Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Vendimi i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për zhvillimet dhe betejën zgjedhore

1. Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) u mblodh dhe vendosi për programin e aktivitetit të Partisë për periudhën e ardhshme, bazuar në zhvillimet politike dhe ekonomike me horizont betejën e ardhshme të zgjedhjeve parlamentare.

KQ miratoi shtyllën kryesore të kandidatëve të Partisë në zgjedhjet parlamentare, rajonale dhe bashkiake dhe shtjelloi çështjet kyçe lidhur me përmbajtjen e hapjes politike përballë betejave elektorale. Diskutoi lidhur me hapat përfundimtare drejt Kongresit të 13-të të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) që do të zhvillohet në datat 10-12 shkurt 2023, me synimin suksesin e tij.

Komiteti Qendror u bën thirrje anëtarëve dhe miqve të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) që të mobilizohen dhe të ndërmarrin veprime për organizimin dhe kryerjen e një fushate të re e të gjerë politike në popull, me qëllim forcimin e KKE, e cila është përgjigja më e mirë ndaj dilemave të rreme dhe shantazheve që do të intensifikohen në periudhën e ardhshme edhe përpara betejës elektorale.

Forcimi i gjithanshëm politik, organizativ dhe elektoral i KKE është parakusht për rritjen e shkallës së organizimit, militantizmit dhe efektivitetit në ndërhyrjen e vetë lëvizjes punëtore - popullore në zhvillime, gjë që është jetike, më e nevojshme dhe urgjente se kurrë. Kjo është dhe përmbajtja e bashkimit militant me KKE, e cila pasqyrohet edhe në sloganin «Populli mund ta shpëtojë popullin, në rrugën e përmbysjes, me një KKE më të fortë».

Në të njëjtën kohë, KKE i jep të gjitha forcat për masivizimin dhe forcimin e të gjitha fronteve kritike të luftës për jetën dhe të ardhmen e punëtorëve, si ato të shtrenjtësisë, varfërisë energjetike, për të drejtat në punë dhe për të ardhurat e punëtorëve, kundër ankandeve, për mbrojtjen e shëndetit, kundër efekteve të përfshirjes së Greqisë në konfliktin ushtarak imperialist në Ukrainë mes NATO-Rusisë, por edhe të përkeqësimit të marrëdhënieve greko-turke. Janë fronte në të cilat punëtorët, populli dhe rinia përballen, veç të tjerave, me problemet dhe pasojat e strategjisë antipopullore të qeverisë, Bashkimit Europian për llogari të kapitalit.

 

2. Betejat e periudhës së ardhshme do të zhvillohen në kushtet e zhvillimeve ndërkombëtare ekonomike dhe gjeopolitike që do të sjellin një “dimër të thellë” edhe më të madh për popujt. Në rrethana ku: Lufta imperialiste në Ukrainë po përshkallëzohet midis bllokut euroatlantik nga njëra anë dhe Rusisë dhe aleatëve të saj nga ana tjetër. Forcohet konflikti midis SHBA-ve dhe Kinës për epërsi në sistemin global imperialist dhe po intensifikohen dhe kontradiktat në brendësinë e aleancave "tradicionale", si NATO dhe BE. Po intensifikohet, gjithashtu dhe përfshirja e Greqisë si në planet luftarake, me zhvillimin e fundit -mes të tjerash- plani për dërgimin e raketave S-300, si dhe në luftën energjetike dhe antagonizmat ekonomike (stacione për transferimin e LNG, paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, etj.). Shumëfishohen kështu edhe më shumë rreziqet për popullin dhe vendin nga thellimi i kontradiktave në rajon dhe planet agresive të klasës borgjeze turke e cila bën pazare për marrëdhëniet e saj me NATO-n dhe BE-në.

Zhvillimet ekonomike çojnë me saktësi matematikore në rëndimin e mëtejshëm të së gjitha problemeve punëtore dhe popullore. Shumica e madhe popullore e shoqërisë, klasa punëtore, shtresat e mesme dhe të ulëta të qytetit dhe të fshatit, gratë, të rinjtë, pensionistët, invalidët, punonjësit e Kulturës dhe Sportit luftojnë çdo ditë për mbijetesë në kushte më të pafavorshme. Intensifikohet shfrytëzimi i klasës punëtore, rritet varfërimi i saj absolut dhe relativ. “Arritja e madhe” e reklamuar nga qeveria e ND-së, investimet, jo vetëm që nuk trajtuan problemet e punëtorëve, por përkundrazi i shumëfishuan ato. Nuk sollën përmirësime në të ardhurat popullore dhe as e ndaluan përkeqësimin sepse ato janë “ndërtuar” mbi memorandume të vjetra dhe masa të reja antipopullore, mbi lehtësime taksash dhe subvencione shtetërore ndaj kapitalit, të cilat populli i paguan përmes tatimeve.

Delinitizimi, mbështetja te gazi natyror, investimet në disa Burime Rinovuese të Energjisë dhe energjia elektrike "e gjelbër", që kanë rritur çmimet për punëtorët, por edhe fitimet e mëdha të grupeve energjetike të monopoleve amerikane që prodhojnë gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe pronarëve të anijeve që e transportojnë atë, janë pikërisht thelbi i varfërisë energjetike. Investimet në turizëm e kthejnë kohën e lirë popullore në një mall të shtrenjtë, rrisin koston e banesave publike dhe profesionale, ndërsa mbështeten në një fuqi punëtore gjithnjë e më të lirë në këtë industri. Zgjerimi i biznesit/tregtisë elektronik mpreh konkurrencën, duke çuar në kyçje dhjetëra mijëra biznese të vogla, përshpejton akumulimin, ndërsa fitimet e mëdha në të bazohen në kushtet e këqija të shfrytëzimit të punonjësve të shpërndarjes dhe seleksionimit të mallrave. Orientimi i njëanshëm drejt eksportit të produkteve bujqësore u leverdis kryesisht industrialistëve komercial, shfrytëzimit të madh kapitaliste bujqësor, ndërsa importet masive të produkteve bujqësore shtojnë vështirësi të reja në jetën e bujk-prodhuesve të vegjël, degradojnë cilësinë e ushqimeve bazë të popullit.

Sherri midis ND, SYRIZA dhe PASOK-ut, si dhe të partive të tjera borgjeze se kush nga ata përfaqëson "klasën e mesme", kërkon të barazojë nevojat e shtresave të larta të mikroborgjezëve me problemet që përballet shumica e forcave popullore e profesionistëve të vetëpunësuar dhe bujqve, por dhe të klasës punëtore, të cilës i shmangen çdo reference.

Vërtetohet se "zhvillimi për të gjithë" është përralla më e madhe, pasi populli numëron vazhdimisht humbje, diçka nuk mund të fshihet as nga statistikat.

Dhe nëse punëtorët po paguajnë kaq shumë në fazën e zhvillimit, ne mund të parashikojmë se sa do të paguajnë në çdo ngadalësim ekonomik, në rrugën drejt recesionit në muajt e ardhshëm. Për më tepër, në BE dhe në mbarë botën, analizat paralajmërojnë për një krizë kapitaliste edhe më të thellë dhe më të sinkronizuar.

Banka Qendrore Europiane (BKT) po përgatitet për një rritje të re të normave të interesit, me ndikim të drejtpërdrejtë në kamatat për shlyerjen e kredive për banesat dhe kredive të tjera popullore, duke sjellë një barrë të mëtejshme për të ardhurat tashmë të falimentuara punëtore - popullore. Prodhimi industrial në qendrat kryesore industriale ndërkombëtarisht shfaqet i reduktuar. Sasia e transportit detar po bie ndjeshëm dhe parashikimet e instituteve ekonomike flasin për një krizë të re, më të thellë se kriza e vitit 2008. Në gjithë Eurozonën, po rritet presioni për kthimin në «politikën kufizuese» dhe fundin e «subvencioneve horizontale të shtetit». «Paratë e lira» dhe mundësia e huamarrjes bien ndesh me fryrjen e madhe të borxheve shtetërore në shumë shtete të BE-së. Kërcënimi i njohur i të ashtuquajturit degradim fiskal shfaqet sërish dhe do të jetë, pas zgjedhjeve të ardhshme, përralla e re mbi të cilën do të mbështeten shkurtimi i shpenzimeve qeveritare, madje edhe shpenzimet e pakta të sotme të "politikës sociale".

Zhvillimet e viteve të fundit janë të padiskutueshme dhe konfirmojnë se "ilaçi" i përdorur për një problem po kthehet në "helm" për një problem tjetër, duke dëshmuar kështu se asnjë propozim i menaxhimit borgjez nuk mund të anulojë determinizmin dhe kontradiktat e rrugës kapitaliste të zhvillimit, që në çdo rast, ato paguhen nga vetë punëtorët. Konfirmohet gjithashtu se aplikimi i njërës përzierje ose tjetrës të menaxhimit ekonomik imponohet nga vetë nevoja e ekonomisë kapitaliste dhe jo nga "ideologjia" apo sloganet mashtruese të çdo qeverie. Prandaj «socialdemokrati SYRIZA» zbatoi një politikë shtrënguese përmes memorandumeve, prandaj «ND neoliberale» zbatoi masa ekspansioniste siç bënë edhe shokët e tyre qumështor në një sërë vendesh të BE-së dhe jo vetëm.

«Politika ekspansioniste», që SYRIZA dhe socialdemokracia në përgjithësi e adhurojnë si perëndi, si dhe “paratë e lira” për të mbështetur zhvillimin, çuan në rritjen e inflacionit, i cili po gëlltit të ardhurat popullore. Tashmë, për të frenuar inflacionin në BE, planifikohet rikthimi në «politika kufizuese», që përshpejton një recesion të ri, me rritje të normave të interesit, duke ngarkuar edhe më shumë familjet punëtore - popullore.

Kontrastet në BE në lidhje me ritmin dhe formën e politikave shtrënguese, vështirësitë e shteteve anëtare të BE-së për të arritur një marrëveshje për çështjen e tavanit të gazit natyror reflektojnë interesat e ndryshme të shteteve - anëtare dhe grupeve të biznesit dhe natyrisht aspak ato të popujve. Kompromisi i përkohshëm, i arritur për një tavan me një çmim shumë të lartë, as nuk i mohon kontradiktat dhe as nuk do t'i lehtësojë popujt nga varfëria energjetike.

Alternimi i formave të menaxhimit borgjez dhe kalimi nga kriza në zhvillim dhe anasjelltas akumulon ngarkesa të reja mbi shtresat punëtore - popullore, pasi çdo fazë “e re” ndërtohet mbi masat antipunëtore-antipopullore të asaj të mëparshme, ashtu siç ndodhi në Greqi me ligjet e memorandumit që qeveritë e ND, PASOK dhe SYRIZA votuan dhe zbatuan me radhë.

 

3. Pretendimi se ekonomia greke mund të mbetet e padëmtuar nga një recesion europian apo global, është i pabazë. Ekonomia greke nuk po zhvillohet në ndonjë “akuarium”. Për më tepër, i ashtuquajturi aset i madh i ekonomisë greke, turizmi, mund të pësojë një rënie të ndjeshme në kushtet e një krize europiane apo globale. Zbulohet se "ekstroversioni", që është "Grali i Shenjtë" i të gjitha partive borgjeze, i shërben vetëm përfitimit të bizneseve të mëdha greke, ndërsa për klasën punëtore, fshatarësinë, profesionistët e vegjël të vetëpunësuar dhe për popullin është një “bombë me sahat” për interesat e tyre.

Pretendimi i qeverisë se varfëria energjetike është një "problem i importuar" që na rezulton nga lufta në Ukrainë, është një tallje kolosale. Jo vetëm nga fakti që rritja e çmimeve ekzistonte edhe para luftës -dhe më pas qeveritë ia atribuan shkaqeve të tjera- por edhe nga faktin se Greqia, si një zgjedhje strategjike e klasës borgjeze dhe partive të saj, është plotësisht e integruar në tregun e përbashkët të Bashkimit Europian, në strukturat dhe mekanizma, si p.sh. Banka Qendrore Europiane, tregtimi i emetimeve si dhe në Bursën e Energjisë, të cilat janë “zjarrvënësit” e shtrenjtësisë.

Partitë e tjera nuk e hedhin poshtë teorinë e «shtrenjtësisë së importuar», nuk janë dakord vetëm për përqindjen e devijimit nga mesatarja europiane, duke folur për «shtrenjtësinë e Micotakis». Qëndrimi i tyre, nga njëra anë, shfajëson të gjitha shkaqet dhe mekanizmat e shtrenjtësisë -që në fund të fundit SYRIZA dhe PASOK/KINAL i kanë bashkëformuar- ndërsa nga ana tjetër krijon "alibinë" e duhur që një qeverisje e mundshme me pjesëmarrjen e tyre të munden të thonë të njëjtin argument përballë popullit.

Përpjekja për të manipuluar popullin me ndihma dhe triska/tollona të ndryshme të varfërisë dhe talljes synojnë të rishpërndajë varfërinë mes gjithnjë e më të varfërve, duke përjetësuar taksat dhe zhvatjet antipopullore dhe duke lënë të padëmtuara fitimet e kompanive.

 

4. Dëshmohet përditë se si shpalljet e «shtetit shtab» ashtu dhe ato të «shtetit të drejtësisë» synojnë në azhurnimin e një shteti të kalbur antipopullor të pakicës për shtypjen dhe shfrytëzimin e shumicës popullore, e shtetit të diktaturës së kapitalit.

Elementë të kësaj kalbësie dhe këtij reaksioni janë –ndër të tjera– përgjimet, fenomenet korruptive të tipit Kaili dhe Pacis, përshkallëzimi i represionit dhe i dhunës shtetërore që shkon dorë për dore me politikën antipopullore.

Ana tjetër e "karotës" së manipulimit është "kamxhiku" i represionit që merr forma të ndryshme, si brutaliteti dhe arbitrariteti policor, ndjekjet penale kundër militantëve, i shtetit – «hajdut» që nxjerr në ankand shtëpitë e popullit, llumi institucional i përgjimeve dhe monitorimeve, që të gjitha qeveritë e kanë formuar me qëllimin përfundimtar për t'u përballur me reagimet popullore. Natyrisht, përdoren edhe për të larë hesapet politike e biznesore, fakt që shohim të ndodhë gjatë kësaj kohe, si dhe masat e njëpasnjëshme të qeverisë për kontrollin e informacionit.

Përgjigja popullore ndaj dhunës dhe represionit shtetëror kalon përmes luftës për shfuqizimin e të gjitha ligjeve dhe institucioneve reaksionare, të grupeve të ndryshme represioniste speciale, si DIAS, MAT, DRASI, EKAM, OPKE, ODOS, policia universitare etj., dhe jo përmes gjoja “demokratizimit” të tyre – që është diçka e përgjithshme dhe abstrakte.

Ky shtet nuk mund të sigurojë “drejtësi për të gjithë dhe kudo”, siç pretendon SYRIZA, sepse interesat dhe pushteti i kapitalit nuk mund të takohet askund me nevojat punëtore - popullore. Është i njëjti shtet që në mënyrë selektive është i “paaftë” për të mbrojtur popullin dhe nevojat e tij nga fatkeqësitë natyrore dhe rreziqet e tjera, siç u pa gjerësisht me pandeminë, sepse prioriteti i tij janë fitimet e kapitalit. Kështu ndodh edhe me ligjin e fundit të qeverisë për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, i cili u bën thirrje pacientëve të fusin dorën edhe më thellë në xhepat e tyre dhe i kthen spitalet në vende për të tërhequr klientë për “sorrat” e Shëndetësisë Private. Ashtu siç është dhe një shtet shumë i aftë për të promovuar interesat e kapitalit me procedura të shpejta. Është i njëjti shtet armiqësor që i lë fëmijët të pa mbrojtur ndaj dhunës së varfërisë, të braktisjes së shkollës, të punësimit të fëmijëve, në abuzim dhe mbrojtjen e tyre e lë në duart e çdo lloji individësh privatë, OJQ-ve.

 

5. Veçanërisht skandali me ish-deputeten e PASOK/KINAL Eva Kaili nxjerr në pah surratin e vërtetë të BE-së si një Bashkim Europian i interesave të biznesit dhe lobeve që është një terren pjellor për skandale dhe korrupsion.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nuk u habit aspak nga këto zhvillime, pasi prej vitesh po nxjerr fakte dhe dokumente për veprimtarinë e lobeve dhe “lidhjet e gjakut” që kanë krijuar ato me BE-në dhe institucionet e saj. Këto skandale nuk janë një përjashtim i vetëm dhe i rrallë. Në kuadër të BE-së dhe Parlamentit Europian, ka lobe biznesi të institucionalizuara, të cilat -së bashku me ato jozyrtare- llogariten në 25.000 - 30.000. Në tekstet legjislative të Parlamentit Europian, direktiva dhe formulime specifike shpesh herë shkruhen drejtpërdrejt ose diktohen nga përfaqësues të lobeve të tilla dhe më pas nënshkruhen dhe paraqiten si amendamente nga eurodeputetët.

Këtë kalbësi e “shpëlajnë” eurodeputetët e ND, SYRIZA, PASOK/KINAL dhe Elliniki Lisi, duke pranuar rezolutën ku pranohet me cinizëm se «aftësia e lobeve për të ndikuar vendimmarrjet në Parlament, përbën një element jetik i demokracisë europiane»!!!

Këto zbulime duhen përdorur për të nxjerrë konkluzione vendimtare klasore, për të zgjuar ndërgjegjen punëtore - popullore, për të kuptuar se kjo është "demokracia europiane" famëkeqe dhe "vlerat europiane" që të gjitha partitë e tjera lavdërojnë së bashku.

 

6. Shumica e zhvillimeve tregojnë se po krijohen mundësitë që pakënaqësia popullore të mos bllokohet në kurthin e dilemave borgjeze false dhe shantazhi. Dëshmohet se klasa sunduese nuk është e plotfuqishme dhe pushteti i saj mund të testohet nga krisje dhe goditje. Pa anashkaluar raportin negativ të forcave, mobilizimet masive punëtore-popullore në një sërë shtetesh, pavarësisht orientimin e tyre ende të dobët, siç ishte edhe mobilizimi i fundit i grevës më 9 Nëntor në Greqi, konfirmojnë se popujt nuk i kanë "të dorës së tyre", as lëvizjet popullore nuk mund që të përdoren gjithmonë si një "shkallë" për të bërë rotacionin e tyre qeveritë antipopullore.

Shtabet borgjeze në BE dhe në Greqi e dinë se pasojat katastrofike për popullin nga zbatimi i strategjisë së kapitalit do të shihen shumë më fortë në periudhën e ardhshme. Kjo është arsyeja pse ata kërkojnë qeveri të qëndrueshme "për ditën e nesërme" e cila të zbatojnë strategjinë e kapitalit dhe angazhimet e BE-së, të promovojnë planet euroatlantike në Mesdhe, kompromise të dhimbshme për të drejtat sovrane të vendit. Duan qeveri që të synojë të përballet me efektivitet me çdo situatë radikale që mund të çojë në ndonjë ngritje të lëvizjes punëtore. Ata janë të shqetësuar për shpërthime sociale, ngritjen e mundshme të radikalizmit, dinamikën që mund të fitojnë betejat e punëtorëve me një KKE më të fortë në krah të tyre.

Synimit për patur një «stabilitet qeveritar», që për popullin do të thotë paqëndrueshmëri dhe pasiguri e madhe, i shërben si ND, ashtu edhe partitë e tjera, pavarësisht mënyrës se si e synon secila prej tyre. Për këtë ND-ja synon 50% +1 të mandateve në Parlament, dhe SYRIZA përmes supës së ringrohur të qeverive "progresiste", gjëra që i kemi përjetuar në Greqi dhe në shtete të tjera dhe që u treguan aleatët më të mirë të politikave "neoliberale" dhe mjeti i konservatorizmit dhe zhgënjimit. Në të njëjtën linjë është PASOK/KINAL ku pas sloganit të “autonomisë”, fsheh rolin bashkëqeverisjes që kërkon, si në një qeverisje me ND-në, ashtu edhe në një qeverisje me SYRIZA-n, në varësi të zhvillimeve.

Stabiliteti i qeverive të kapitalit nënkupton dobësi të lëvizjes punëtore - popullore për të reaguar ndaj sulmit antipunëtor - antipopullor.

Stabiliteti për popullin presupozon një KKE të fortë, një lëvizje të fortë punëtore-popullore dhe në të njëjtën kohë qeveritë antipopullore të jenë të dobëta. Sa më shumë dhe sa më shpejt që vetë populli të “djegë” “skenarët” e ndryshëm qeveritarë antipopullorë, aq më të mira do të krijohen kushte për të parandaluar masat antipopullore dhe për të shkëputen të drejta dhe të hapen mundësi të reja në rrugën e përmbysjes radikale. Për këtë qëllim llogaritet çdo votë popullore për KKE nga të gjithë ata që e njohin besueshmërinë, qëndrueshmërinë, stabilitetin, militantizmin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në çdo rrethana.

 

7. Populli ka përvojë për të shmangur kurthet e dilemave të rreme. Ata që gjithmonë kultivojnë shantazhe të tilla janë të njëjtët që -kur sistemi e kishte nevojë- ata kapërcyen dallimet e tyre për të mbështetur bashkërisht stabilitetin antipopullor borgjez. Kjo ndodhi me bashkëqeverisjen e PASOK-ut me ND-në dhe të djathtën ekstreme LA.O.S.  E njëjta gjë ndodhi me koalicionin ND - PASOK - DIMAR. E njëjta gjë edhe me bashkëqeverisjen e SYRIZA-s me ANEL-in e ekstremit të djathtë. E njëjta gjë ndodhi në vitin 2015, kur ND, PASOK dhe POTAMI vrapuan të kompensojnë humbjen e shumicës parlamentare që pati SYRIZA-s për të aprovuar Memorandumit e Tretë.

E njëjta gjë mund të ndodhë përsëri pasi «programi i përbashkët» i të gjithë këtyre është angazhimi në BE, "super-memorandumi" i ri i quajtur Fondi i Rimëkëmbjes, strategjia e «tranzicionit të gjelbër» që çon në zhvlerësimin e burimeve të brendshme të Energjisë, angazhimet ndaj NATO-s dhe SHBA-ve, të tilla si angazhimi i të paktën 2% të PBB-së në vit për nevojat dhe pajisjet e NATO-s dhe përfshirja në luftëra.

Kjo është arsyeja pse, gjatë katër viteve të qeverisë Micotakis, SYRIZA dhe PASOK/KINAL votuan për shumicën e projektligjeve vendimtare antipopullore të sjella në Parlament nga ND-ja.

Mosmarrëveshjet e tyre parazgjedhore nuk kanë të bëjnë me çështje themelore apo strategjike, por me aspekte individuale që nuk kanë lidhje me interesat popullore. SYRIZA ankohet për TVSH-në e lartë, por si qeveri ishte “kampion” i shpërthimit të saj. Ankohet për varfërinë energjetike, por ka qenë pionier i Bursës së Energjisë dhe i mbylljes së njësive të linjitit. SYRIZA flet për kthimin në shtet të 51% të Korporatës Publike Energjetike (DEH), por ishte Korporatë Publike Energjetike e SYRIZA-s ajo që, në kuadër të tregut të liberalizuar të Energjisë dhe me shitjen e energjisë elektrike tek privatët me çmime nën kosto, formoi kartelin e Energjisë. Për më tepër, edhe kur Korporata Publike Energjetike (DEH) ishte 51% e shtetit përsëri kishte rritje të çmimeve për konsum publik, sepse në kushtet e tregut të liberalizuar të energjisë, çdo kompani –më pak a apo më shumë shtetërore– kërkon përfitim maksimal për aksionerët e saj dhe konkurrencë me të tjerët.

Kësaj rruge i shërben si partia Elliniki Lisi ashtu dhe MeRA25, prandaj ata nuk e refuzojnë përfundimisht pjesëmarrjen e tyre në një skemë qeveritare as me ND-në, as me SYRIZA-n. Sidomos britmat e MeRA25 kundër «Micotakis Sh.p.k» dhe «oligarkëve» në thelb e lë të paprekshëm karakterin e ND-së si parti e grupeve të biznesit dhe kërkon të fshehë kontributin e saj të madh si parti ndaj «oligarkisë» (d.m.th. ndaj kapitalit) i cili është iluzioni për një «transformim të BE-së» gjoja pro-popullore dhe mbi të gjitha shpalljen e "borxhit" si shkak kryesor të krizës dhe problemeve popullore, duke shfajësuar vetë mënyrën kapitaliste të prodhimit, simptomë e të cilit janë edhe borxhet e larta shtetërore.

Të njëjtën strategji të kapitalit shërbejnë edhe grupime të ndryshme fashiste dhe të ekstremit të djathtë, të cilat tentojnë të fusin në kurth pakënaqësinë popullore duke errësuar shkaqet reale të situatës që po përjetojnë sot forcat popullore, duke kultivuar racizmin, antikomunizmin vulgar.

 

8. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i dorëzon popullit Qëndrimet dhe Programin e Pushtetit-Qeverisjes bazuar në nevojat popullore, propozimin e saj në kundërshtim me korrupsionin e BE-së dhe diktaturën moderne të kapitalit.

Programi i KKE dokumenton shkencërisht sesi populli sot mund të jetojë me të drejta moderne dhe një cilësi jete që korrespondon me shekullin e 21-të, me mundësitë e epokës sonë. Planifikimi qendror shkencor i ekonomisë, shoqërizimi/socializimi i mjeteve të prodhimit, shfrytëzimi i gjithanshëm i punës dhe potencialit shkencor, institucionet e pushtetit punëtor - popullor, shkëputja nga organizmat imperialiste mund të ngrejë zhvillimin e vendit me kriter sigurimin e mirëqenies popullore.

Programi i KKE e shkëput vendin nga NATO dhe BE me popullin sovran në pushtet, duke kursyer burime të çmuara dhe duke formësuar marrëdhëniet ndërkombëtare mbi bazën e përfitimit të ndërsjellë me të gjithë popujt dhe vendet e tyre. Ndër të tjera, shfuqizon aktivitetin biznesmen në Energji. Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar shfrytëzimin e të gjitha burimeve energjetike të vendit, me synimin e mjaftueshmërinë energjetike dhe eliminimin e varfërisë energjetike për popullin. Heq aktivitetin e biznesit në Shëndetësi dhe shërbime të tjera sociale, të cilat populli i ka paguar shumë shtrenjtë sidomos gjatë periudhës së pandemisë.

Vetëm Programi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) trajton problemin politik të vendit. Organizimi socialist ekonomik dhe shoqëror është gjëja e re e vërtetë në shekullin XXI dhe siguron interesat e punëtore - popullore.

Programi dhe Qëndrimet e KKE janë të vetmet që u japin përgjigje problemeve imediate të punëtorëve dhe të popullit. Ka ardhur koha që të hidhet poshtë logjika e njohur dhe e falimentuar e të ashtuquajturës “e keqja më e vogël”, e cila i bën thirrje popullit të zgjedhë çdo herë se çfarë do të humbasë që të mos cenohen interesat e pakicës. Që populli të marrë frymë lehtësuese, të mbrojë të drejtat e tij, mund dhe duhet të shikojë jashtë “mureve” aktuale të BE-së dhe pushtetit të kapitalit, që është emëruesi i përbashkët i të gjitha partive të sistemit.

Pjesëmarrja, mbështetja apo toleranca e KKE ndaj ndonjë qeveri borgjeze nuk përbën presion real për zgjidhjen e problemeve popullore, por diçka e kundërt. I vetmi presion efektiv që mund të ushtrohet mbi një qeveri të tillë antipopullore është nga vetë klasa punëtore, populli, lëvizja e tyre, pra nga poshtë, me një KKE që do të jetë në ballë të këtyre betejave dhe do të ushtrojë rolin e saj të pavarur dhe pionier, pa angazhime, kudo, në të gjitha nivelet. Vetëm në këtë mënyrë, si rezultat i ndërhyrjes popullore, mund të fitohen edhe masa pozitive, sepse vetë lufta klasore, përmirësimi i raportit të forcave në rrugën e përmbysjes, mund të sjellë edhe disa rezultate të caktuara, siç e ka treguar dhe e gjithë historia e lëvizjes punëtore.

Pikërisht sepse KKE ka Qëndrime dhe Program konflikti me çështjet kryesore strategjike, politike dhe ekonomike, prandaj është garanci në luftën e përditshme dhe për çdo problem popullor. Sepse KKE nuk ka angazhime ndaj BE-së, ndaj punëdhënësve kapitalistë, ndaj pushtetit të kapitalit dhe mekanizmave të tij të ndryshëm e shumëkëmbësh, sepse refuzon rrugën aktuale të zhvillimit dhe logjikën e «qëndrueshmërisë së ekonomisë», sepse nuk pranon t'i lidhë duart e veta në kuadrin e një qeverie antipopullore, për këtë arsye KKE mundet të jetë protagoniste e një kundërsulmi punëtor-popullor, diçka që i përket si të sotmes, problemeve akute të popullit, ashtu dhe kryesisht perspektivës, me qëllim një fitore dhe përmbysje të vërtetë, me popullin protagonist dhe KKE shumë më të fortë.

Sepse, sot, synimi i Energjisë së lirë presupozon kundërshtim dhe përplasje me “zhvillimin e gjelbër”, heqjen e Bursës së Energjisë dhe klauzolës së karbonit, për të rifilluar impiantet e linjitit me masa mbrojtëse mjedisore.

Mbrojtja e banesave publike nga ankandet insiston konflikt me “stabilitetin” e bankave dhe fitimet e Funds-ve.

Mbrojtja e të ardhurave popullore insiston konflikt me vetë përfitimin dhe konkurrencën kapitaliste, kërkon një luftë për rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve.

 

9. Nga ky këndvështrim komunistët janë protagonist në të gjitha frontet kritike të luftës: Për rritjen e pagave dhe pensioneve. Për Kontratat Kolektive të Punës. Për heqjen e taksave dhe haraçeve antipopullore. Për fshirjen e borxhit, heqjen e taksave dhe lehtësim real për të vetëpunësuarit dhe bujqit. Për mbrojtjen e banesave popullore nga dëbimet, ankandet e funds-ve dhe bankave, për heqjen e kuadrit institucional të formuar nga ND, SYRIZA dhe PASOK/KINAL. Për këto lufton KKE brenda dhe jashtë Parlamentit, me propozime konkrete që partitë e tjera i refuzojnë.

Kudo që punëtorët morën çështjen në duart e tyre, kudo ku refuzuan logjikën e zgjidhjeve “nga lartë”, ata patën fitore të vogla e të mëdha. Prandaj KKE i bën thirrje popullit t'u kthejë shpinën "shpëtimtarëve" dhe "mbrojtësve" qeveritarë -të vjetër e të rinj.

Besojmë fort se slogani «Populli mundet të shpëtojë popullin, në rrugën e përmbysjes» mund të realizohet. Prandaj duhet një KKE më e fortë, sepse është e vetmja parti që këtij slogani i jep përmbajtje, vitalitet dhe perspektivë.

 

Komiteti Qendror i

Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

5/1/2023