Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

1 Maji i Punëtorëve në Greqi, 2020

Me qindra aktivitete të ndryshme masive u nderua 1 Maji - Dita e Punëtorëve në Greqi, në kushte të pandemisë, duke ruajtur masat e sigurisë (antiseptikë, maska etj.) dhe pavarësisht vendimit të qeverisë së ND për ta kaluar Ditën e 1 Majit në një datë tjetër në mes të këtij muaji.

Sindikatat klasore organizuan tubime greve në të gjitha qytetet e mëdha të Greqisë, në qendër të Athinës si dhe në lagjet e saj. Në prag të 1 Majit, drejtues të sindikatave si dhe kuadër të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) vizituan vendet e punës dhe u folën punëtorëve.

Në mesazhin e Komiteti Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) drejtuar klasës punëtore të Greqisë shënohet ndër të tjera:

«Koronavirusi do të shërohet dhe pandemia do të kalojë, ashtu siç kanë kaluar edhe të tjera në të kaluarën, por kapitalizmi është i pashërueshëm dhe do të vazhdojë të torturojë njerëzimin, me varfërinë, papunësinë, luftërat, shkatërrimin e mjedisit, derisa popujt të vendosin të dalin në ballë të zhvillimeve.

Sistemi aktual mundet vetëm të rrëzohet dhe të zëvendësohet nga një sistem më i lartë shoqëror, nga socializmi - komunizmi, ku prona shoqërore në mjetet e prodhimit me pushtet punëtor, me planifikim qendror shkencor për plotësimin e nevojave popullore, me kontroll punëtor në të gjitha organet administrative dhe pjesëmarrje në të gjitha organet e pushtetit, nga poshtë lart, mund të çojë në mirëqenien e popullit, në paqen dhe përparimin e njerëzimit.

Dita e 1-Majit Punëtor simbolizon pretendimet e pashterueshme përballë kundërshtarit klasor. Kjo është trashëgimia e çmuar për periudhën që përjetojmë. Me këtë armë në duart dhe mendimet tona nderojmë Ditën e 1-Majit të Punëtorëve, nderojmë punëtorët e vdekur të Chicikagos në vitin 1886, punëtorët e duhanit në qytetin e Selanikut në vitin 1936, 200 komunistët e ekzekutuar në qytetin Kesariani më 1 Maj 1944, të gjithë ata të pagjunjëzuar të luftës klasore, ata që u sakrifikuan për një shoqëri pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu.

Në këtë rrugë vazhdojmë, për plotësimin e të gjitha nevojat bashkëkohore sociale - popullore.

PROLETARË TË TË GJITHA VENDEVE BASHKOHUNI !»

 

 

 

 

 

 

 

Mesazhin e plotë të Komitetit Qendror të KKE në shqip e gjeni duke klikuar këtu: https://inter.kke.gr/sq/articles/MESAZH-I-K.Q-TE-PARTISE-KOMUNISTE-TE-GREQISE-KKE-PER-1-MAJIN-E-PUNETOREVE-2020/

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucumbas, në mëngjesin e 1 Majit vizitoi zonën e qitjes në qytetin Kesariani dhe vendosi kurorë në monumentin e 200 heronjve komunistë të ekzekutuar nga nazistët në 1 Maj 1944.

Në deklaratën e tij për mediat, theksoi:

«Sot i bëjmë homazhe 200 komunistëve që u ekzekutuan nga okupatorët fashistë, këtu në qytetin Kesariani, Ditën e 1 Majit 1944. Vazhdojmë luftën e tyre, vazhdojmë për idealet e tyre, deri në përmbysjen përfundimtare të kapitalizmit që pjellë e tij është fashizmi. Forcë të mbarë, gëzuar për shumë vjet»

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, në vazhdim, u gjend edhe në tubimin masiv dhe të mahnitshëm, të organizuar nga dhjetëra sindikata që luftojnë në linjat e Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), në qendër të Athinës, në sheshin përpara parlamentit të Greqisë. Aty, në deklaratat e tij për përfaqësuesit e mediave, deklaroi:

«Këtë 1 Maj të Punëtorëve të vitit 2020 e festojmë në kushte të veçanta dhe të vështira të pandemisë së koronavirusit, por me sytë e të gjithë neve të drejtuara nga ditët e ardhshme ku do të dalë në rend të ditës me formë gjithnjë e më urgjente dilema kryesore, pyetja kryesore që lyp përgjigje: Socializëm apo barbarizëm? Ne i përgjigjem socializëm.

Duhet një shoqëri të re e drejtë, me klasën punëtore, me popullin me të vërtetë në pushtet. Për të mbrojtur shëndetin e popullit, që të ketë prosperitet për popullin Grek.

Forcë të mbarë, kurajο për të gjithë. Gëzuar për shumë vjet»

 


May 1st 2020, Athens



01.05.2020