Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Njoftimi i Zyrës së Shtypit

mbi ankesën e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbështet ankesën e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së, kundër Shtetit të Izraelit, me akuzën për gjenocid kundër Palestinezëve.

Faktet janë të padiskutueshme, shteti-kriminel i Izraelit i cili ka imponuar dhe ruan pushtimin e territoreve palestineze, për shumë dekada, po kryen një krim të tmerrshëm në Rripin e Gazës, një gjenocid të planifikuar kundër popullit palestinez.

Të vdekurit i kalojnë 24.000 dhe dhjetëra mijëra janë të zhdukurit dhe të plagosurit. Më shumë se 70% e të vdekurve janë fëmijë dhe gra. Gaza është kthyer në gërmadha dhe njerëzit po vdesin nga uria, pa ushqim, pa ujë, pa kujdes mjekësor dhe ilaçe, pa energji elektrike dhe karburant, ndërsa shumica dërrmuese e popullsisë është zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Tani, të ndalojë masakra në Gaza, t'i jepet fund pushtimit të territoreve palestineze nga shteti izraelit, të njihet shtet i pavarur palestinez, në kufijtë para qershorit 1967, me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

KKE i bën thirrje qeverisë greke të ndalojë mbështetjen ndaj shtetit të Izraelit dhe përfshirjen në planet e SHBA-NATO dhe të mbështesë thirrjen e Afrikës së Jugut.

I bën thirrje partive politike që të pozicionohen për çështjen vendimtare të gjenocidit që i bëhet popullit palestinez, për dënimin e shtetit izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së.

I bën thirrje sindikatave dhe forumeve të tjera të lëvizjes masive që të vazhdojnë dhe forcojnë solidaritetin e tyre me popullin palestinez dhe të kërkojnë që Shteti i Izraelit të dënohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare.