Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Τë forcοhen solidariteti dhe lufta për shtet Palestinez
Takimi i Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të KKE me Mahmud Abazin
Me Presidentin e Palestinës, Mahmud Abaz, u takuan në dt.21/11/2015 në Athinë Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Presidentit Palestinez në Athinë dhe në kontaktet e tij me Qeverinë dhe kryetarët e partive politike.
Menjëherë pas takimit, Dh. Kucuba bëri deklaratën e mëposhtme: "Ne i shprehim solidaritetin tonë luftës së popullit Palestinez. Edhe lufta e popullit grek duhet të forcohet, që të ketë një shtet Palestinez të qëndrueshëm, të pavarur, sovran, zot në vënd të vet, anëtar i barabartë i OKB-së, me kryeqytet Jerusalemin Lindor, në kufinjtë e vitit 1967. Dhe natyrisht, duhet të ndalet kolonializmi i Izraelitëve, duhet që refugjatët të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe duhet të ndalojnë sulmet vrasëse të shtetit imperialist të Izraelit kundër popullit Palestinez".