkujtojmë 80-vjetorin e shpartallimit të tij nga lëvizja heroike e Ushtrisë së Kuqe me në krye komunistët.
11.03.2025