Lidhje me faqet e vjetra të PKG
U botuan Tezat e KQ të KKE për Kongresin e 22-të të Partisë

Gazeta «Rizospastis», organ i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), botoi Tezat e Komitetit Qendror për Kongresin e 22-të.
Në këto Teza përfshihen vlerësimet e partisë për zhvillimet në botë dhe në vend, si dhe raportin mbi aktivitetin dhe detyrat politike të partisë për periudhën deri në Kongresin e 23-të.
KQ i KKE, që para një viti, duke hyrë në fazën e fundit të Kongresit të 22-të, i ofroi gjithë Partisë për diskutim vendimet e KQ në lidhje me:
- zhvillimet në frontin e luftës imperialiste dhe detyrat tona,
- rrjedhën e ndërtimit partiak të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE),
- punën ideologjike dhe politike të Partisë, rrjedhën e organit «Rizospastis»,
- si dhe konkluzionet nga aktiviteti ynë në lëvizjen punëtore-sindikale dhe luftërat e popullit.
Këto vendime përbërën elementë për diskutim thelbësor brenda Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), më gjerësisht në shoqërinë greke, për vlerësime të rëndësishme dhe konkluzione. Tezat e KQ të KKE për Kongresin e 22-të kodifikojnë dhe përmbledhin diskutimin e pasur që i parapriu, duke aspiruar, me diskutimin para-kongresional dhe vetë punimet e Kongresit tonë, që Partia të bëjë një hap tjetër të madh dhe të qëndrueshëm në zhvillimin e të gjitha karakteristikave të saj bashkëkohore revolucionare.
Do të pasojë diskutimi në organet dhe organizatat drejtuese të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) si dhe dialogu publik përmes Organit «Rizospastis» dhe revistës Inspektimi Komunist (KOMEP).
Sigurisht, gjëja e parë që u krye ishte të luftohej për përhapjen e Tezave, të cilat u shpërndanë në të gjithë Greqinë nga anëtarët dhe miqtë e KKE dhe të KNE.
09.10.2025